Kola, ky kompozitor pa nam i këngëve me shumë nam!

Rrezore | Zef Prenka | 25.06.15 | 13:23

Nga Gjon Neçaj

E keni dëgjuar këngën “Shqipëri, o nëna ime”? Me siguri që e keni dëgjuar dhjetra here, në mos me qindra, por ndoshta e keni menduar si krijim popullor dhe kurrë nuk ju ka shkuar mendja kush e ka kompozuar. Ai quhet Kolë Susaj.

 

Dhe jo vetëm “Shqipëria…”, por edhe disa nga këngët e tjera të tij janë kthyer në  himne jetëgjata popullore, si:  “Bien tupanat”, “Liridona” etj., janë preludi i krijimtarisë 44-vjeçare të Kol Susajt, sot 64 vjeç.

 

Nga Bjeshkët në Tiranë

Kolë Susaj është një emër i lidhur mbi të gjitha me folklorin. Ka lindur mes bjeshkëve dhe vendlindja e ka shenjuar fort identitetin e tij profesional: kompozimet e tij ecin thuajse të gjitha në shtratin e këngëve epiko-lirike të trevave të veriut dhe të Kosovës.

 

“Kam lindur në Lekbibaj të Tropojës më 10 nëntor 1951. Shkollën e mesme, liceun dhe studimet e larta, Institutin e Arteve, sot Akademia e Arteve, i kam mbaruar në Tiranë në vitin 1975. Karriera ime si kompozitor ka qënë dhe mbetet zhanri i këngës popullore”, e përmbledh këtë rrëfim për veten kompozitori flokëbardhë.

 

Sot, kur kthej kokën pas…

Susaj thotë se muzën e ka gjetur përherë te natyra dhe te historia e zonës. “Trevat tona, thotë ai, janë pasuri e pashtershme shpirtërore”.

 

Në fillimet e veta, Susaj ka punuar në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje, pastaj në pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curri si udhëheqës artistik dhe shef muzike.

 

“Aty nisi krijimtaria ime dhe bashkëpunimi me Gëzim Nikën, Fatmira Breçanin dhe Zef Bekën, thotë Susaj dhe shton: “Sot kur kthej kokën pas në jetën time, më vjen mirë që kam punuar në fushën e këngës me emra që për mua janë emra të mëdhenj të kësaj fushe, duke kompozuar mbi 100 këngë të muzikës popullore shqiptare nga gjitha trojet etnike.

 

Vlerësim bashkëpunëtori

Shumë krijime të tij shpesh herë mund të mendohet se janë krijime popullore. Në fakt kanë firmën e Kolë Susajt. Këngëtari i njohur Gëzim Nika që është interpretues i shumë këngëve të kompozuar nga Kola thotë: “Disa nga këngët e tij do t`i quaja perla të folkut shqiptar. Këndohen në çdo cep të botës ku ka shqiptarë. Kënga “Shqipëri, o nëna ime” është thuajse një himn i mërgimtarëve shqiptarë kudo në botë”.

 

Miqtë e njohin si burrë modest me sens të fortë humori, e përcjellë kjo dhe në disa tituj këngësh si:  “Ma ka luajt djali kapuçin”, “Plak u bafsha po s’të mora”, etj. /tesheshi.com/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen