Kush e do dhe kush do e shpëtoj Kosovën?!

Diaspora | Zef Prenka | 02.07.15 | 18:54

A është mërgata shqiptare me e fortë se vëndlindja?!

 

Në kohën e ish Jugosllavisë, shqiptarët Kosovar dhe kryesisht ata që nuk kishin ndonjë shkollë te kryer, merrnin rrugen e gurbetit.Disa ishin nga familje te mëdha dhe ndodhte që gurbetit t‘ ia “ msyjnë“ edhe nga tre e katër mëshkuj te një shtepie.Por, ka ngjarë që, edhe i vetmi djalë i familjes  te ia „kthente  shpinën“  prindërve dhe besa edhe gruas dhe fëmijëve te tij. Kjo „modë“ ishte me tepër e përhapur në zonat rurale te Kosovës, sesa në ato urbane…

 

Ishte kohë dhe situatë që nuk e lakmonte asnjë i shkolluar dhe intelektual i atyre moteve,  e sidomos nëpër qytete, sepse Kosova kishte po thuaj një klasë punëtore të punësuar mbi 80% dhe sipas shkallës se arsimimit.

 

Pakënaqësitë shtoheshin ditë- përditë ndaj  shtypjes nga pushtuesit Serbosllav  në baza nacionale dhe mos lëvizja e lire në shtetin âme Shqipërinë.

Kështu filluan demonstrata e 1968-tés per Universitetin dhe  Flamurin kombëtar, pastaj demonstratat e studentëve  me 1981, dhe se fundit një përballje frontale me agresorin Serbo-Malazez edhe pas shpërbërjes se Jugosllavisë.

Një popull i tërë ishte bashkuar rreth kauzes per Liri- Demokraci dhe Kosova jo me Serbi…!

Ndodhën përndjekjet e mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova. Atëbotë, pothuaj  se njerzit u shpërndanë nëpër shumë vende të botës dhe nga të gjitha shtresat popullore pa dallim…

Ndodhi një lufté e pabarabartë në mes të një Armate  të specializuar të Serbo-Malazeze, si trashegimtare e APJ-së dhe një grupi të rinjësh, fillimisht guerila e më vonë UÇK.

Ndërhyrja e Natos , bëri që UÇK të triumfoj.

Popullata atëbotë ishte shkapërderdhur, kryesisht nëpër botëtën përëndimore, si: Zvicërr, Gjermani,SH.B.A, Itali, Francë etj.  dhe kësaj popullate ( të Kosovës) iu nda një pjesë e madhe e qytetarëve të saj.

Kjo quhet Mërgata shqiptare dhe si e tillë mbajti gjallë têrë Kosovën dhe hiç me pak se 10 vite dhe vazhdon ende por me një intenzitetet në rënje e siper të Remitencave.

Në mërgatën shqiptare  ka një strukturë mjaft të fortë dhe e përgaditur  në pikëpamje intelektuale dhe materiale( biznesman).

Nga këta njerëz, sot kanë kryer doktoratura dhe numri i tyre është mbi shifrën 200. Pra, jo nga Univerzitete të pa liçëncuara, por,  nga Univerzitete me nam të madh në Europe e SH.B.A.

Prandaj, në Kosovë, spektri politik, ekonomik dhe ligjor, është i dështuar, mjerisht.

Kosova nuk lulëzoj me demokracinë e saj edhe pse miçt e Kosovës hèrë- pas-hère janë munduar të stabilizojnë situatat…!?

Situata politike dhe ekonomike janë në falimentim dhe çdo dite e me tutje po përkeqësohën raportet me vëndet mike, të cilat pretendojnë se shtetin e ka „kap“  krimi i organizuar, korrupcioni dhe mafia ekonomoko-politike…!?

Kosova është në situatë shumë të disfavorshme politike. Asaj po i kanoset shpërbërja e statusit të pavarësisë e sidomos Sovraniteti edhe ashtu i cunguar.

Diaspora shqiptare ka kapacitete intelektuale, materiale dhe politike që Kosovën t’a shpëtoj nga kjo situatë, prandaj pa vonesë dhe me rrespekt duhet që klasa politike në qeverisje  aktuale e sidomos populli, të jep nderin  mërgimtarëve të gatshëm që të përballën me sfida jo aq të lehta, por të vëndosur për prosperitet , zhvillim dhe vëndosjen e shtetit ligjor të vëndlindjesë tyre të marrin përgjegjësi udhëheqëse .

Kësaj vjeshte mërgata po përgaditet që në kuader të Diaspores të formojë Partinë e saj dhe të tubohen forcat intelektuale dhe binesmen të dëshmuar dhe ti dalin zot,  Atëdheut.

Këshilli për informim

Shtutgart,

Qërshor 2015.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen