Si e legalizoi krishtërimin Konstandini i Madh, Dardano-Iliro-Shqiptar?

Histori & Fakte | Zef Prenka | 26.05.15 | 09:51

Harallamb Kota/Studiues

(Për rrezore.com përgaditi Gjergj Lleshaj)

Perandorët kanë folur shqip

Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ e krijoi “Perandorinë e Krishterë”

 

Mëngjesi i datës 20 shtator 2014 qëlloi e diel. Pasi dola nga shtëpia, bleva shtypin e ditës dhe zura vend në një tavolinë në klubin e lagjes për të pirë kafenë e mëngjesit. Një artikull interesant, titulluar me germa kapitale: “Si e legalizoi  krishtërimin Konstandini i Madh, Dardano-Iliro-Shqiptar”, më kishte tërhequr vëmendjen dhe po e lexoja me tepër përqendrim. Ej..ej..ej.. mu drejtua i zoti lokalit i habitur, ndërkohë që edhe ai po lexonte të njëjtin artikull dhe tha:-Mirë Aleksandri i Madh që la testamentin “Unë jam Ilir”, por dhe Konstandini i Madh, na qenka ilir. Kështu thotë gazeta, ndërhyri Meti një nga klientët e moshuar, i cili sapo e kishte mbaruar së lexuari artikullin dhe zuri vend në tavolinën time. Sakaq, pranë meje u afrua Albani miku im, me të cilin pija shpesh kafenë në ditët e diela. Biseda u gjallërua, pasi ai ishte lexues i rregullt dhe dashamirës i temave historiko-patriotike. Disa klientë morën në duar filxhanët e kafeve, tërhoqën pas vetes karriget dhe u afruan duke u ngjeshur fort me njëri tjetrin. Kureshtja ishte e madhe dhe dëshira për të ditur diçka më shumë, i shtynte të pyesnin dhe të nxisnin bisedën.

Harallamb Kota

Harallamb Kota

Historia e Konstandinit të Madh, është e hershme, sqaroi Albani dhe e kam mësuar jo vetëm nga burime gojore, por e kam lexuar edhe në disa botime shkencore e letrare në Stamboll. Sipas këtyre burimeve, Flavius Valerius Constantinus, ishte djali i Konstant Klorit dhe i Helenës. Ai lindi në vitin 280 m. k në Iliri, në Naissus (Nish) të Dardanisë. Në rini ndiqte kultin e Apolonit dhe në të rritur, u bë burrë shteti i aftë për të arritur çdo synim që i vinte vetes. Falë aftësive e karakterit të fortë, në vitin 306 u kurorëzua Perandor i Romës. Deri në vitin 312, krishtërimi i përqafuar nga popullsia ilire qysh nga viti 40 m. k, luftohej egërsisht nga Roma. Pas këtij viti, qëndrimi i Romës ndryshoi, pasi Konstandini i Madh nisi ta simpatizojë krishtërimin. Më 313 me Ediktin e Milanos dhe me bashkësundimtarin Licini, vendosi “Paqen e Kishës”,duke siguruar lirinë e besimit. Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ e krijoi “Perandorinë e Krishterë”.  Kisha siguroi një vend të privilegjuar në shoqëri. Predikimi filloi të bëhej lirisht nga murgjit dhe në manastiret që u përhapën në gjithë territorin e perandorisë, në Azi, Afrikë e në  Europë.

 

Albani, mori frymë thellë dhe duke dashur të mos humbasë fillin e bisedës vazhdoi: Sipas burimeve gojore, të treguara fillimisht nga një prift ilir, që shërbente në kishat paleokristiane në kalanë e Beratit, në vjeshtën e motit 313, Konstandini i Madh  shkeli në Epir dhe qëndroi rreth 40 ditë në trojet e tyre. Në ditëqëndrimin e tij në kështjellë, u kujdes veçanërisht për ngritjen e kishave, organizimin e tyre dhe përgatitjen e murgjve e priftërinjve për predikimin e krishtërimit dhe shërbesat në gjuhën shqipe. Kampin perandorak Konstandini e caktoi në vendin ku kishte pushuar dhe ndenjur dy ditë radhazi shën Pali. Në të dyzetenjëtën ditë, në krye të gardës pretoriane dhe të legjioneve romakë që ishin fushuar poshtë mureve të kalasë, u nis udhës për në Bizant. Hipur mbi një kalë të bardhë, ndiqte rrugën dhe shkelte në çdo gjurmë e në çdo shteg që kishte kaluar Çezari i Madh. Gjenerali i famshëm, pati mundur Pompeun në betejën e Farfalës dhe ditën e kurorëzimit perandor, u vra nga miqtë e tij, Bruti, Kasi e Mark Antoni.

 

Me të mbërritur në Pelion të Enkeladës, ringriti tempujt pellazgjik e ndërtoi një shtatore të madhe për mbret Agronin. Më tej, tepër hareshëm kalëronte udhëve dhe bërtiste: Aleksandër, Pirro dhe ti o Çezar, të tre nga barku i Ilirisë keni dalë. Në çdo gjurmë po u ndjek, hipur mbi kalin tuaj të bardhë, mes përmes Epirit, Maqedonisë deri në Bizant. Me të mbërritur në brigjet magjepsëse të Ilionit, ndali tek bujtina e Epirotit, takoi pronarin e duke kthyer një kupë me verë i tha: Unë jam ilir dhe ty të njoh. Erdha ta këqyr nga afër, këtë tempull të famshëm pellazgjik e të dëgjoj historinë e tij! Epiroti vuri në dysheme dy tabela shkruar në gjuhën pellazge-ilire. Ngriti njërën dhe i tha: Këtu shkruhet “Bujtina Pellazgut”. Kjo i takon kohërave mitike, kur në këtë han ose tempull, vinin e shijonin verën lajkatare, korrierët e Priamit, Akilit e Hektorit. Lajmin e djegies së Ilionit nga akejtë, e solli Enea, biri i perëndeshës ilire Afërdita, i cili udhëhiqte trojanët drejt vendeve nga ku perëndonte dielli. Eneu ishte djalë i ri, i fuqishëm dhe marshonte me babanë Ankizin në krahë, e djalin Julin për dore. Troja u dogj, belbëzoi Eneu e ndali hapin. Akejtë po shkretojnë Ilionin. Pellazgu, stërgjyshi im, tha epiroti, i shkoi pranë, ja freskoi ballin e ja njomi buzët me ujin e freskët. Eneu me barrën e popullit të vet që e ndiqte nga pas, u largua nga bujtina e Pellazgut, duke lënë shpresën e mbijetesës së popullit të tij. Pas kësaj gjëme, bota u shurdhua. Në fillim të dimrit të vitit 800 p. k, në pragun e derës “Bujtina Pellazgut”, hyri një plak i rreckosur, që zuri vend pranë oxhakut. Një lahutar, veshur me xhokën ilirike të asaj treve, rrethuar nga miqtë e tij, këndonte luftën e Trojës. I sapoardhuri mbante vesh e shkruante me pendën e tij mbi një pergamenë. Me të mbaruar kënga, plaku shëtitës u çua. Lahutari e pyeti në gjuhën pellazge: Home, mëir?! Plaku ja ktheu:mëir, mëir. Stërgjyshi im, pandehu që udhëtari quhej Homer e i tha: -Homer vëlla, mos u largo, ha një çap bukë, fli pranë vatrës tonë dhe çdo mbrëmje deri në agim, shkruaj ndodhitë pellazgjike të kënduara nga lahutarët tanë. Një shekull pas Homerit, në gjirin e Bosforit ku dikur gjallonte Troja, u ndërtua një vendbanim i ri, që u zmadhua e mori formën e një qyteti. Persët që u dyndën nga vendet e indogjenëve, shkatërruan Babiloninë, sulmuan Egjiptin, pushtuan hapësirat pellazgjike të Ilionit dhe qytetin në brigjet e Bosforit e quajtën Bizant. Dari mbreti i persëve, me të hyrë në mjediset e bujtinës, i dha të njohur Pellazgut dhe i tha: Plak i moçëm e i urtë, dëgjomë e mbaj vesh. Ilionin e dogjën Akejtë. Ne persët do pushtojmë Athinën, Spartën e gjithçka. Mbushna kupat me verë, të gëzojmë. Bujtinën nuk do e shemb, por do e ruajmë si tempull. Nuk kaloi shumë kohë dhe në hapësirat ilirike u shfaq mbretëria maqedonase. Filipi ndali marshimin e Darrit. Në vitin 334, Aleksandri i Madh, djali i Filipit dhe i Olimbisë, biri i Zeus pellazgut dhe nxënësi i Aristotelit, mori komandën “Lidhja Korinthit”, zmbrapsi ushtritë perse nga territoret ilire të pellazgjisë dhe mbërriti në Bizant. Pasi sistemoi ushtrinë, bashkë me disa luftëtarë, hyri në bujtinën e Pellazgut e ju drejtua pronarit: Mik i vjetër e i vlerë. Kohërat pellazgjike mbaruan bashkë me Homerin. Unë jam ilir. Kam në rremba gjak si i yti. Tash e tutje, ky vend do quhet “Bujtina Ilirike”. Kështu tha Aleksandri, ashtu bëri edhe stërgjyshi im, i cili që nga ajo ditë u quajt Ilir. Ja tabela e shkruar. Epiroti ngriti tabelën e dytë, ku lexohej: “Bujtina Ilirike”.

 

Tabela e tretë, ju drejtua Epiroti Kostandinit, u vendos me urdhër të Qezarit. Perandori i parë i Romës, me të hyrë në mjedisin e hanit, u ul në ndenjëse e pasi piu një shtambë  të madhe me verë, tha: “Unë jam etrusk, pasardhës i Julit, djalit të Eneut, birit të Afërditës” perëndesha pellazge e ilirëve. Në kujtim të Pirros së Epirit, strategut të madh ushtarak, i dyti pas Aleksandrit, sipas Hanibalit  të Kartagjenës, bujtina juaj që sot e tutje do të quhet “Bujtina Epiroti”. Nga ajo ditë e deri më sot, që jam pranë madhërisë suaj, emri i kësaj bujtine nuk ka ndryshuar dhe mua, tha bujtinxhiu, më thërrasin Epiroti. Kostandini i Madh, kishte pirë mjaft verë. U shtri bri vatrës, pikërisht në vendin kur dikur kishte fjetur plaku shëtitës, i quajtur nga Pellazgu me emrin Homer. Edhe unë, tha Kostandini duke dremitur, emrin e bujtinës tënde nuk do e ndryshoj. Pas pak u çua në këmbë, i hipi kalit dhe duke u larguar ju drejtua Epirotit me këto fjalë: Që nga e sotmja e motit 313, me dekretin tim perandorak, qyteti i quajtur nga Dari i Persisë me emrin Bizant do të quhet Konstandinopol.

 

Albani pushoi një çast e përsëri vazhdoi: -Sipas literaturës, krishtërimi u përhap në gjithë territorin e Perandorisë Romake, në Azi, Afrikë dhe Europë. Më 330, Konstandini i Madh, e transferoi kryeqytetin e perandorisë nga Roma në Kostandinopojë, e cila u bë qendër intelektuale dhe fetare e krishtërimit lindor. Deri më 337, viti i vdekjes së tij, Perandoria Romake qëndroi e bashkuar, por me zhvillime të mëdha në ndarjet fetare, midis dy besimeve, katolike dhe ortodokse. Në vitin 395 Perandoria Romake, u nda në dy pjesë, në atë të lindjes dhe të perëndimit. Iliria kaloi në lindje dhe pjesa më e madhe e popullsisë u përfshi në besimin ortodoks. Vazhdimësia e jetës kishtare në trevat arbnore, pas dyndjes së sllavëve në Ballkan në shek. VI dhe VII, ishte një provë e madhe për ekzistencën e tyre “si popull i veçantë” me “emër të përbashkët”, në trevat ku banojnë sot shqiptarët, të autoktonisë së tyre dhe për rrjedhojë, që shqiptarët ose Arbrit janë pasardhës të Ilirëve. Pas viteve 732, organizimi kishtar në Arbëri varej nga Patrikana e Kostandinopojës. Me ndarjen zyrtare të kishës në vitin 1054, në kishë katolike me qendër në Romë dhe kishë ortodokse me qendër në Kostandinopojë, territoret shqiptare u ndanë midis dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Pjesa më e madhe vazhdoi të qëndronte lidhur me Patrikanën e Kostandinopojës.

 

Në skajin veriperëndimor u kristalizua një enklavë katolike me peshkopatat e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit e Drishtit, që njohën autoritetin e Papës së Romës. Shqiptarët ose arbëreshët mesjetarë, në territorin e Perandorisë Bizantine duke filluar nga shek. XI, përmenden me emrat, Albanoi, Albanitai, Arbanitai, Arbanensis dhe Arbanas. Ndërsa vendbanimet e tyre Arbanon, Albanon, Arbanum, Albanum, Albania, me një shtrirje afërsisht në trevën ku Ptolemeu në shek. II m. k, vendosi fisin ilir. Në fillim të shek XIII, kisha katolike depërtoi më tej, në drejtim të Lindjes në Kosovë dhe të jugut në Principatën e Arbrit. Ajo kishte seli peshkopale katolike në Prizren e në Shkup. Gjatë mesjetës, megjithëse katoliçizmi u forcua me urdhrat benediktinë, dominikanë dhe françeskanë, ai mbeti në Arbëri në gjendje inferioriteti në krahasim me ortodoksizmin dhe varej nga Vatikani. Ndërsa kisha ortodokse, varej nga Patrikana e Konstandinopolit. Albani fliste dhe vështronte dëgjuesit që nuk ja shkisnin sytë dhe e ndiqnin me tepër  vëmendje. Kjo situatë, sa herë që i krijoheshin mjedise të tilla, i  pëlqente shumë, prandaj mundohej të fliste sa më shqip, pra sa më qartë, kuptueshëm e me zë të lartë.

 

Për gati 10 shekuj, vazhdoi duke e ngritur edhe më lart zërin, arbrit, të ndodhur tërësisht ose pjesërisht nën sundimin politik e nën ndikimin kulturor të Perandorisë Bizantine, u afirmuan si popull më vete, me gjuhë e kulturë të përbashkët, në një territor të përbashkët.  Që nga mesjeta e hershme, u formuan si forcë gjithnjë më e pavarur nga pushtuesit e huaj, aktivë dhe me peshë në zhvillimin e ngjarjeve në truallin e tyre dhe në krejt gadishullin Ballkanik. Në vitin 1385, arbrit shpartalluan në betejën e Akelout, sundimtarët bizantinë dhe formuan principatat e tyre të pavarura nga Kostandinopoja.

 

Në vitin 1299, shteti turko osman i kthyer në perandori, zgjeroi kufijtë e tij, duke u shtrirë në tre kontinente, në Europë,  Azi dhe Afrikë.  Ushtritë turke endeshin në territoret e Arbërisë qysh nga viti 1417. Osmanët u mundën në vitin 1444 nga ushtria arbnore e komanduar nga Gjergj Kastrioti, i quajtur nga Sulltani me emrin Iskander, që në turqisht do të thotë Aleksandër. Më 1450, ushtria e padishahut shtiu në dorë Konstandinopolin dhe me dekret perandorak, i ndërruan emrin duke e quajtur Stamboll. Para rrezikut osman, Venediku dhe mbretëria e Napolit lidhën marrëveshje vasaliteti me Skënderbeun, ndërsa Papa i Romës e quajti “Kalorës i krishtërimit”, duke i kujtuar paraardhësin e tij Kostandinin e Madh. Papa e kurorëzoi me titullin “Mbret i Epirit, Maqedonisë, Ilirisë dhe krejt Arbërisë”, duke i kërkuar të merrte në mbrojtje edhe Greqinë.

 

Në vjeshtën e motit 1450, disa muaj pasi osmanët pushtuan Kostandinopojën dhe e quajtën Stamboll, në bujtinën e Epirotit mbërriti një kalorës perandorak, i cili me zë tepër të vrazhdë pyeti të zotin: Këtu takohej Skënderbeu me Huniadin? Epiroti ngriti supet dhe nuk foli. Kalorësi hyri brenda dhe tepër i zëmëruar u shpreh: Kjo bujtinë sot e tutje do quhet “Arnauti”. Kështu u urdhërua dhe ashtu u bë. Pas vitit 1468, me vdekjen e Skënderbeut, turqit osmanë pushtuan Arbërinë dhe përhapën me dhunë muslimanizmin.

 

Krishtërimi pësoi një goditje të rëndë. Popullsia kaloi gradualisht në besimin mysliman, ndërsa pronat pësuan humbje të mëdha. Kureshtja e të pranishmëve ishte shtuar shumë. Albani u mendua një çast dhe përsëri vazhdoi: -Doni të dini si arbrit u quajtën shqiptar?! Sipas studimit të Prof. Bardhyl Demiraj, publikuar në librin e tij “Shqiptar dhe Shqa”, fjala shqip dhe shqipfolës është përdorur në gjuhën tonë qysh në kohërat mitike. Në fakt kjo fjalë gjendet e dokumentuar nga Buzuku në vitin 1555. Fjala shqip, thotë prof. Bardhyli ka kuptimin me fol qartë, kuptueshëm, me zë të lartë, të epërm, shqipe. Konvertimi i popullsisë nga të krishterë në mysliman, diktoi ndryshimin nga arbër në shqiptar. Në vitet 1690-1790, shpjegon ungjuhëtari ynë, myslimanizmi përfshinte më pak se gjysmën e popullsisë dhe arbrit po quheshin gradualisht shqiptar. Në vitet 1790-1890 ishte myslimanizuar rreth 2/3 e popullsisë dhe banorët quheshin tërësisht shqiptar, ndërsa vendi i tyre Shqipëri. Diferencat ndër fetare u sprapsën qëllimisht për hir të unitetit të synuar etno-nacional. Shumësia fetare u vu kështu në funksion të një homogjeniteti nacional dhe arbrit u quajtën shqiptar. Albani pushoi dhe po ndiqte të pranishmit. Kuptuat gjë sendi, ju tha tepër i menduar?! Gjithçka, u përgjigjën njëzëri ata!!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen