Pse dështoi në mënyrë të shëmtuar Elhaida

Analiza & Komente | Zef Prenka | 26.05.15 | 07:46

E para e punës nuk jam aq naive të mendoj se ne do të fitonim Eurovizionin, edhe pse e vetmja gjë për të cilën do ta kërkoja shumë këtë fitore do të ishte fakti që trofeu mund të na shtynte të ndërtonim një vend siç duhet për koncerte. Unë besoj dhe jam shumë e bindur në atë që them nga eksperienca (Dhe jo nga libri “Sekreti”) se nëse ti nis të krijosh diçka me energji të keqe, nëse rrugës për të arritur diku, ti lëndon apo përjashton pa të drejtë bashkëpunëtorë, atëherë Zoti apo Universi (quajeni si të doni) nuk është me ty.

Dhe nuk do të jetë asnjëherë. Fillimisht në Shqipërinë tonë që me pranimin tonë në Eurovizion, ndërtohet një festival rreth një fituesi të përcaktuar. Përveç dy-tre rasteve (Olta Boka më vjen në mendje), fituesit janë përzgjedhur përpara se te niste festivali. Këngëtarët e tjerë, sado të mirë e të vlerësuar me çmime kanë qënë dekori që mbushte skenën, sa për të mbyllur me sukses inventarin e pjesëmarrjes. Edhe Elhaida, nuk ishte një përzgjedhje e rastësishme këtë vit. Të paktën unë e kam ditur që në muajin Maj, madje e kam shkruar edhe në një status Facebook-u.

Por rasti “Elhaida Dani” u bë edhe më i shëmtuar, me ndryshimin e papritur të këngës për në Eurovizion. Drejtuesit, të trembur se kishin gabuar në përzgjedhjen e këngës “Diell” për këngëtaren, vendosin që të gjejnë një mënyrë për ta ndërruar, duke e detyruar kompozitorin, pa fjalë, por me veprimet e tyre të tërhiqej nga pjesëmarrja në Eurovizion. Anabel.al disponon një komunikim të plotë midis kompozitorit, i cili jetonte në Amerikë dhe “parisë artistike” të RTSH-së, në momentin kur ata ndërruan mendje. Në këtë komunikim, duket qartë shmangia që i bëhet kompozitorit, jashtë çdo rregulli, jashtë çdo korrektese, por edhe jashtë ndërgjegjes njerëzore. Duke i hequr ngjyrimet profesionale kësaj ngjarjeje, për mua ky është një rast i pastër shfrytëzimi dhe mosmirënjohjeje i tipit “Kur më duhesh të dua, kur s’më duhesh s’të dua”.

Rruga e Elhaidës për në Eurovizon nisi shëmtuar dhe u përkeqësua me sjelljen aspak etike ndaj kompozitorit të saj. Por jo vetëm kaq. Më pas, ishte vetë “Paria” që mori në dorë (këtë rradhë publikisht) gjetjen e një kompozitori tjetër dhe ndryshimin e tekstit. Ne e diskutuam gjatë këtë proces të shëmtuar për mendimin tim, por fatkeqësisht nuk patëm mbështetjen e artistëve, as fituesit të vendit të dytë ( i cili në një rrjedhë normale, qytetare, perëndimore, duhet të ishte ai që të shkonte në Eurovizion), të cilët heshtën ose aprovuan që Elhaida të vazhdonte rrugën e saj drejt Festivalit Europian. Paria bëri edhe zgjedhjen e kompozitorit, duke u hequr të drejtën edhe kompozitorëve të tjerë të interesuar, që të hynin në një garë.

Më pëlqëjnë Zapp n’Chris, por në një festival shtetëror, do të doja që në një situatë të tillë, të paktën m.ti i krijuar të lahej me një formë shtetërore përzgjedhjeje si konkursi dhe jo të “parfumosej” duke vënë gishtin mbi atë çfarë ofron momentalisht hit parade e pop-it shqip. Pra, deri në këtë pikë për mendimin tim, rrugëtimi i Elhaidës nisi i padrejtë, vijoi me padrejtësi dhe u mbyll sërish i padrejtë dhe gjithë këtë lojë të pisët për në Eurovizion, e mbuloi vetëm imazhi që Elhaida Dani ka në publik si fituese e Voice of Italia 1 dhe si një këngëtare modeste (të paktën me aq sa shohim nga dukja). Por fatkeqësisht edhe kjo mbulesë u hoq në daljen e best online casino parë të këngëtares në Eurovizion, ku për hir të së vërtetës, interpretimi I saj linte për të dëshiruar. Edhe pse “ekspertët” e vokalit të këngëtareve tona në konkurse “live” në Shqipëri, heshtën të frikësuar nga turma shurdhe apo të dehur nga patriotizmi akut, edhe një fëmijë do të kuptonte se ajo çfarë Elhaida dha në skenë, ishte shumë larg asaj që kanë dhënë këngëtarë të tjerë shqiptarë dhe tepër larg konkurrentëve të tjerë të huaj, fitues apo jo në festival.

E njëjta gjë vijoi edhe në finale. Asnjë gjë e veçantë në këtë performancë nga fronti i juglindjes. Dhe nuk kishte se si të ishte mirë. Sepse nuk mund të hysh në një konkurs kundër perëndimit duke shkelur mbi të drejtat e artistit që perëndimi përpiqet t’i mbrojë me të gjitha mënyrat, me ligj apo me gjykim shpirtëror. Sado fuqi të kesh mbi një festival “të mjerë” si ai i RTSH-së, nuk ke fuqi të ndërtosh një skenar fitues për përfaqësuesen tënde, në një festival ku përtej gjeopolitikës, të gjithë artistët që marrin pjesë aty, pavarësisht mënyrës se si vijnë (Me festivale disa-ditore apo konkurse) e kanë të merituar pjesëmarrjen. Dhe më e rëndësishmja, nuk mund të dalësh kundër Zotit (Apo Universit), e të japësh shembullin se fitohet me padrejtësi. Në rrugë të shkurtër, është provuar, të paktën në Shqipëri, që kështu ndodh, se ka edhe fitore të tilla, por në rrugë të gjatë dhe aq më tepër në një terren që as nuk njeh pazare të tilla të shëmtuara e të paligjshme, zor se hyn.

Europa dhe ata që votuan nuk dinë asgjë për çfarë ka ndodhur këtu. Ata gjykuan performancën, por performanca ishte rrjedhojë e një energjie të keqe që e kishte zanafillën që atë moment kur një grup njerëzish, menduan se ishin të aftë të hartonin dhe kontrollonin suksesin e një artisti, duke shkelur mbi artistë të tjerë. Kur e nis keq, bitisja është e pritshme.

Më vjen keq që ndodhi kështu, por të jem e sinqertë, e kisha të vështirë të bëja tifo, përpara syve të fëmijëve të mi, për një padrejtësi. Besoj se më e rëndësishme se pjesëmarrja jonë në konkurse botërore, është rishikimi dhe ri-sistemimi i vlerave brenda konkurseve tona. Që duhet të nisë me një rifreskim të strukturës drejtuese të RTSH-së dhe me heqjen e ekskluzivitetit të përzgjedhjes së fituesit nga duart e “parisë”, e cila në kohën e USB-ve dhe Hotspot-eve, zvarritet si shirit i tejpërdorur magnetofoni, për të diktuar sa më gjatë mendësi të vjetëruara. / Anabel

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen