Ben Blushi flet para deputetëve…

Analiza & Komente | Zef Prenka | 24.04.15 | 14:21

Deputeti socialist, Ben Blushi, ka folur shumë ashpër për largimin e shqiptarëve drejt vendeve të BE, duke thënë se duhet të jepet alarmi, pasi kjo është një emergjencë kombëtare.

Blushi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, tha se është larguar 1/3 e Shqipërisë në 25 vjet dhe fajin për këtë ai tha se e ka Parlamenti.

Më tej, ai përmendi një sërë arsyesh se përse shqiptarët po largohen, por më kryesorja sipas tij, është varfëria dhe diskriminimi.

Blushi tha se një nga arsyet që shqiptarët po largohen, është diskriminimi që atyre po u bëhet, duke përmendur këtu kontrollimin e pasaportave në kufi dhe ndalimin se janë të varfër, ndërsa largimin e tyre, ai e ka quajtur një turp të përbashkët.

Më tej Blushi apeloj edhe për solidaritet, për të frenuar këtë fenomen, qoftë me rritje rrogash apo edhe asistencash duke theksuar se shqiptarë diskriminohen vetëlm se janë të varfër dhe pikërisht për këtë arsye largohen.

Shqiptarët kanë pasur shumë arsye për t’u larguar, dhe për këtë kemi ngelur një popull i vogël. Nuk besoja se do përsëritej e njëjta situatë. Pas 1997 nuk e besoja dot se do të kishte kaq shumë shqiptarë që ikin. Ky parlament, edhe sot ne bëmë gara kush ka dëbuar më shumë. Kemi larguar më shumë se 1/3 e popullsisë. Kemi qenë 1.7 milionë banorë në fund të Luftës së Dytë Botërore, 4 milionë në komunizëm, sot jemi 2.8 milionë banorë. Qeverisim shumë keq. Nëse doni të shihni si është qeverisja shikoni emigrimin.

Njerëzit persekutohen vetëm si të varfër. Ne nuk persekutojmë për besim fetar apo se ja nga veriu apo jugu. Por nëse je i varfër diskriminohesh. Kjo është arsyeja pse po ikin. Për turpin tonë të përbashkët asnjë luftë nuk ka tretur Shqipërinë siç është tretur këto 30 vjet. Gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe. Emigracioni është me kosto më e lartë për shoqërinë.

Nëse vijon kjo situatë për fat të keq popullsia përgjysmohet në më shumë se 20 vjet kjo është e padrejtë. Nuk na vlen një i varfër që largohet. Duhet të ndajmë kostot, është një emergjencë kombëtare. Shqipëria po ç’popullohet. Ky vend bëhet i pajtueshëm pa njerëz. Pesimizmi është armiku më i madh.

Njerëzit janë pesimist, mendojnë se nesër nuk do të jetë më mirë. Duhet solidaritet, duke rritur rrogat dhe asistencat. Ai që është i varfër ka frikë. Frika më e madhe e prindërve se edhe fëmijët e tij do të jenë të varfër. Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë“, ka thënë Blushi nga foltorja e seancës së sotme plenare

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen