Një minierë në qiell

Këndi poetik | Zef Prenka | 23.07.15 | 22:33

Shkruan:  Ireshtansi
 
Një minierë në qiell
 
Për atë hanë e për atë diell 
Një minierë ari ndodhet në qiell
Dhe është më e madhja minierë
E zbuluar ndonjëherë
Një përrallë me zot e çel
T’cilën feja e ka n’themel
E me të fruta rrit
Që i lulzojnë ku s’ka dritë.
Ku s’ka dritë ka shumë vrerë
Vreri është farë për terr
E këtë feja mirë e di
Dhe nuk është aspak çudi
Që vrerin jep me dashuri
Që errësira të mbijë
E njeriu t’mos e dijë
Që ky zot ka pronarë
Me tapi librin fetar
Dhe në radhë të parë
Për ta punon.
 
Siq edhe ka punuar 
Eh.. sa kohë ka kaluar
Edhe mashtruesi është mashtruar
Nuk është si mashtruesi i parë
Q’u zgërdhi kur vdiq një besimtar
Që sa gjëra i kish premtuar
Dhe parajsën i kish ofruar
(Kush s’e mori dol i fituar)
Për shërbime në këtë botë
Asgjë s’i dha e mori plotë.
 
Dhe sot klerikët po t’shikohen 
Dhe prapësitë t’i numërohen
Mund t’bëjë be për sytë e ballit
Që në thelb i shërbejnë djallit
Madje n’u zhduktë e keqja e s’i gjendet farë 
Mjafton të hidhet një libër fetar
Dhe ca priftrinjë a hogjallarë
Dhe një profet që s’di t’lexoj
Edhe pse zoti si fjalë të parë
Lexo i tha
Dhe e keqja vjen
Krah për krah me këta
 
Por…cili është ky zot vallë?
Që edhe ktu me pushtuesin ka ardhë
Dhe kudo kanë shkuar
Kanë prerë e kanë vrarë
Edhe plaçkën bashkë e kanë ndarë.
Se dhe Krishti e Muhameti
Janë të zgjedhur nga pushteti
Që të marrin diplomë profeti
Si  leje për t’na prirë
Andej kah t’fortit i bjen mirë.
 
Andej prinë feja
Pas i vjen edhe preja
E mashtruar sa herë
Me dije që s’ka vlerë
Por shërbehet ende në pjatë
Si ushqimi pa afat
I bërë helm qysh moti
Sipas ligjit të nxjerrë nga zoti
Që gjithçka lëviz e ndryshohet
Dhe ushqimi në helm shëndrrohet.
Ireshtansi

Ireshtansi

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen