Dita e Nënës u festua edhe në Shtutgart

Diaspora, Histori & Fakte | Zef Prenka | 10.05.15 | 19:44

Dita e Nënës është festë për ta nderuar nënën.Filloj të festohet nga shek.XX, nga bota përëndimore,gjegjësisht në SH.B.A, për të parën herë nga Ann Maria Reeves Jarvis me 1865. Solemnisht daton nga 12 Maj 1907, dy javë pasi i vdiq e ëma dhe për nderë të saj organizoj kremtën e Nënës të quajtur Mother´s Day.

 

Kjo festë në Europë filloi të festohet si p.sh. në Angli në vitin 1912, pastaj në Zvicërr në vitin 1917 ,në vitin 1918 dita e nënave u festua edhe në Finlandë dhe Norvegji, në vitin 1919 në Suedi ,në Gjermani së pari Dita e Nënave u festua në vitin 1923 dhe në Austri në vitin 1924. Pra, dita e Nënave u festua gjithmonë të Dielën e dytë të muajt Maj.

 

Tek ne Shqiptaret, e sidomos në mërgim, fillimisht është festuar në Misionin Katolik Shqiptar me qëndër në Shtuttgart, me ardhjen e Pater Hil Kabashit në krye të Misionit dhe që atëherë, organizohet nga Motrat e nderit, Motra Hilda dhe Motra Irena, pastaj Pater Anton Nua dhe Motrat Klara dhe Angjelina dhe tani organizohet nga Pater Marjan Lorenci dhe Motrat Terzina dhe Roza.

 

Kjo ditë ,sa vjen dhe bëhet më madheshtore,më festive,më e dashur,sepse kjo festë përcjell mesazhin më të mirë, që ti falenderojmë të gjitha Nënat për kujdesin, për mundin, për sakrificën,për durimin, për dashurinë që dijn ta dhurojnë bijëve dhe bijave të tyre, që nga shtazania e deri në përgaditjen për martesë të fëmijëve të tyre.

 

Këto Nëna ,janë dhe do të mbesin heroinat më të dashura për të gjithë ne, sidomos për ne mëshkujt që duhet ta pranojmë rolin e Nënës si më të vështirin dhe me plot të drejt Nëna quhet shtylla kryesore e familjes. Është e vështirë të përshkruhen ato ndjena që nëna i dhuron fëmijës së vet gjatë gjithë jetës,është e pamundur që kushdo qoftë ti rëndis rreshtat e shkrimit për bamirsinë që tregojn Nënat tona, me punën e tyre, me kujdesin e tyre dhe për ketë arsye ato me plot të drejtë quhën të shënjta,sepse përveq mundit dhe peripetive që tregojnë për mirëvajtjen e familjes,ato kujdesën edhe që bijet e bijat e tyre të zhvillojnë një jetë Biblike nën hirin e Zotit dhe me uratë në dorë ,me lutjet e tyre, i drejtohen të madhit Zot që të na ruaj,kudo dhe kah do të vemi,që i madhi Zot të jep paqën në botë,ato lutën që të mos ketë travaje, të mos ketë stuhi e vëshime, të mos ketë lufta dhe mallkime.

Nënat tona, janë lutur dhe lutën edhe sot dhe do të luten edhe neser,për paqën në botë,për jetë të qetë,për shëndetin e mirë të familjes së vet,për suksesin e bijve dhe bijave të tyre,vetëm kur shohin familjen e bashkuar,të edukuar, tënderuar,harmoni në familje dhe dashuri të sinçertë,atëherë Nënat tona do të jenë krenare dhe nuk iu dhimbet as mundi ,as vuajtja dhe as jeta për familjen e saj.Ne paqim bekimin e Zotit dhe të Nënave tona Shqiptare,që rritën familjet nën hirin e Zotit dhe të duarve të tyre.U qoftë nderi dhe lavdia.Le të jetë Nëna zëri i mirësisë dhe bota do të ketë kuptim Biblik.

Vlenë të theksojm se një falenderim të veçant  meritojnë  grupi i të Rinjeve nga Shtuttgarti dhe  bashkëshortet Znj.Irena & z.Gjergj Lleshaj të cilët për muaj të tërë    kanë përgaditur një program kulturo artistik  me të gjithë élément et e kulturës, traditave dhe zakoneve Shqiptarë.Pra, nën koreografinë e shkelqyeshme të bashkëshortëve Lleshaj programin dedikuar enkas për Ditën e Nenës,  pati  një program me valle dhe recitime nga dy apo tri grupmoshave.

U ne edhe prezantimi i veshjeve kombëtare, ku znj.Irena Lleshaj me një élégance të veçant përshkruajti veç e veç shumë lloje veshjesh nga treva të ndryeshme mbarëshqiptare.

Me ketë rast të gjithë nënave pjesmarrëse u dhuruan nga një drandofile në shënjë nderimi dhe rrespekti.

Poezia me titull “ Për ty nënë“ e autores, poètes nga Tirana znj.Anita Hoxha u recitua ngaz. Z.Prenka ku gjithsesi pâti një efekt mirëpritjeje dhe emocional.

Po ashtu edhe z.Vitor Spaqit iu dhurua një amblemë me figurent e Nënës Tereze si shenjë falenderimi për angazhimin e tij në funksion të këshilltarit famullitar.
Ketë mirnjohje ia dorzoj z. Bekim Përvorfi në ëmër të këshillit të ri famullitar.

Urime, urime fort të dashura Nëna!

Rinia e Stuttgartit

Prezentimi i veshjeve kombëtare nga treva të ndryshme gjithshqiptare

Prezentimi i veshjeve kombëtare nga treva të ndryshme gjithshqiptare

Grupi i valltarëve

Grupi i valltarëve

11150700_463904350432540_8989610845375161682_n

10641211_463904413765867_8330137767041664998_n

CameraZOOM-20150509203234096

Gjergj Lleshaj

Gjergj Lleshaj

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen