Shqipëria zhvillohet me hapa të shpejtë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 20.04.15 | 21:25

Shqipëria është atdheu i shenjtë dhe i shtrenjtë i çdo shqiptari në botë. Hienat e Ballkanit: Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria shën-stefaniste, të ndihmuara nga Rusia cariste dhe bolshevike, e plagosën rëndë. Ajo sot është e copëtuar në gjashtë pjesë: Shqipëria e cunguar, Kosova, Kosova lindore, (Presheva, Bujanovci, Medvegja), Maqedonia perëndimore, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria.

Shumë shqiptarë gjatë historisë, si pasojë e sundimit osman, u detyruan të vendosen në: Sicili, Kalabri, Zarë, Odesë, Konstancë, Kishinjev, Bukuresht, Sofje etj. Shqiptarët kanë diasporë të madhe në Europë, në ShBA, në Australi, në Kanada dhe gjetkë. Para Luftës së Dytë Botërore, midis Beogradit dhe Ankarasë u arrit një marrëveshje për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe nga viset e tjera për në Anadolli. Në saje të elaboratit Dëbimi i shqiptarëve (Iseljavanje Arnauta, 07.03.1937) të akademikut serb Vasa Çubriloviq, shumë shqiptarë u shpërngulën për në Turqi.

Shqiptarët, kudo që janë, Shqipërinë dhe Kosovën e kanë në zemër.

Shqiptarët sot, kudo që janë, ballafaqohen me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale. Si rrjedhojë e papunësisë së madhe, shumë shqiptarë të trojeve etnike synojnë të emigrojnë drejt perëndimit. Por, është më se e sigurt se Shqipëria dhe Kosova çdo ditë ndryshojnë për të mirë: zhvillohen ekonomikisht, ndërtojnë infrastrukturën rrugore, ndërtojnë autostrada, ndërtojnë fabrika, e zhvillojnë industrinë, e zhvillojnë turizmin, çelin vende të reja pune, ndërtojnë shtetin ligjor dhe i zhvillojnë proceset demokratike. Shqiptarët sot, kudo që janë, synojnë integrimin në strukturat euro-atlantike. Pas 30 vjetësh, Shqipëria me dy detet e saj – Adriatikun dhe Jonin, do të jetë Zvicra e Ballkanit.

Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Aleate e shqiptarëve është Londra. Miq të natyrshëm të shqiptarëve janë: Vatikani, Gjermania, Austria, Italia. Shqiptarët kanë miqësi historike me Kroacinë, Hungarinë. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, rilindësit tanë zhvilluan një veprimtari kombëtare të gjallë në Bukuresht. Për këtë, shqiptarët i janë mirënjohës Rumanisë.

Personalitetet e mëdha të kombit të periudhës së Rilindjes Kombëtare organizuan Lidhjen e Prizrenit (1878) dhe kërkuan liri për Shqipërinë. Periudha e Rilindjes, në fushën e ideologjisë, të politikës, të letërsisë dhe të publicistikës nxori burra të mëdhenj. Në lëmin e letërsisë, shquhen Jeronim de Rada, apostulli i shqiptarizmit Naimi etj.  Veprimtaria e rilindësve u kurorëzua me Vlorën e Ismail Qemalit. Rrugën e Naimit dhe të Samiut e ndoqën figurat kolosale të kombit Konica, Noli, Fishta etj. Nënë Tereza – laureate e Çmimit Nobel për paqe, është nderi i kombit shqiptar. Ismail Kadareja, i krahasuar nga kritikët botërorë me Homerin, me Kafkën dhe me Markezin, është krenaria e kombit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar Adem Jashari janë pjesë e historisë së lavdishme të kombit shqiptar. Pjesë  e kësaj historie të lavdishme të kombit është edhe Ibrahim Rugova. Lufta e tyre politike, diplomatike dhe ushtarake u kurorëzua me çlirimin e Kosovës.

Shqiptarët kanë një prejardhje – ilire, kanë një histori, kanë një hero kombëtar – Gjergj Kastriotin, flasin një gjuhë dhe janë një komb. Ideal i çdo shqiptari në Ballkan dhe në diasporë është bashkimi kombëtar, krijimi i Shqipërisë etnike.

 

Xhelal Zejneli

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen