“Punë krajlash”… “punë hajnash” dhe mosbesim

Analiza & Komente | Zef Prenka | 25.06.15 | 15:12

FRANO KULLI

 

Përpos katër dekoratave shumë të larta që Gjergj Fishta ka nga të huajt: “Mearif, kl.II, 1912”, akorduar prej qeverisë osmane, “Ritterkreuz, 1912” prej Austro-Hungarisë, prej Papa Piut XI “Medaglia di Benemerenza, 1925” dhe prej Mbretit të Greqisë “Phoenix”,1931, të cilat figurojnë në jakën e zhgunit të fratit, në një foto të vitit 1932, është edhe një tjetër, që pak është e njohur dhe rrallë përmendet… Ka qenë një dhuratë e shtrenjtë prej Krajl Nikollës së Malit të Zi: një komplet (lugë, pirun, thikë) prej ari, që Fishta e mbante në një vend të dukshëm të dhomës së tij në Kuvendin e Gjuhadolit dhe kishte dëshirë t’ua tregonte miqve, duke shtuar, jo pa ironi, se “këto janë punë krajlash”…(Tonin Çobani, “Koha Jonë”-14 qershor 2015)…

 

Ironia që Fishta përdor edhe për një dhuratë të çmuar është, pos të tjerash, edhe një ekstrat i asaj marrëdhënieje, që ka ekzistuar në atë periudhë të historisë me Malin e Zi, fqinjin tonë lakmitar verior, marrëdhënie shpesh e mbrujtur me pabesi e mosbesim… Po qe një elitë shqiptare atëherë, atdhedashës të mëdhenj, të cilët   çmoheshin shumë edhe nga të huajt, anipse këta të fundit, herë armiq në potencë e herë pushtues, nuk i donin as ata e as vendin e tyre, domethënë Shqipërinë tonë. Megjithatë, ndër konflikte sipërore ka pasur edhe çaste paqeje. Paqja dhe prosperiteti i Shqipërisë, në radhë të parë; Ky ka qenë edhe vokacioni shpirtëror i njerëzve tanë të ndritur dhe atë e kanë shërbyer në plotpërputhje me normat e sjelljes së qytetërimit europian.

 

Sot jemi gati një shekull më vonë, më se një shekull që kemi shtetin tonë shqiptar dhe, e gjithë ajo çfarë përbën marrëdhënien tonë me shtetin, vjen si… punë hajnash. Ne vetë, tashmë lakmitarë për të marrë jo vetëm tonën por duke lakmuar e mësyrë me çdo kusht edhe atë të tjetrit, gjënë, sendin, pasurinë, fjalën e shpesh herë edhe erzin (nderin), e përjashtojmë pa asnjë kufi të ndryshmin nga ne. Më e lartë vjen temperatura e kësaj sëmundjeje-epidemi në këto ditë zgjedhjesh, kur sipas rendit të gjërave në sistemin demokratik të administrimit rindërtohen institucionet. Madje, këtu nis e këtu bitis, këtu fillon kjo si “punë hajnash”, best online casino në këtë gjasme demokracinë tonë… Kudo rrugëve ndër qytete e qendra administrative, por edhe në ambiente të mbyllura, kafené a zyra e njëjtë është tema e diskursit, i nderë duket tonaliteti emotiv i fjalës që e përbën atë; fitoi ai, po ia vodhi ky, kaq u hodhën në atë kuti e kaq u zbrazën prej asaj kutie, një ritual i pështirë që nuk po di të ndalet nga një palë zgjedhje në të tjerat.

 

Sepse është ndërtuar keq që në fillesë. Si mund ta bëjnë arbitrin ndërmjet palëve vetë palët, komisione të administrimit e të numërimit të zgjedhjeve si tonat nuk gjenden kund tjetër, dhe prandaj mosbesimi inkandeshent parashkruan gjithnjë gjendje shpërthimi? Sepse kështu janë konceptuar. Njëra palë, në mundësi e gatshme jo vetëm për të ruajtur votat e veta, por për të zhvatur e zhbërë votat e tjetrit, është e ngarkuar të ruhet prej aktit të njëjtë në mundësi të rivalit, gjithashtu. Rivali çmohet gati si armik që duhet fundosur me çdo kusht, mundësisht duhet asgjësuar. A nuk ka qenë e tillë e gjithë retorika e z. Edi Rama, kryetar i shumicës qeverisëse, mbushur jo vetëm me ironi e përbuzje për kundërshtarët në pakicë, por edhe me shantazh për popullin votues, duke e kërcënuar se po votoi ata “që s’i duhen dreqit një lek”, nuk do të ketë fonde dhe projekte zhvillimi? Pa i rënë syri në qerpik për qortimin ulëritës të medies e publikut. Sa trishtuese, por jo vetëm kaq!

 

Cilat do të jenë kredencialet e kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Elbasanit, tashmë të rikonfirmuar me diferencë të madhe votash ( !) në takimin e parë që do të bëjë me gazetarët-përfaqësues të opinionit publik (aq sa të tillë ata janë)? Fare pak ditë më parë, ai me zë e me figurë prej babaxhani i ka ftuar ata të mos publikojnë gjëra të papëlqyeshme për kryetarin, sepse do humbasin punën! Janë të paperceptueshme me modelet europiane të demokracisë ndodhi si këto, me ato të Putinit a Erdoganit, mundet, po.

 

Në cilin vend tjetër rreth nesh a kudo në Europë sheh në gishtat e qytetarëve votues shenjën e bojës së pafshishme, e ngjashme në thelb me një çip, me atë që policitë moderne ndjekin personat në vëzhgim? Një shenjë kjo e skllavërisë moderne të njeriut të lirë shqiptar, në kohën kur revolucioni teknologjik ka tejkaluar edhe fantazinë më të përparuar.

Të tillë sistem zgjedhor na kanë ndërtuar politikanët tanë. Ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë, dashamirë e miq të vendit tonë, të vetmen mundësi të evidentimit të përparimit të procesit kanë… krahasimin me zgjedhjet e mëparshme, pasi kanë shpërvjelë mëngët për të numëruar në Vorë a gjetkë dhe enumeracionin e ulur të incidenteve. Ndërsa 260 mijë votues më pak se dy vjet më parë, domethënë rreth 10% më pak, kanë dalë të dielën më 21 qershor në votime, thonë shifrat. Sigurisht ka shumë arsye, po nukli rreth të cilit përmblidhen të gjitha arsyet, është rënia ulëritëse e besimit te klasa politike, tek ata që organizojnë e menaxhojnë zgjedhjet, tek ata që zgjidhen e më pas administrojnë shtetin e së drejtës dhe ekonominë tonë. Rrugën e lirisë për të abstenuar, po, atë e kanë lënë të lirë dhe për këtë bëjnë kujdes ligjvënësit tanë…

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen