Merkel vizitoi Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën

Analiza & Komente, OP-ED | Zef Prenka | 08.07.15 | 22:33

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka garantuar Shqipërinë dhe shtetet tjera të Ballkanit të mërkurën se nuk do të ketë vonesa artificiale në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka thënë se është në interes të bllokut që këto vende të anëtarësohen.

Duke folur në Tiranë gjatë ndalesës së saj të parë në turneun gjatë së cilit do ta vizitojë edhe Serbinë e Bosnjën, Merkel tha se ka dëgjuar ankesa nga shtetet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në bllok se BE-ja po çalon.

“Më duhet t’ju them se është në interesin tonë që premtimi i bërë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane – ne e kuptojmë këtë perspektivë sepse kjo lidhet me kredibilitetin tonë”, ka thënë Merkel, raporton Reuters.

“Mund të ju them se nuk do të ketë vonesa artificiale. Nuk do të ketë asnjë vështirësi gjatë rrugës… Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar se Shqipëria është duke shkuar me hapa të mëdhenj përpara”, ka theksuar Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nga vendet e Ballkanit perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia tashmë janë anëtare të BE-së. Shqipëria dhe Serbia kanë marrë statusin e vendit kandidat por ende nuk i kanë nisur negociatat për anëtarësim, transmeton Koha.net.

Progresi i Maqedonisë është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve me Athinën për emrin.

“Duhet të shkojmë tutje hap pas hapi, dhe këtu më duhet ta them qartë se, sipas meje, kjo do të funksionojë vetëm nëse kemi perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, dhe jo vetëm në letër, por nëse ato realizohen”, shtoi ajo.

Gjatë konferencës për media, kryeministri shqiptar Rama, iu referua “propagandës” që thotë se popullata e përzier e Shqipërisë mes myslimanëve e katolikëve po e pengon anëtarësimin në BE.

Merkel refuzoi këtë nocion.

“Katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani, dhe ne jetojmë shumë mirë së bashku. Prandaj, ideja se nuk do ta donim Shqipërinë në BE për shkak se këtu jetojnë myslimanë ndërsa ne kemi më shumë të krishterë – kjo është krejtësisht e gabuar”.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen