Sa i rëndësishëm je…?

OP-ED | Dedë Preqi | 23.07.15 | 23:01

Dedë Preqi

 

Njeriu mendon se është i rëndësishëm në jetën e vet, jo për t’ia bërë qejfin vetës, por njeriu është mjeshtri i kësaj bote (pas atij që e ka  krijuar),  i cili me mendjen dhe duart e veta, arriti të ndërtojë çdo gjë në këtë botë, gjithë atë që ka nevojë njeriu për jetën e vet dhe pastaj, atë ta shkatërrojë shumë lehtë, apo vetëm me një ndrydhje suste…

Pasi njeriu arriti të shkojë në hënë dhe predenton të shkojë edhe në planetët tjera qiellore, duke menduar se njeriu mundet  të jetojë edhe në planetet tjera  jashtë tokësore, ai zbuloi edhe shumëçka, e cila duhet të konsiderohet jo e natyrshme për njerëzimin dhe gjallesat.

Për të përgaditur vetëm një udhëtim në kozmos, llogaritet një kosto e madhe, me ç’rast njeriu kurrë nuk kishte me pasë krizë në jetën e vet, nëse përpjesëtohet dhe shfrytëzohet ajo shumë për të jetuar çdo frymorë në tokë. Ndërsa, për të përgaditur një kokë bërthamore, llogaritja e kostos është e pa imagjinueshme dhe pasojat janë të pa riparueshme.

Sa ka rëndësi jeta e njeriut, nëse veprohet me vetëdije dhe vetëdija të shfrytëzohet me arsyen e  nevojshme, e cila nuk ka nevojë me prodhue gas, as tym helmues, dhe as bërthama atomike, por do të prodhojë të mira materiale, që do të thotë, NJERIU dhe çdo gjallesë të frymojë dhe të jetojë e lirë në këtë botë.

Njeriu, nëse ka nevojë të zbulojë diçka që nuk ekziston ende në prezencën njerëzore, siq është zbulimi i disa planetëve që janë afër me tokën dhe largë me diellin, por nuk ka nevojë të zbulojë bërthamë atomike, për ta zhdukë nga faqja tokësore çdo gjallesë dhe vetë njeriun si „supërqenje“,ose gjallesa më  e përsosur.

Njeriu mendon se është i rëndësishëm vetëm atëherë kur diçka zbulon, që do të thotë se, askush deri më tani nuk e ka bërë një zbulim të tillë, pa llogaritur se, pasojat janë më të mëdha se bota e zbulimit, sepse nuk kanë asnjë lloj mundësije për ta zavendësuar apo riparuar një shkattërrim të tillë njerëzor, apo natyror, atëherë njeriu nuk hapëron me historinë e zhvillimit, por përkundrazi e humbë rëndësinë e vetëvetës dhe bëhët shkakëtarë i dështimit dhe jetës së vet.

„Klubi Bërthamor“ , të cilin e përbëjnë SHBA, Rusia, Kina ,Franca dhe Anglia, që predentojnë të bëhën edhe shumë vende tjera, sikur që është edhe Irani, do të ishte zbulimi më i mirë dhe më i përsosur, sikur të zbulohet bërthama e zhdukjes së kësaj materje të rrezikshme dhe të mirren masa konkrete për heqjen e garave në armatimet e tilla.

Kështu është e pa mundur të definohet kuptimi i jetës, kur njeriu mundohet ta gëdhend fatin e vet aq bukur, aq mirë, dhe më në fund e ruan një sekret të krimit, që bota e quan jo një zbulim i ri, por një asgjësim kundra vetëvetës dhe kundra gjithë kësaj bote.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen