Shënohet në Tuz 45-vjetori i Besëlidhjes së Malësisë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 01.07.15 | 23:05

Besëlidhja e Malësisë 1970 – Katërdhjetepesë vjet më parë, kuvendi i burrave të Malësisë vendosi që të parandalojnë gjakmarrjen në Malësi, ku vetëm dorasi të jetë përgjegjës dhe të ndjekjet për krimin e bërë, ndërsa familja, vëllazëria dhe fisi i dorasit të mos jenë më objektiv i hakmarrjes, Besëlidhje kjo e cila nuk u thye asnjëherë deri në këto ditë!

Të dielën, më 28 qershor 2015, në QKI Malësia në Tuz, nën organizimin e SHKA Rapsha u zhvillua akademia shkencore për nderë të 45 vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë e vitit 1970.
Në fillim të u shfaqë dokumentari Pajtimi i Gjaqeve, ndërsa të pranishmit i përshëndeti i deleguari special i presidentit te Republikës së Shqipërisë, z. Flamur Gashi.

Fjalët përshëndetëse i drejtuan edhe Imzot Zef Gashi, Imami Rexhep Lika i cili ishte edhe ndër pjesëmarrësit e gjallë të Besëlidhjes të 1970, Martin Ivezaj, po ashtu pjesëmarrës i Besëlidhjes, ndërsa në pamundësi të jenë prezent, u lexuan edhe fjalët përshëndetëse të Dom Ndue Gjergjit dhe Akademik Mark Krasniqit.

Në manifestim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të Komunës urbane të Tuzit, partive politike si dhe organizatave joqeveritare.

Pas fjalëve përshëndetëse, vazhdoi pjesa akademike ku u prezantuan kumtesat (në versionin e shkurtuar):

z. Fran Camaj prezantoi punimin e tij me tematiken, “Organizimi dhe mbajtja e Kuvendnit dhe rëndësia e saj”.
Prof. Dr. Akademik Anton K. Berishaj, “Konteksti socio-kulturor i Besëlidhjes së Malësisë 1970″.
Patër Pashko Gojçaj, “Besëlidhja e Malësisë e vitit 1970 bazë e ndryshimit të mentalitetit në Malësi”.
Prof. Dr. Martin Berishaj, “Besëlidhja përtej Kanunit”.
z. Luigj Junçaj, “Pasojat e hakmarrjes dhe Besëlidhja e Malësisë e vitit 1970, akt i zhdukjes së hakmarrjes.

Në mungesë të autorëve, u lexuan edhe kumtesat e përgatitura të Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, “Dy besëlidhje kundër gjakmarrjes: Besëlidhja e Malësisë dhe Besëlidhja e Rugovës”, Don Lush Gjergji, “Pajtimi dhe falja – parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi”, Pro.Dr. Roland Ilia, “Ligjet e pashkruara me përqëndim ne Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe hakëmarrja”.

Pas përfundimit të Akademisë Shkencore, organizatori vazhdoi manifestimin me programin artistik në Vitojë, i cili u hapë nga kryetari i sajë Lucë Junçaj. Morën pjesë artisti Reshat Arbana, këngëtari Esat Ruka, instrumentalisti Shaqir Hoti, Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprëlaj e për ta përfunduar me një darkë për të gjithë të ftuarit

Malesia.org

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen