Zoti i di gjuhët e Botës nëpërmjet dashurisë

OP-ED | Engjëll I. Berisha | 17.07.15 | 13:24

Përfitimi më i madh në lutje, në besim, e në afërsi më Zotin është, paqja ndërmjet veti. Lutemi të përfitojmë. Secili lutet në mënyrën e në gjuhën e vetë.

Tendencat tjera,  janë, mashtrim, janë përfitime individuale, grupore.

Shpirti i njeriut, nuk i përfillet forcës mekanike, i nënshtrohet vetëm virtytit njerëzor. Trupi është instrument për ta bartur shpirtin.

Arritja e madhe e njerëzimit, pas shkencës, është se, dikush na bindi se Zoti i di të gjitha gjuhët e Botës. Ajo që di Zoti, pra në të gjitha gjuhët, është dashuria. Dashuria në të gjitha gjuhët është virtyt universal. Të tjerat, marritë, padrejtësitë ndaj njëri tjetrit, na mbesin neve, me gjuhën lokale, dhe e paguajmë ne vetë.

Njeriu është qenia më e përsosur, e njohur deri më tani. Dhe, Zot krijuesi, s’ka se si të mos e çmoj më së shumti qenien njeri. Shih për këtë, Zoti, personifikohet me figurën e njeriut. Zoti, është edhe njeri. Duke qenë  Zoti i plotfuqishëm, duke qenë në figurën e njeriut, ne i detyrohemi po këtij njeriut, ta duam, ta respektojmë. Kur vrasim njeri, vrasim diçka të Krijuesit.

Vetëm kështu ka kuptim, besimi në fe. Feja  është vetëm rruga deri te Zoti, sepse, është besim i njeriut, deri te Krijuesi. Këso rrugë ka shumë, bile urtia popullore nganjëherë na thotë se, sa njerëz ka,  aq rrugë ka. E nëse ka shumë rrugë, lexo shumë besime, kur është fjala për Zotin, është vetëm Një, i të gjithëve.

Ndarja e Zotit, është tirani, është dhunë, që mund ta mashtrojmë vetveten, e mund edhe ta manipulojmë të varfrin, të dobëtin, të mundshmin. Ata që e mundin të dobëtin, janë, të dobët vetë. Ata që krijojnë besim, janë dorë e Zotit. Besim me dashuri, jo me dhunë. Ata që dhunojnë, kur munden, e kanë të dhunuar trurin e tyre. Dhuna prodhon dhunë.

Kështu pra, lutjen e besimin,  ta bëjmë për përfitim të shpirtit, jo përfitime materiale.

Nëse i referohemi thënies latine, “Zëri i popullit, zëri i Zotit” atëherë, cila do festë, që bëhet në emër të Krijuesit, është e njerëzimit. Është e njerëzimit, sepse, adhurojmë. Adhurimin e bën vetëm shpirti. Ato që i bën trupi, janë me interes ditor, të çastit, me përfitime që kthehen në pluhur, i përpin dheu, i tret toka.

Kjo na jep përfundimin se njerëzimi ndahet në ata që mashtrojnë dhe në ata që krijojnë. Në ata që ndajnë dhe në ata që bashkojnë. Të lumtë ata që janë të bashkuar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen