Përkujtojmë fytyrat  më eminente të kombit

Analiza & Komente | Zef Prenka | 24.04.15 | 20:39

Dr. Ibrahim Rugova, lideri  që i dha popullit shqiptar  zemër  e guxim  për Liri

Nga: Ramiz DËRMAKU

E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e demokratike…, por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte „FAT“ i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë…, të kuqët, lë armikut ,leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët,pëdëkëistët, dhe ca shërbëtorë tjerë. Mjafton të cekim vetëm strategjin e tij brilante , Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës.

Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit. Dr. Ibrahim Rugova e  formoi LDK-në, ai me politikën e Tij paqësore ofroi pranë vetes kokat më të afta intelektuale. Ai nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Para se ai të formonte LDK- së (por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta, që të marrin detyra për ti ndihmuar zgjidhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare).

Dr.Ibrahim Rugova është; Ai që shoi idenë e“Serbisë së Madhe“

Gjeniu i kombit nuk vdes. Ai orvatet me të gjitha forcat e tij ideore, politike e materiale ta bashkon popullin rreth idesë së madhe e të shenjët të misionit dhe shkon në Përjetësi, duke e lënë pas veteshpirtin dhe frymën e demokracisë, pluralizmit, të cilat do të barten edhe tek gjeneratat e reja. Kryetari i parë i Republikës së Kosovës , Dr. Ibrahim Rugova, vdiç në muajin 22 – Janar të vitit 2006, në janar ku nga acari që mbretëronte të ngriheshin edhe lotët që pikonin nga njerëzit për këtë vdekje . Kombi shqiptarë ka intelektualë të denjë të cilët me sukses po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore. Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbeten gjenitë që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj, për ne është shumë lehtë që së pari të shikojmë në shpirtin tonë dhe t’i shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që nuk bërtasin , nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t’ua imponojnë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri shprehen: Kjo është rruga jonë. Shpeshë shtrohet pyetja ? Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarinë kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush uerdhi viteve të fundit që ngriti krenarinë e fjetur „të gjakut tonë të shprishur“, kush i dha zë emrit të arbërit, kush ? Kush udhëhoqi një politikë të menqur dhe demokratike mbi dhjetë vite në Kosovë ? Kush u shqua si më i vendosur në luftimin e dukurive negative kombëtare që i bëheshin kombit e popullit tonë ? Kush u shqua për vendosmëri, tolerancë, deemokraci, pluralizëm dhe në kërkimin e pavarësisë së Kosovës. Kush hyri në historinë tonë kombëtare dhe ate botërore me politikën e Tij paqësore, me aq forcë me guxim, me sinqeritet dhe patriotizëm, kush lëkundi nga vendi ( e shuajti mendimin serb për ndertimin e një „Serbie të Madhe“) lëmshin që krijohej nga regjimi kriminel serb, dhe vuri në lëvizje e unitet tërë popullin shqiptarë, kush …? Ne mund të pyesim tërë ditën dhe prap do të dalim te njeriu , gjeniu i cili me mençurinë e politikës së tij mahniti tërë rruzullin tokësor.

E dinë edhe te dhe të moshuarit, e dijnë edhe fëmijët në djep, e dijnë edhe nënat e nuset në shtëpi, e dijnë të gjithë shqiptarët por edhe të tjerët. E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e demokratike…, por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte „FAT“ i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë…, të kuqët, leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët, pëdëkëistët, dhe ca shërbëtor shqiptarë. Me ata edhe „Perendia“ ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku vendosej fati i të tjerëve. Por edhe populli shqiptarë gjatë tërë historisë kishte intelektualët e denjë, kishte penat më të afta intelektuale, kishte ( e ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruajtën popullin e vetë. Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika, figura për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne shqipëtarët duhet shkoqur diçka nga realiteti për të ndritur në thellësi. Kjo është një përparësi e jona. kjo është përparësi që duhet ditur , që duhet patur parasysh e duhet shfrytëzuar, sepse një popull që në gjirin e vetë ka, Fishtën, nuk mund të mos ketë edhe Dr. Ibrahim RUGOVEN, Ismajl KADAREN, etj. Dr. Ibrahim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili i tha haptazi regjimit të Beogradit- JO, kështu.., jo me këtë politikë.Dr. Ibrahim Rugova ishte një penë e mbrehtë e çështjes sonë kombëtare, ai me idet e tij sublime të emoralit,etikës dhe politikës, i bashkoi drejtë një ideali që ishte më tepër se Pavarësia Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova kishte dy misione jetësore; a) Të lirojë popullin e Tij nga kthetërat e Serbisë dhe ta kthej atje ku duhej, pra s’bashku me popujt e Perendimit me të gjitha tiparet autentike shqiptare. Me talentin dhe aftësit që posedonte ai doli kundrejt një politike vrasëse, , e cila sillte vetëm shkatrrime dhe dhunë, dhe ndertoi një shtet paralel mbrenda një regjimi të çëmendur.Dhe me këto gjeste ai e befasoi botën dhe të gjithë liderët europiaan dhe botërorë. Dr Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet ideator i një politike moderne, jo vetëm tek shqiptarët por ne tërë rruzullin tokësor. Mjafton të cekim vetëm strategjin e tij brilante , Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës.

Gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historinë tonë kombëtare si një nga figurat më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare . Dalngadalë me mençurinë që posedonte, arriti ta mbaj të gjallë popullin e Kosovës, i cili privohej nga çdo e drejtë për të jetuar. Formoi LDK-në dhe me politikën e tij ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelketuale. Nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Ky vigan i demokracisë, para se ta formonte LDK-në, ( por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta që të pranojnë-marrin detyra për ti ndihmuar zgjodhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare). Shumë nga intelektualët e denjë – pra edhe ai që e quante veten „baba i kombit“ nga frika e pushtetit serb…, nuk pranoi kurfarë posti. Eshtë befasi se „babai i kombit“ jo që nuk pranoi „poste“, por me të gjitha forcat e tij materiale dhe intelektuale bënte orvatje që ta pengonte politikën që udhëhiqte Dr: Ibrahim RUGOVA, me shokë. Falë punës së pa lodhur të Dr. Ibrhim Rugovës, vizitave e bisedimeve që zhvillonte me kryetar të shumë shteteve në botë, arriti të fitojë përkrahjen e tyre për shkakë të politikës së tij paqësore. U dekorua me shumë mirënjohje, e shpërblime kombëtare e ndërkombëtare për politikën e urtë që udhëhiqte në Kosovë. Dr. Ibrahim RUGOVA, ishte një njeri i drejtë, së pari për popullin e vet edhe i ka prirë popullit të vet në vështirësi të mëdha, në fortuna të mëdha por çdo herë doli faqebardhë. Dr. Ibrahim Rugova, ishte një intelektualë i denjë, një burrë i fortë dhe ishte treguar demokrat i vërtetë. Dy herë nga populli u zgjodhë unanimishtë kryetar i lDK-së, së fundi edhe kRYETAR i Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova ka fuqinë e gjeniut të popullit. Krijoi, organizoi dhe bashkoi popullin si kurrë më parë, e zgjoi nga gjumi ndërgjegjën e ca intelektualëve, i nisi në rrugë të mbarë hyjnitë e gjysëmhyjnitë shqiptarë në rrugë të mbarë që t’i vënë lëvizje të gjithë popullin dhe ja arriti. Ai e zgjoi nga gjumi shekullor jo vetëm intelegjencin tonë ( por edhe popullin ) , i dha forcëenergji, impuls, ia ngriti shpirtin mbi kokën , e kokën mbi trupin u bë LIDERI më i dashur jo vetëm për shqiptarët por edhe më gjërë, u bë KRENARIA e KOMBIT dhe popullit të vetë. Në fundë themi se Gjeniu i kombit;

Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historin tonë kombëtare (dhe ate botërore) në radhët e fytyrave më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare.Mirepo sot është krejt ndryshe.., Shokët, e intelektualët e Dr. Ibrahim Rugovës, jo që nuk po e ndjekin rrugën e tij por , janë zhytur në korrupsion, , i ka kapluar karrierizmi, familjarizmi, xhelozia, urrejtja,  fanatizmi  dhe nuk qajne kokën për Çështjen kombëtare, pra ndertimin e Institucioneve të Republikës së  Kosovës . Të fillosh bashkëpunimin me një parti e cila deri dje ishjte armiku më i madhë i LDK-ës , kjo është një Çmenduri .., Të fillosh punën me njerzë siq  është…, Xhjavit Haliti, e Hashim THaÇi , Kadri  Veseli .., ose je i  Ç ´mendur ose je i dehur ? Do e pyesja Sabri Hamitin, Lutfi Hazirin, dhe shumë anëtarë të Kryesisë së LDK-ës , se ku ishit ju kur mafiozi Isa Mustafa i filloi bisedimet me PDK-ës? ! Ai me Dr. Bujar Bukoshin, vite te tëra i vodhën lekët që mërgatës  son,  për ndihmimin, ndertimin, mbijetimin dhe mbrojtjen e popullit të  Kosovës, nga armiku shekullor serbë. A ju kujtohet ju, intelektualë.., se kur filluat bisedimet me PDK-të, ke qenë e rrugës ( dhe keni qenë të obliguar ) që të konsultoheni edhe me elektoratin tuaj ? !  Partia Demokratike e Kosovës e konkretishtë;  Hashim ThaÇi , Xhavit Haliti e disa të tjerë, para luftës,  gjatë luftës por edhe sot , me të gjitha forcat e tyre, materiale, intelektuale dhe njerzore u munduan që ta pengojnë LDK-ës,. A e dini ju se kush i vrau; Nexhat Mustafën, Tahir Zemën, Ahmet Krasniqin, Bardhyl Ajetin..,   Po kush tjetër pos hijenave socialiste, leniniste, enveriste, marksiste…

Kjo ishte fjala i tij ? !

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN

ZOTI E BEKOFTË KOMBIN  SHQIPTARE   Punuar me 24.o4.2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen