„ 27 PRILLI“ NJË NDËR KRYEVEPRAT E KRIMIT SERB NË KOSOVË

OP-ED | Dedë Preqi | 25.04.15 | 16:29

Dedë Preqi

Sa herë që vie kjo datë, ngërthenë në vete odisejadën e paharrueshme të masakres së Mejës dhe Korenicës, si dhe tragjeditë tjera të popullatës shqiptare në Kosovë. 27 Prilli i vitit 1999, ishte një datë e kobshme që shënohet me ngjyrë të kuqe, nga gjaku i bijave dhe bijve të Kosovës, të cilët me dhunë u dëbuan nga trojet e të parëve, nga ushtria dhe policia serbe, që solli vdekjen dhe plagosjen e qindra e mija shqiptarëve tëpafajshëm. Kosova ishte në flakën e luftës dhe predentimet e armikut serb ishin aqë tragjike, sa që përdori metodat më përfide e barbare për ta likuiduar një popull të tërë, ashtu dhe veproi me planet kriminale ndaj popullit shqiptarë në Kosovë.
Me 27 Prill 1999, që në orët e para të mëngjesit të athershëm, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe u zgjuan sikur bishat e egra për tu vërsulur para një popullate civile dhe të pa armatosur, duke angazhuar një supërstrukturë të fuqishme me një operacion të planifikuar, për të rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës, me mbylljen e gjitha rrugëve tjera, duke lënë të hapur vetëm dy rrugë që qojnë në drejtim të Mejës dhe Korenicës. Këtë ditë forcat serbe i ndanë të gjitha grupmoshat e mashkujve në një anë, me ç’rast brenda një çasti të shkurtër i ekzekutuan në mënyrën më fashiste mëse 377 shqiptarë civil dhe plagosën me qindra të tjerë.
Kjo ngjarje tragjike mund të quhet një Srebrenicë e dytë e cila u realizue edhe në Kosovë, dhe kësaj tragjedie iu shtue edhe një krim i dyfisht , kur kufomat e shqiptarëve i ngarkuan në makina të ndryshme dhe i larguan për ti varrosur dikund nëpër tokat e Serbisë, për ti humbur gjurmët e krimit. Edhe se pas luftës një pjesë e tyre është gjetur, por nga ky rast ka edhe shumë të tjerë të pagjetur, ndërsa në mbarë Kosovën janë më se 1650 kufoma të tjera ende të pagjetura. Regjimi pushtues serb i Millosheviqit kishte për qëllim të zbrazë „mllefin“ e akumuluar dhe ironizmin e mitit serb ndaj shqiptarëve, e njëherazi përmes kësaj ideologjie, të bëjë edhe spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga Kosova.
Të gjitha masakrat që bëri Serbia në Kosovë, duhet të quhen një“ gjenocid“ që shkakëtoj regjimi serb, me çrast me planifikim dhe me paramendim ekzekutoi me qindra civil dhe plagosi me qindra të tjerë shqiptarë të pafajshëm dhe për shumicën e këtyre masakrave askush nuk është përgjegjur, sikur edhe për masakren e Mejës dhe Korenicës, apo që ka marrë dikush denimin e merituar, e cila mund të radhitët një ndër kryeveprat makabre të terrorit serb në Kosovë. Askush deri sot edhe pas 16 vitëve pas luftës nuk u përgjegj dhe nuk u dënua as për masakren e Dubravës, as për masakren e Qirezit, as të Likoshanit, as të Krushës as të Gjakovës dhe qindra masakrave të tjera si dhe as të Kosovës në përgjithsi.
Pretekstet e regjimit serb ndaj kësaj tragjedie ishin të ndryshme, sikur edhe në shumë raste të tjera të kryera më herët nga vetë qarqet e Serbisë, e cila i viktimizonte bashkëkombasit e vet, duke i zbrazur akuzat kundër UçK-së, dhe popullatës shqiptare për terrorizëm, sikur që ishte edhe vrasja e disa të rinjëve serb në Peje dhe në Grackë të Lypjanit. Poashtu, sigurimi shtetëror serb tentoi që edhe masakren e Mejës dhe Korenicës, t’ia mbështesë forcava të NATO-s, e cila edhe sot e kësaj dite hedh akuzat ndaj saj. Të gjitha këto krime misterioze që bëri Serbia me kriminelët e saj kundër shqiptarëve,
për ta tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtarë, fatkeqësisht shumica e tyre krijuan bindje, përderi sa e vërteta doli më vonë në shesh.
Motivet e luftës serbe kundër shqiptarëve nuk vijnë nga një aspekt i natyrshëm dhe i drejtë shoqërorë, por këto janë shprehje e djallëzisë dhe ironisë së vjetër të mitit serb, e cila akoma nuk është e zonja ti flakë këto pranga të paragjykimeve dhe normave të vjetra. Nga ana tjetër, sikur të pajtoheshim me faktin se ishte „kohë e kaluar“, edhe pse nga do që të nisesh, nuk dalin nga mendja tragjeditë e mëdha që i kanë lënë vrragë kësaj popullate, sidomos ata që i përjetojnë akoma ato trauma të tmershme. Në këto lufta tragjike tek shqiptarët shohim edhe shpirtin fisnik dhe të pamposhtur të njerëzve tanë, rezistencën e tyre aktive siq ishte UçK-ja, dhe ngadhnjimin kundër okupatorëve të ndryshëm.
Të gjitha këto, natyrisht janë rrethana të cilat duhen të mirren parasysh nga BE-ja, nëse e masim në mënyrë reale arsyeshmërinë dhe lirinë njerëzore dhe në mënyrë të barabartë. Mirëpo, këtë divergjencë, Europa po mundohet dhe po e provon ta zbusë me një fakt tjetër, që Serbinë ta fusë nën ombrellën e vet, ndërsa shqiptarët e Kosovës i ka izoluar të vetmit në rajon pa lëlëvizje të lirë në Europë dhe botë. Plasaritjet që po i shkakëton edhe sot shteti serb përmes serbëve vendor ndaj qështjes së Kosovës, nuk lejon që ta pranojmë si një „përfundim“, por me aktin e saj, sidomos në Mitrovicën Veriore, po e tregon fytyrën e vërtetë të shofenizmit, duke mos i hequr barikadat mbi urën e Ibrit.
Duke u bazuar në rrethanat historike, luftat që ka shkakëtuar regjimi serb gjithherë kanë qenë lufta pushtuese, sikur edhe kjo e fundit në Kosovë, e cila ishte një luftë e pa barabartë me plot përsonazhe të flliqta dhe kriminale, të dehur nga ideali dhe morali, në emër të cilit dualën në front me popullatën e pafajshme duke ekzekutuar pleq të vjetër edhe fimijë të shqiptarëve në djep. Prandaj, kjo kryevepër makabre dhe kriminale e regjimit të Serbisë, duhet të mirret parasysh nga bota demokratike, nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, në mënyrë që veprat tilla mos të tejkalohen, por të marrin denimin e merituar. Sot 27 Prilli, është një datë historike e tragjedisë së një populli, që shkakëtoj terrori serb ndaj shqiptarëve të 14 fshatrave të rrethit të Gjakovës, e cila datë përkujtohet me lot, por edhe me epitet e krenari . Kuvendi i Kosovës, 27 Prillin, e miratoi si „Dita e të Zhdukurve të Kosovës“.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen