Sadik Halilaj – Atdhetar dhe besnik i Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettes

Rrezore | Zef Prenka | 28.05.15 | 19:13

Sadik Halilajt nga Skënderaj, ju deshën 9 vjet, me e falë gjakun e të birit të vramë.

Këtë vendim të vështirë, ai e mori pikërisht në 25-vjetorin e nisjes se Aksionit për Faljen e Gjaqeve në Kosovë, me në krye me Anton Çetën.

Baba i Liridonit, që s’kishte ma shumë se 19 vjet kur u vra, rrëfen për Televizionin Rrokum se ky vendim nuk ishte i lehtë.

Nuk asht lehtë, nuk asht lehtë, atehere kur u bojshin pajtime te gjaqeve kom qenë te Verat e Lllukës vetë, thosha asht punë e lehtë, pse s’ja fal ai, pse s’ja fal ky, pse nuk merr vendim? Po nuk kish qenë fort lehtë, vetem ai që provohet, e dhashtë Zoti nuk provohet askush, se nuk asht punë e lehtë, – tha ai për Rrokum.

Faljen e gjakut te djalit e vëllaut të tyne, familja Halilaj, për shumë arsye, kishte vendosë me e ba pranë varrit të ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kushtrim Halilaj, Vllau i Liridonit tha për Televizionin Rrokum: Sot kena vendosë me ba faljen e gjakut të Liridonit që asht vra në vitin 2006. Edhe zgjodhëm pikërisht te varri i Presidentit Rugova, se menduem që e kemi nji ideologji të përbashkët, paqen sigurisht. Ne duhet me besue ne vendin tonë, në drejtësine tonë, sado e brishtë qa asht ajo.

Për me respektue këte vendim e me përkrahë këtë familje, këtu erdhën edhe familjarët e Presidentit Rugova.

Me i dhanë kurajo familjes Halilaj, aty ishte edhe nji nismëtarëve te aksionit te pajtimit te gjaqeve, Ramiz Kelmendi.

E nji prej përkrahësve në qetësimin e gjaknave mes dy familjeve ishte prijësi fetar Dom Lush Gjergji.

Simbas tij, kjo asht forma e duhun për nderimin e atyne që nuk jetojnë ma.

Para tre ditesh erdhi te unë dhe më tha: Kam vendosë me e falë dhe kam vendosë në këtë formë dhe këtë mënyrë. E përkraha miqësisht dhe vllaznisht, dhe e përkraha qysh atëherë dhe vërtet uroj nga zemra që shqiptaret të kenë forcë dhe fuqi, t’i bashkendajnë dhimbjet vujtjet dhe t’i nderojnë ate të cilët janë nën dhè, – tha Dom Lush Gjergji për televizionin Rrokum.

Mirëpo pajtimi i gjaqeve mes familjes Halilaj e Dervishi, për vrasjen e Liridon Halilajt në vitin 2006, nuk kaloi pa lot e emocione.

28 Maj 2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen