Blushi: Të refuzojmë ndihmat e Erdogan, shkollat nuk mbyllen

Analiza & Komente | Zef Prenka | 14.05.15 | 17:40

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi shpërthen sërish, por këtë herë jo kundër qeverisë, por e ka me dhuratat dhe kërkesat në këmbim sipas tij, të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së djeshme në Tiranë.

 

Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, Blushi i kërkon qeverisë dhe Parlamentit të mos pranojë kërkesën e kreut të shtetit turk për të mbyllur kolegjet dhe shkollat që janë të financuara prej vitesh në Shqipëri nga kundërshtari i tij politik, Fetullah Gylen.

 

Blushi po ashtu, falënderoi Turqinë për dhuratën e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, punimet e të cilës filluan dje, por theksoi se xhamitë dhe kishat në Shqipëri duet të ngrihen me paratë e shtetit, “sepse ato janë një pasuri kombëtare”.

 

“E falënderojmë Erdoganin për ndihmën ndaj popullit shqiptar, por në këmbim të dhuratave ai na kërkoi një këmbim, – tha Blushi. –  Ai kërkoi mbylljen e kolegjeve që veprojnë në Shqipëri. Ai kërkon t’i  zhdukim këto shkolla për interesat e tij. Kjo na vë në pozitë të vështirë ne si vend dhe është e papranueshme. Ne njohim si organizata terroriste vetëm atë listë që ka publikuar OKB-ja. Ne duhet ta refuzojmë, sepse ne nuk jemi ekonomi turke dhe nuk jemi palë në konflikt”.

 

Blushi i bëri thirrje institucioneve qeveritare të vendit të mos e pranojnë një kërkesë të tillë që bie ndesh me interesat kombëtare dhe lirinë për të vendosur.

 

“Asnjë nuk mund të vijë këtu dhe të na thotë t’i zbojmë këta njerëz. Mua më intereson liria jonë për të vendosur. Prandaj them se kërkesa e djeshme ishte e tepërt, por Kuvendi, kryeministri dhe presidenti nuk duhet ta pranojnë, sepse ne nuk jemi koloni turke, nuk jemi koloni e askujt”.

 

14 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen