Fat që dinjiteti kombëtarë nuk mvarët nga Qosjat e as Klosat

OP-ED | Dedë Preqi | 02.05.15 | 21:13

Dedë Preqi

Këto diteve të fundit ka lavërdi të ndryshme të shkrimeve, por edhe të opinioneve, të cilat flasin për tragjedinë kosovare dhe në gjitha format e mundshme disa njerëz po përpiqen ta hipnotizojnë opinionin vendës dhe më gjërë për realitetin kosovar, sepse ngjarjet janë të lidhura me këta njerëz, të cilët i ka zënë mjegullira dhe nuk mund të mos flasin…

Të vërtetën lakuriqe për Kosovën tashmë e di sëcili, vetëm ai që nuk dëshiron ta dijë, por më rëndësi është që ne të jemi sa më gjakftohtë në mes njëri-tjetrit, ndërkaq që gjërat kanë shkuar aqë largë sa që vetëm me kokë të kthjellët mund të vendosim dhe logjikojmë diçka me mend dhe me vend.

Dhuna e ushtruar prej pushtetit serb në Kosovë, nuk është e rastit, por e paramenduar dhe e planifikuar, ndërkaq krimet e planifikuara janë krimet më të rënda, të cilat vijnë nga receptet fashiste, duke e keqpërdorë dhe dhunue një popull të pafajshëm.

A thua, çfarë do të ndodhte me shqiptarët, sikur elementi represiv serb do të vazhdonte porosinë deri në fund të autorit Millosheviq, dhe ky represion ta kryente misionin e vet çfarosës në Kosovë???

Atëherë përgjegja më e saktë duhet të jetë; Nëse ka të drejta njerëzore, njeriu duhet të ekzistojë dhe ta gëzojë lirinë dhe të drejtat e veta!!!

Kur kësaj i shtohet fakti se shqiptarët dhe populli i Kosovës e fitoj lirinë dhe të drejtën për formimin e shtetit të vet, në saje të sakrificës së vet popullit, me luftën e UçK-së, dhe me fuqinë ushtarake të NATO-s, e cila kjo e fundit e largoi zhugën sllavo-fashiste nga Kosova. Mirëpo, përveq faktorit ndërkombëtar, Kosova kishte fat që në luftën kundër pushtuesit serb kishte edhe miqë tjerë, kishte dhe vëllezërit shqiptarë në Shqipëri, me ç’rast ndihma e shtetit amë, ishte e pa zavendësueshme, kur një masë e madhe e popullatës kosovare është ndihmuar dhe strehuar gjatë luftës në Shqipëri.

Luftë me armikun e luftë në mes vete…

Patëm rastin këto ditë të shohim dhe të dëgjojmë disa tregime dhe trillime nga shefi i SHIK-ut, shqiptar z. Klosi, i cili vepronte atë kohë kur zhvillohej lufta në Kosovë, me ç’rast tregimet e tij dukeshin si përralla dhe besoj, fare pak e kanë ditur njerëzit rrolin e tij, aq ma pak për intrigat dhe shantazhet ndaj njerëzve të ndershëm të vendit tonë, të cilët ishin luftëtarë të devotshëm të UçK-së, por u vranë ditën për dielli në qendër të Tiranës, në rrethana të pa njohura. Mirëpo, këto rrëfime tragjike, jo vetëm që u përsëritën dhe u diferencuan formacionet ushtarake të Kosovës, në një mënyrë, por ajo që ishte më e turpshme, përsoni në fjalë kishte qëllime të errëta edhe ndaj Presidentit Rugova, dhe qëllonte me fjalë pa mëshirshëm ndaj ushtarëve, oficerëve dhe organizatorëve shqiptarë të FARK-ut, të cilët ishin më të përgaditur për luftë në çdo mënyrë morale dhe profesionale.

Derisa lufta zhvillohej në Kosovë, djemt më të përgaditur kanë pritë radhët në Shqipëri, për të depërtuar kufirin shqiptaro-shqiptarë dhe për të dalë në frontet luftarake, mirëpo shumica e tyre nuk kanë mundur të shprehin vullnetin e tyre, sepse kanë ekzistuar barikadat mafioze shqiptare që kanë penguar rrugën e tyre, të derigjuar nga SHIK-u, shqiptarë i asaj kohe në krye me z.Klosi dhe në bazë të tekëve të disa grupe njerëzish për interesa përsonale dhe klanore, të cilët nuk kanë lejuar as armët moderne të depërtojnë në Kosovë për luftëtarët e lrisë, që ishin dërguar nga perëndimi dhe mërgimtarët.

Në sëcilin moment vijnë pyetjet, pse në Shqipëri u vranë këta njerëz dhe oficerë shqiptarë, kush i vrante ata dhe luftonte kundër tyre? Pse u vra Ahmet Krasniqi, një epror i lartë ushtarak dhe shumë shokë tjerë? Si mund të vritet një oficer i lartë ushtarak në pikë të ditës dhe në qendër të Tiranës, ndërsa autori i krimit akoma nuk zbulohet? A ishte Ahmet Krasniqi shqiptar dhe shokët tjerë, që kishin idol lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?!!! Pse linden këto fronte të luftës në mes shqiptarëve, kush ishte iniciator i tyre dhe kujna i konvenonte kjo luftë vëllavrasëse? Kush duhet të jep llogari për këta njerëz? Për të gjitha këto intriga, tradhëti dhe vrasjet e luftëtarëve të lirisë, informacionet e thella nuk i di askush më mirë se SHIK-u, shqiptarë me bashkëpunëtorët e vet, për të cilat dikush duhet të përgjigjet, sepse kjo armë e flliqtë kundërmon gjithmonë dhe e helmon të ardhmën kombëtare.

Përmes politkave të tilla antikombëtare, nuk ka se si më ndryshe se të mbështetët lufta dhe fokusi i ëndërrallave mitike serbe ndaj Kosovës dhe popullit të saj, sëcilës vet po ia rrisim famën dhe namin, prandaj çështjen e problemit shqiptarë duhet ta kërkojmë më afër se ç’mëndojmë, duke u munduar ti zgjedhim më mirë problemet tona. Ndërkaq, po bëhën disa vite pas lufte, ku shqiptarët akoma nuk ndihen të qetë dhe të lirë, sepse akoma nuk bëhët zbulimi i kriminelëve shqiptarë dhe të bien maskat e kriminelëve, dhe kjo plagë që akoma kullon, të mbyllet njëherë e përgjithmonë nga hipokrizia vrastare ndër shqiptarë.

Sikur nuk mjaftonin të gjitha ato trauma që i përjetoi populli shqiptarë, tani ato përseritën, kur në skenë dalin shërbëtorë të armikut, të cilët e mëshehin realitetin e krimit të popullit vet , por fjalët e tyre dalin shkarazi, sepse i ka zënë gjaku i atyre që ua muarën jetën, vetëm se ishin ushtarë të pastër të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe ishin ushtar të betuar të Ibrahim Rugovës. Fat që dinjiteti i kombit tonë nuk mvaret nga Qosjat dhe Kllosat, e sidoqoftë duhet të na mbështesin faktet se kurdoherë e vërteta mbetët e vërtetë dhe se ajo nuk ndryshon, pavarësisht se ne kemi mundësi ta quajmë si të duam, apo ta etiketojmë sipas dëshirës dhe tekëve tona jo normale.

 

 

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen