Gjykatë Speciale po, por…!?

OP-ED | Zef Prenka | 01.05.15 | 14:32

Zef Prenka

Sa zhurmë po bëhet në tryezat dhe foltoret e spektrit politikë në Kosovë, që kundërshtojnë, por, edhe janë pro formimit të Gjykatës speciale .

Për ata që kushtimisht po kundërshtojnë, duhet të iu vije në mëndje gjëndja që është krijuar pas lufte. Sa lëndë gjykimi janë të pa proceduara, sa persona lëvizin lirshëm dhe vazhdojnë të abuzojnë me ligjin, të sjellin telashe jetës ekonomike dhe politike, vazhdojnë krimin, sjellin frikë dhe qytetaret janë dorzuar tashmë para banditëve që në shekullin e kaluar apo thënë troç, në ish Jugosllavi nuk kishte kriminalitet të tillë …

Médiat po raportojnë çdo dite dhe rast pas rasti për korrupcion, krim të organizuar, prona të uzurpuara, drogë, prostuticion, nepotizëm që i ka kaluar kufijt e çdo normaliteti dhe të gjithë keto për fat të keq nuk po vërehët se janë në rënje, por përkundër, ato vetëm sa po fuqizohën deri në atë masë saqë është bërë kapja institucionale e shtetit.

Ndërkombëtarët janë duke i vërejtur keto dukuritë negative dhe po informohën nga médiat e shkruara dhe ato vizuele se në Kosovën e pas luftës, asgjë nuk po funksionon për së mbari dhe sigurisht që nuk do e tolerojnë më gjatë. Pra, ata do vëndosin një rënd më të sigurtë për të gjithë dhe kompromisi mes qeveritarëve dhe kriminelit të thjeshtë do jetë i baras me zero, që në fakt ashtu duhet të ndodh, sepse ndryshe nuk ka pse të vëndoset një gjykatë e tillë!?

Nga ana tjetër, këto struktura të bashkësisë Europiane janë treguar jo plotë – funksionale, sepse, Eulexi ishte pikërisht për të vëndos rëndin dhe sigurinë, por asnjë herë nuk arritën që të marrin situatën nën kontrollë të plotë.

Edhe nga Unmiku dhe Eulexi ka patur keqpërdorime dhe shpërdorim fondesh, fshehje të lëndëve gjyqësore, gjykim jo efikas me dyshime për korrupcion etj. Po aq dukuri negative që ne, nuk i kemi pritur të ndodhin. Por pasi që qeveria ishte dhe është e implikuar në keto skandale, atëherë edhe Eulexi ka gjetur format e përshtatshme që të neglizhojë,  pse jo edhe të korruptohën, pasi askush nga Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca nuk u jep kritika, por i duartrokisin për neglizhencë të tille.

Gjykatës speciale i duhet dhënë besimi, por, paraprakisht të formohet një Task Forcë jashë qeveritare pra, nga OJQ dhe intelektualë të pavarur, analistë politikë të dëshmuar për korrektësi dhe ekspertë të fushës se derjtësisë dhe të funksionojnë në formë të Forumit mbikqyrës të kësaj législature.

Kjo Gjykatë speciale, duhet ti marrë të gjithë kompetëncat dhe sigurisht që duhet të ketë funksionin e kufizuar.Pra, duhet të kufizohet mandati i saj duke llogaritur në mundësinë e gjykimit të secilit rast adekuat për ketë gjykatë dhe mos të lejohet të zgjatet në pafundësi por të jepët një afat (sipas mendimit tim) deri në 7 vjet, aq sa ka mandat edhe Kryeprokurori i shtetit, i cili vetëm sa ka pranuar detyrën, pra z. Aleksander Lumezi i cili domosdo duhet të jetë një nga zyrtarët kryesore të saj dhe partner vëndimmarrës… !?

Popullit duhet të bashkëpunoj ngusht me ketë Gjykatë dhe në vetëm një rast jo efikasiteti dhe neglizhence në raport me sundimin e ligjit, duhet të organizohën protesta deri në zhbërjen e saj, sepse Kosova nuk duhet bë lejojë këdo dhe kushdo çoftë të nëpërkëmb  jetën institucionale, shoqërore dhe politike të vendit.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen