Dukagjini

Këndi poetik | Xhenc Bezhi | 23.06.15 | 23:22

N‘ Dukagjin kush ka rritë shtatin,

n’ kujtesë ka kullat e gurit,

ku për  jetë jo nuk vdes  fjala,

shum‘ peshon  besa e burrit.

 

Kush si ti, n’shekuj e vite,

zanë ka vend në histori,

kush i dha shpirt këtij vendi,

si  Gjakova me Malësi.

 

Kend lakmojnë zanat e malit,

ku janë vajzat si perri,

kujt  bilbili i lakmon kangën,

si Gjakovës me Malësi.

 

Kush ka yje  ma shumë se  qielli,

kush ka vargje sa ujë deti,

kush ma mirë ta ka qa hallin,

se rapsodi e poeti?

 

Ngado t’sillesh nëpër botë,

si n’ Gjakove vdekja nuk bahet,

Veç me i pa vorret e reja

Që s’i ndan fisi as  feja.

 

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen