Parlamenti Evropian: Masakra e armenneve: gjenocid

Histori & Fakte | Zef Prenka | 16.04.15 | 09:27

Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë që njeh genocidin ndaj armenëve nga turqit, që nderon viktimat, që propozon caktimin e një dite evropiane përkujtimore dhe që dënon kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar.
Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Brukselit, i cili doli kështu në krah të Papa Françeskut në polemikën mbi njohjen e gjenocidit.

“Mocionin ia kthejmë dërguesit. Është një veprim i pashembullt keqinformimi mbi çdo aspekt të tij”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.

Por irritimi i turqve nuk ka mbaruar me kaq. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka akuzuar Papën se, “është bashkuar me frontin e së keqes”.

Fronti i së keqes përbëhet sipas kryeministrit turk nga ata që komplotojnë kundër Turqisë. “Një front i së keqes është formuar kundër nesh dhe tani edhe Papa ka aderuar tek ai”, ka thënë Davutoglu.

Gjithashtu, ai i ka cilësuar si “të pavërteta” citimet e Papës se masakra e armenëve ka qenë genocidi i parë i madh i shekullit të njëzetë.

Nuk ka munguar as reagimi i presidentit Erdogan, i cili ka kërcënuar me dëbimin e komunitetit armen që jeton dhe punon në Turqi.

“Mbi 100 mijë armenët që punojnë në Turqi nuk janë shtetas turq, mund t’i dëbojmë edhe pse nuk e kemi bërë ende këtë”, ka thënë Erdogan për një gazetë lokale.

Kërcënimi për dëbimin nuk është diçka e re, pasi presidenti turk e kishte përmendur atë edhe në 2010-n, kur mbante postin e kryeministrit.

Meshën e së dielës në Sheshin Shën Pjetër, Papa Françesku përkujtoi 100-vjetorin e masakrës së 1.5 milion armenëve, duke e cilësuar atë një genocid të pastër.

Pak orë më vonë, Ankaraja ndërmori një hap ekstrem duke tërhequr ambasadorin e saj nga Vatikani, siç tha, për konsultime. / Top Channel

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen