Hora e Arbëreshëve në festë për Dhespotin e ri

Diaspora | Zef Prenka | 30.06.15 | 22:41

Shkruan: Zef Chiaramonte

Pas dy vitesh me seli të zbrazet, Eparkia e Hores së Arbëreshëvet ka Dhespotin e ri, Imzot Gjergjin Dhimiter Gallaro, i emëruar nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku fill nga prilli i këtij viti.

Ai merr vendin si pasardhës i Mons. Sotir Ferrara-s, i cili pati dhënë dorëheqje me 2012 për shkak të moshës, sipas te Drejtës Kanonike.

Mungesa e Bariut shpirtëror i mundoi shumë besimtarët e të pesë vendbanimeve të Eparkisë, deri sa herë pas here grupe besimtaresh iu kane drejtuar Kongregatës për Kishat Lindore, zyra e Kurisë Romane e ngarkuar për çështjet e Kishave Lindore katolike, dhe lutje publike janë bërë në mbarim të Shërbesës se Shenjtë në të gjitha famullitë e Eparkisë, për të shpejtuar emërimin e Dhespotit të ri.

Eparkia (Dioqeze me tradite bizantine) e Horës se Arbëreshëvet, Piana degli Albanesi, pati qenë themeluar me 1937 dhe përmbledh pesë Bashkitë me origjinë shqiptare në provincën e Palermos: Hora e Arbereshevet-Piana degli Albanesi, Sendahstina-Santa Cristina Gela, Kuntisa-Contessa Entellina, Munzifsi-Mezzojuso dhe Pallaci-Palazzo Adriano, përveç një numri të madh besimtaresh arbëreshë me banesë në kryeqytetin e Sicilisë, të cilët i referohen kishës antike (shek. XII) të Shën Mërisë së Admiralit, sot selia e famullisë arbëreshe e Shën Kollit ndaj Martoranes, kishe kjo konkatedrale e Eparkisë.

Mu në ketë kishë monumentale e zbukuruar me mozaikë bizantinë nga shek. XII, Bariu i ri, me ngrohtësi ka shprehur dëshirën të shqiptojë Formulat e Besimit, brenda shërbesës së Mbrëmësores, ditën e shtunë, me 27 qershor, ora 19.00. Kurse Hjrotonia, Dorëzimi si peshkop, u mbajt të Katedralja e Shën Mitrit të Madhit Dëshmor, në Hore të Arbëreshëvet, të dielën, me 28 qershor, ora 10.30.

Që të dy këto ceremoni u kryesuan nga Eminenca e Tij Kardinali Paolo Romeo, Kryeipeshkev Mitropolit i Palermos, i cili përgjatë kohës me seli të zbrazet ka ushtruar detyrën e Administratorit Apostolik të Eparkisë.

Peshkopet Shugurues, tre nga numri sipas kanonit bizantin, ishin: Sh.T. Imzot Donato Oliviero, Dhespot i Ungres për Arbëreshët e Gadishullit Italian, Sh. T. Imzot Nikolas Samra, Peshkop i Newton (SH.B.A) për Greko-Katoliket Melkite, dhe Sh. T. Imzot Dhimiter Salahas, Eksark Apostolik neë Athinë për Greko-Katoliket e Greqisë.

Kleri dhe populli pritën me padurim këtë ditë, me e pasë Dhespotin e tyre, me ja digju pretkun, ngase Mons. Gallaro, me origjine nga Sicilia, nuk është arbëresh. Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës ku pati përqafuar traditën kishtare bizantine, baras me të Arbëreshëve, në Komunitetin Melkit i atjeshëm. Ka ligjiruar të Drejtën Kanonike tek Universiteti i Newton-it, ndërsa ishte Protosynqellos, Vikar i Përgjithshëm, i Eparkisë së vetë dhe Konsultues i Kongregatës për Kishat Lindore.

Ishin të pranishme personalitete teë larta nga Amerika, Shqipëria, Kosova dhe vet Italia.

Ceremonitë e kësaj feste kanë qenë të mundura të përcillen përmes striming http://sandemetriopiana.blogstop.T/.

Drita

Arbëreshët

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen