Nga aktiviteti kulturor dhe arsimor i Shkollës shqipe në Gjermani

Diaspora | admin | 02.11.10 | 11:48

E formuar para 25 vitesh, me 1985, rrugëtoi krenare duke u zhvilluar dhe formësuar dita ditës në  cilësi dhe kualitet në çdo aspekt, e para se gjithash në aspektin edukativo-arsimor dhe kombëtar.  Në sallën e madhe dhe të bukur, të përgatitur enkas për një festë të tillë, kishin ardhur një numër i madh mërgimtarësh, nxënës dhe prindër, mysafirë të shumtë, zyrtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve shkollore gjermane etj.

Me Hymnin kombëtar, të interpretuar nga vetë nxënësit e kësaj shkolle , filloi kjo festë dhe jubile me rëndësi. Moderatorët e shkëlqyeshëm të kësaj mbrëmje.
Doruntina Hamiti dhe Driton Gashi, përshëndetën të pranishmit në të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht, për të ftuar më pas mysafirët për fjalimet dhe përshëndetjet e rastit. Këshilltari i Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës zotri Nehat Mustafa, uroi që kjo vatër arsimore për nxënës mërgimtarë, të vazhdojë me punën e vetë edukative dhe arsimore duke përmbush një mision shumë të rëndësishëm për fëmijtë mërgimtarë. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin , përshëndeti Ministri këshilltarë në këtë Ambasadë zotri Islam Spahiu kurse në emër të institucioneve shkollore gjermane, të pranishmit i përshëndeti  rektori i shkollës Uwe Schadt. Ai theksoj rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën amtare, aspekte të integrimit, dhe fjalë falemnderimi për punën e zellëshme të mësuesve Nexhmije Hamiti dhe Rifat Hamiti.Duhët theksuar se kur është fjala për integrim në shoqërinë gjermane, te shqiptarët nuk ekziston ky problem.Fëmijtë dhe të rinjtë tanë janë janë pjesë e integruar  më së miri në shoqërinë gjermane. Pikërishtë, nga kjo shkollë, ka një numër të madh që kanë krye fakultete të ndryshme në univerzitet gjermane, ka plotë student shumë të mirë që vazhdojnë studimet, plotë afaristë të suksesëshëm etj .

Pra, integrimi, nuk do të thotë asimilim dhe këtu qëndron roli i Shkollës Shqipe që të përgatisë të rinjtë sa më mirë për integrim por njëkohësisht ta ruaj, ta kultivojë , ta mbjell dashurinë për gjuhën amtare shqipe, për kulturën kombëtare shqiptare. E tërë puna  gjatë këtyre 25 viteve të veprimtarisë së kësaj shkolle është shkruar në monografinë e cila u promovua në këtë festë me titull “Urë Atdheu” e përgatitur nga Çerkin Bytyçi. Për këtë monografi foli zotri Nuhi Gashi përgjrgjës për Shkollat Shqipe në mërgim në Ministerinë e Arsimit të Republikës së Kosovës. Zotri Nuhi Gashi theksoj se kjo shkollë ka filluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në vitin 1985 dhe se mësues i parë i kësaj shkolle ka qenë  Pal Përgjoka. Gjatë këtyre viteve, shkolla është  zhvilluar, zgjëruar dhe tani në procesin mësimor janë mësuesit Nexhmije Hamiti dhe Rifat Hamiti. Ishte filmi dokumentarë i  shfaqur në këtë mbrëmje përmes të cilit detalisht u informuan të pranishmit për historikun , rrugën e zhvillimit dhe sukseset e kësaj shkolle në Düsseldorf dhe Dormagen.

Pjesa më e shëndritëshme e kësaj feste ishte programi artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle me recitime, këngë dhe valle të mirëfillta shqiptare. Në
bazë të duartrokitjeve të pranishmëve, lirisht kontatojmë se ky program artistik  ishte tepër emocionues dhe i pëlqyer. Mësuesit e kësaj shkollë, më nxënësit e tyre, në mënyrë të denjë  kanë përgatitur recitime  për Nënën Tereze me rastin e 100 vjtorit të lindjës së saj. Sopranja e mirënjohur Besiana Mehmedi e përcjellur nga pianisti Desar Sylejmani, shkëlqeu në binë. Zëri i saj i ëmbël, kumbues, këngët dhe sharmi i sajë me pika muzikore nga reportuari i kompozitorëve klasik botëror dhe shqiptarë,i dhanë kësaj mbrëmje një specifikë dhe shije të veçantë. Për të qenë kjo festë e Shkollës Shqipe , kaq e hareshme, nduhmuan në radhë të parë prindërit dhe afaristët që veprojnë në këtë rrethinë si Gani dhe Naim Nuha, Ilir Ibërdemaj, Myfail Demiri, Halit Nuha, Avni Aliu, Sabit Maxhuni, Bekim Salmani. Me një fjalë, festë e vërtetë për nxënës dhe prindër mërgimtarë në  Düsseldorf dhe Dormagen.

nxensit ne valle -Düsseldorf

Nga një pikë muzikore e nxënësve të Shkollës Shqipe në Düsseldorf dhe Dormagen

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen