Soditje rreth librit „Rrugës qante një stërqok“ të Adem Zaplluzhës

Analiza & Komente | Dedë Preqi | 26.07.15 | 23:26

 

 Dedë Preqi

 Duke shtegëtuar nëpër kopështin e librave të poetit Adem Zaplluzha, me dashje shfletuam librin e radhës 128 me poezi të quajtur „ Rrugës qante një stërqok“. Sëcili lexues do të pyeste,  nga janë të gjitha këto vepra të dendura, apo ku i merr autori motivet dhe vullnetin për të krijuar vepra të tilla, dhe ndoshta  përgjegjen e knaqshme mund të jep vetëm autori Zaplluzha, me modestinë e vet, e pastaj dhe lexuesi i tij i rregullt, i cili i ka lexuar këto vepra poetike. Poeti në vëllimet e veta poetike hidhet në gjitha fushat e jetës dhe vargjet  e tij pothuaj se shkrihen nëpër poret e saj, duke na dhënë një shpirt poetik , apo një kumbonë që tingëllon përherë në fushën e letërsisë.

Vargu i Zaplluzhës përveq figurava në përbërje ka edhe metafora të fuqishme që lexuesi ka mundësi ta vërejë  lehtë, ajo që atë e magjeps më së shumti, por edhe shpeshherë autori është real i drejtëpërdrejtë me figuracione dhe me një fjalor të pasur, që vargut i jep intonacion të mjaftueshëm dhe të plotë. Poezia e Zaplluzhës është e thjeshtë, e kënaqshme dhe melodike, e cila lidhet me urtësi dhe mjeshtri artistike, që do të thotë se, poeti përveq se ka një talent të jashtëzakont, ai edhe di, të investojë me kujdes dhe mjeshtri në këtë fushë krijuese.

Gjithsesi, duke folur për vargun e Zaplluzhës, është diçka inkurajuese për të zënë në gojë edhe diçka të veqantë në punën e tij krijuese, duke shtuar se para ca kohe më kishte thënë,  atëherë kur ishte në parathënjen e librit  me numër rëndor 120, më tha se ky vëllim ndoshta është fundit, por,  për të mos  hyrë në detaje i shkrova, nuk e besoj se e ke marrë një vendim të tillë, sepse memorja e juaj është e shëndoshë dhe vitale, që do të prodhojë edhe shumë mendime e vargje të bukura, sikur janë edhe këto në vëllimin e  128-të, me radhë „Rrugës qante një stërqok“.

Përndryshe, kjo vepër është një mozaik i veqantë vargjesh, të cilat mund ti quajmë pejsazhe shumë të vlershme, që karakterizohen edhe me disa dialogje të qarta dhe të gjalla, drejtuar më të dashurit kombit dhe popullit të vet. Por, hasim edhe në ekzaltime të ndryshme, entuziaste, rinore dhe naive, njerëzore e banale, ashtu sikur që është edhe vetë jeta njerëzore e mbushur me këto karakteristika, apo me mozaiqe tingujsh të tillë.

„Rugës qante një stërqok“, ky libër përbëhët nga tri cikle, të cilat e krijojnë kompletin e një vepre të veqantë të autorit Zaplluzha, të shprehur me një frymë të lirë dhe me tematika të ndryshme. Nga cikli i parë casino vargjet ; KUR VALON MALLI PËR NËNËN

„Edhe trarët e qatisë së vjetër këndonin një këngë malli, Një copë mishi tymosej në tra, njeriu imoshuar s’prante me ison e tij të vajit, valonte edhe malli për nënën time, valonte shpirti i pathyeshëm i gjethëve“.

Nga njëherë malli është i veqantë, sikur që është edhe për poetin, i cili përsonazhin „Nënë“, e  pozocionon në mënyrë dhe me një mallë të veqantë, sa e shprehë edhe në vargje shumë të fuqishme.

Mandej, në poezinë tjetër të ciklit parë, UNË KTHEHEM I VERBËR NË ATDHE. „Kthimi im nuk i përngjanë ardhjes së trenave, unë kthehem i verbër në atdhe, sytë i lashë diku largë nëpër metropolet e shthurura të dynjasë“.

Pse poeti Zaplluzha shprehet aq i prekur me këto vargje, të cilat janë shkëndija të forta në lëndën që trajton poeti, duke shprehë indinjatë të thellë për gjithë mërgimtarët e vendit të vet, që po tretën akoma në mërgim dhe kthehën jo të tillë, jo ata që shkuan, por edhe të gjymtë në një mënyrë.

Poezia“ E LASHË BORË E GJETA DIMËR“, ende këndohet kënga e rapsodit Dërvish Shaqa. Kjo poezi përputhet me kohën e njëjtë, kur rapsodi Dërvish Shaqa, para një gjysmë shekulli, kur iku nga përndjekjet e armikut serb dhe kaloi në shtetin shqiptarë në Shqipëri, i cili e këndon këtë këngë, duke e lënë Kosovën në një gjendje të mjerë dhe të acarueme, po ashtu e gjeti anën tjetër shqiptare edhe më keq nën diktaturë. Por se, poeti Zaplluzha të njëjtin përsonazh e këndon edhe sot me vargjet e veta, kur thotë: „Unë akoma nuk e pashë pranverën, kurse çdo ditë po më thyhet kjo zemër“, që kuptojmë se brenga e poetit akoma nuk është qetësuar dhe i thyhet zemra, kur edhe sot e kësaj dite populli shqiptarë nuk është i lirë në tërësi…

ME NGA  NJË GJYSMË KËMISHE, është titulli i një poezie në ciklin e dytë:

„Këta njerëz nuk i ngjajnë më askujt, si ngjajnë as vetëvetës, depërtojnë me hapa të shpërfillur, ecin pa e ditur cakun dhe qëllimin se ku duhet të ndalën“. Nga vargjet e poetit kuptojmë lëvizjet e njerëzve të vendit të vet, sikur nuk përputhën me vërtetësinë e botës së tyre, madje mund të jetë edhe qështje e diskutueshme e një populli dhe vendi, duke parë edhe pasojat që nuk kanë të ndalur.

RRUGËS QANTE NJË STËRQOK, është poezia që ia jep edhe titullin këtij libri, e cila poezi fillon ta zgjojë dhe ta fitojë ndjenjën e poetit, që të merr guximin për një titull të tillë. „Rrugës qante një stërqok, dëneste edhe furtuna në këtë duet, si kashtë thekre thyeshin drurët në bokë, acari i kafshonte trungjet e mbetura në siklet“.

Përmes kësaj poezie, poeti e nuancon kohën dhe gjendjen e saj, si qështje shoqërore, duke pasur një motivim të tillë, edhe vetë e përjeton natyrën e kësaj gjendje të pa përputhshme me jetën normale. Në këtë aspekt, poeti Zaplluzha, insiston që ashpërsinë e faktorit të jashtëm ta shkrijë në vetëdije të brendshme të fiksuar në këtë shirit  kohe që nuk kursen sikur acari që i kafshon edhe trungjet pa dallim, siq thotë edhe poeti në këtë poezi të stërqokut.

Cikli i tretë fillon me poezinë, MBASE NË MUA TROKITE DIMRI. „Zura të dridhëm, do ethe të verdha ma mbuluan trupin, në oborr dëgjoheshin serenatat, ishte një pranverë e hershme, vetëm ashtu siq di të jetë pranvera, Mbase në mua trokite dimri“.  Autori përmes këtyre vargjeve dhe të tjerave, shpreh brengat dhe aspektin e ndonjë vizioni që në mënyrë të qartë ndjenë edhe ngadhnjimin, pas atyre dimrave të egër, që kafshojnë pa mëshirë, duke ëndërruar të ardhmën më të mirë, apo pranverën e bukur.

Poeti Adem Zaplluzha, e tërheq lexuesin për të shëtitur nëpër librat e tij, aq më shumë një pjesë të shkakut e gjenë, kur ky poet e nxitë kërshërinë  e dhëmbjes të natyrës njerëzore si njeri, duke e prekë edhe të përgjithshmën me emocionin e një poeti të theksuar, pa harruar në asnjë moment natyrën dhe karakterin e popullit dhe vendit të vet, që shkrihet gjithmonë në altarin e lirisë. Këtë ndjenjë të atdhetarisë e gjenë te shumë poet të mëdhenj, sikur që e ka edhe Zaplluzha në shumë vepra të tij. Ky libër me poezi është libri i 128-ti, me radhë, sipas të cilit autori i lë shteg lexuesit  edhe për libra të tjerë, duke premtuar atyre një pasuri të madhe, njëherazi duke shtuar dhe kapitalin e letësisë shqipe.

Dedë Preqi, Luzern CH-   2015

 

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen