Made- in “ mjerim“ prodhim i vendit tim

OP-ED | Dedë Preqi | 10.07.15 | 14:04

Dedë Preqi

Fatkeqësi e madhe për atë popull, i cili kur manëfund ditët e ëndërrës së tij erdhën, dhe ngecët mbrapa për të bërë ndryshime, nga ato të cilat i kishte pritur, nga ato të cilat i kishte ëndërruar me vite! Mjerimi nuk e krijon njeriun, por njeriu e prodhon atë, i cili i vërbon njerëzit dhe synimet e tyre për një jetë më të mirë. Një botë e këtillë mjerimi pa dashur e përqafon edhe vendin tim, që një pjesë shumë të madhe të përgjegjësisë duhet ta kërkojmë nga Institucionet gjegjëse të vendit dhe nga krerët e qeverisë së saj.

Kështu, po ta heqnim nga rendi i ditës këtë problem, do të ishte gjëja më e rëndësishme e vendit dhe popullatës së këtij vendi, që të bindemi njëherë se kjo qështje të konsiderohet si parim kryesor dhe zgjidhje e nyjës së mjerimit të një popull. Ndër të tjera si komponentë i këtij realiteti, nuk të lë rehat pamja e fëmijëve nëpër rrugët e qytetëve tona, të cilët kërkojnë lëmoshë nën diellin e nxehtë të ditës, apo në reshjet e borës, duke shtrirë dorën për t’a kapërdirë ndonjë ditë më të mirë…

Kosova akoma duket e paqartësuar, akoma duket e zhytur në mjegullirën e një errësire, që e ka kapluar pas luftës, dhe mos të flasim për pasojat e saj që i ka harruar shumë shpejt, përveq atyre që i kanë akoma familjarët e vet të pagjetur nga lufta. Njerëzit e këtij vendi duken sikur portrete që shëtisin rrugëve dhe figura njerëzish që presin akoma ditë më të mira!!!…

Varfëria si një damar i mjerimit ekziston në çdo mes shoqëror të botës, por Kosova, si një vend i vogël me hapësirën e saj, me një tokë shumë pjellore dhe mundësia për një ekonomi të zhvilluar, nuk duhet të jetë e atillë, që populli i saj të ndjejë mungesën e kushteve elementare si edhe mungesën e kafshatës së gojës.

Nga ky fakt, qeveria e këtij vendi, vetëvetiu duhet ta vë përpara rrolin e shtetit dhe fuksionin ligjor, për të gjetur mundësinë dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të popullatës së vendit, kur në të kundërtën bëhën shpenzime të panevojshme, duke shpenzuar pa mëshirë djersën e këtij populli, i cili në këto kushte vihët para një sprove të rëndë, për të shprehur qëndrueshmërinë e vet të pa tundur për të mbijetuar.

Nuk ekziston vetëm faktori „euro“, apo i ndonjë vallute tjetër, që lidhet me jetën e faktorit njeri dhe i cili përcakton ardhmërinë e tij, por bëhët fjalë për faktorin qeverisës të vendit, i cili për gjitha rrethanat që cekëm, të paktën nuk vepron përmes ligjeve dhe me përkushtim të kryerjes së detyrave dhe ajo që është më e keqja, shumica e veprimeve gatuhen e lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar nga vetë qeveritarët e vendit.

Në Kosovë, që nga çlirimi dhe pavarësia e saj, u ndërruan disa qeveri dhe pushtete, pothuaj se pa dallim nga njëra-tjetra, asnjëra nuk e tregoi vullnetin e vet funksional, apo nuk ishte e aftë së paku të bëjë diçka, që ta zbuzë varfërinë e skajshme. Cili qytetar i rëndomtë ndjehët mirë në shtetin e vet sot dhe pa brenga sociale e probleme tjera ekonomike, që shumica e tyre janë të rinjë, të cilët këtë vit dhe më herët u larguan me qindra nga Kosova, për të kërkuar një jetë më të mirë, të tjerët kërkojnë punë dhe kanë përgaditje të larta shkollore, por nuk kanë ku të punojnë, përveq atyre që janë të lidhur familiarisht dhe në mënyra tjera familjare me qeveritarët.

Kështu, deri kur duhet të pritët nga shteti, që të fuqizohet rroli i tij shtetëror dhe legjislativ, i cili do të ndërmerr njëherë seroizisht rrolin e vet pozitiv, por jo vetëm me fjalë e premtime, sa herë të vie radha e zgjedhjeve. Prej kësaj del se nuk është bindëse akoma rroli i shtetit të Kosovës, kur jo vetëm nga analistët dhe njerëzit e rëndomtë bëhën vërejtje e kritika, por kritikat dhe vërejtjet nuk mungojnë edhe nga shoqëria ndërkombëtare.
Varfëria në Kosovë ka ekzistuar gjithherë, por jo, aq e cilësuar sikur sot, duke marrë parasysh kohën dhe shekullin në të cilin jetojmë. Prandaj, lirisht mund të thuhet se një shteg i këtillë ka marrë hov të madh nga mos fuksionimi i ligjeve dhe parimeve ligjore për nevojat sociale, të cilat duhet të shkojnë në shërbim të njerëzve që kanë më së shumti nevojë.

Made-in mjerim, prodhim i vendit tim, këtë lloj prodhimi e kanë plot edhe vende tjera të rajonit, dhe për fat të keq me të madhe e prodhon edhe Shqipëria, e cila përveq tjerash në kohën e fundit mirret me delikte të ndryshme dhe tragjedi të pa para nga grupet dhe bandat kriminale, që nuk janë të shëndetshme për asnjë shoqëri njerëzore, e lere më për shoqërinë tonë, që ka luar shumë peripeti të hidhura.

Populli shqiptarë i Kosovës ka qenë gjithmonë i etshëm për liri dhe demokraci, edhe pse varfëria e ka prekur shpeshherë në gjitha epokat, ajo nuk është dorëzuar, prandaj, të gjithë menduam se me çlirimin e Kosovës nga okupatorët, ky vend do të tjetërsohet, do të mëkëmbët dhe do të të merr modelin e shembullit të shtetit më të mirë në rajon, por jo edhe në të kundërtë, të vetë okupohet nga politikat e shëmtuara dhe jo të mirëfillta, në dëm të popullit dhe shtetit të vet.

Ky prodhim i mjerimit nuk është i dëshirushëm në vendin tim, edhe pse në këtë vend ka edhe prodhime tjera të dëmshme për shoqërinë e saj, por ky është produkti më i pa kapërdishëm dhe më i rëndi për jetën e qytetarëve, meqenëse Kosova nuk e meriton një gjë të tillë, sepse i ka mundësitë dhe kapacitetet e veta, që të prodhojë produkte më të mira më dhe të nevojshëme për shoqërinë e vet, së pari harmoninë qytetare dhe atë të mirëqenjes e jetës normale, dhe produktin e punësimit, i cili do ti sjellë këtij populli ditë më të lumtura dhe jo, ditët e lirisë të krahasohen me ditët e robërisë.
Kosova nuk mund të krahasohet me disa vende afrikane dhe vende të tjera arabe, që kanë deverzione të pa kuptushme tradicionale, apo tradita konzervative, por ky vend me tradita fisnike dhe cilësore iliro-dardane, që ka dhënë shembuj të mirë në zemrën e Europës, nga e cila duhet të marrin të gjitha qytetërimet tjera, në mesin e një hapësire që është e mundur çdo gjë të realizohet në shërbim dhe përputhje të standartit dhe shoqërisë bashkëkohore.

Kosova si një vend i freskët i dalë nga lufta, ka nevojë dhe obligim të rindërtoj shtetin e ri të saj, dhe të merr kahje e modele të veqanta që kanë shtetet e zhvilluara dhe ato origjinale të perëndimit dhe botës, të cilat janë shembuj të mirë për përspektivën shoqërore dhe të cilat kanë arritë zhvillime të gjithmbarshme në shërbim të popullit dhe vendit të vet.

Në qoftëse në Kosovë, në vend të zhvillimëve të përgjithshme shoqërore dhe suksesit të një Institucioni, lulëzon e qel përditë korrupsioni, në vend të ndonjë vepre të mirë dhe promovimi, organizohet dhe promovohet krimi, në vend të angazhimëve për punësim dhe përpjekjeve tjera të rëndësishme, bëhën protesta të neveritshme, në vend të ligjëve parimore të drejtësisë, vendosën rregulla jashtëligjore të autokracisë, në vend të projekteve të mbara ndërtimore, ndërtohen objekte pa leje dhe pa kurrëfarë baze ligjore, në vend të shërbimëve mjekësore dhe në të mirën e shëndetësisë, hapen ambulanca private e spitale pa leje, përmes ministrisë, në vend të prodhimëve vendore që janë të cilësore, importohen prodhime të Serbisë dhe vendeve tjera me data të eskaduara, dhe shumë e shumë të tjera, të cilat nuk janë të ashtuquajtura strategji të mirëfillta, që i japin përspektivë dhe mundësinë e zhvillimit të vendit tonë.

Atëherë, në këto kushte dhe rrethana që gjindet Kosova, me siguri se mbizotëron frika dhe pasiguria, ka vend për panik edhe nga grupimet e ndryshme ekstremiste, me të cilat duhet të luftojë dhe të humbë kohë pa nevojë jo, vetëm Kosova ,por tërë bota demokratike. Një situatë e tillë, që gjindet në shtetin e Kosovës, në një pikpamje këtu edhe qëndron kuptimi i jetës dhe ekzistencës së popullit të saj, e cila është e përbërë prej një mori problemesh, që derdhën përditë mbi kurrizin e lodhur të popullit të këtij vendi.

Natyrisht fenomenët e tilla nuk heqën vetëveti, por edhe trajtimi i tyre nuk ka treguar suksese nga qeveritë e tilla, sidomos nga ato që u formuan me krahun e luftës, prandaj Kosova, ka nevojë urgjente që ta ndërrojë strukturën dhe fytyrën e saj qeveritare, të orientohet dhe të bazohet në strukturat e reja të rinisë intelektuale të Kosovës, e cila sot për sot nuk është e angazhuar dhe nuk janë të shfrytëzuara si duhet kapacitetët e saja në fushën e betejava politike, strategjike dhe ekonomike.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen