Xhenc Bezhi me poezinë “ Zgjohuni“

Diaspora, Këndi poetik | Xhenc Bezhi | 27.06.15 | 16:37

ZGJOHUNI!
Pse s’i kalbë, tokë e përgjakun,
këta rrëshiqë të pistë e të zi,
mbushë m’paçavra mesjetare,
të mykun e të ndragun?!

Shkye e derdhë na janë sot
në mes të sheshit porsi zgjebe,
ku dikur na mprehnim shpatat,
kundërmojnë erë të qelbun.

Porsi mizat kur zhurmojnë
aty në nënbishte të kalit
vërsulen me bajrakë turpi
botën të ripushtojnë.

Shqipja ime e dykrenare,
pezull n’qiellin e përflakun,
as u tremb, as u kthye mbrapa,
ajo n’ shekuj këtu mbretnon.

E skalitun në flamur
këtu e njëqind vjet ma parë,
ajo, prap se prap krenare,
plagët e veta po shëron.

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen