Vlerë kombëtare

Diaspora | admin | 02.11.10 | 19:44

KRENOHEMI ME VLERËN TONË KOMBËTARE

Manifestimi në Shtutgart 

Edhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani e kanë kuptuar
dhe po e realizojnë me vullnet dhe sinqeritet që viti 2010, i shpallur si viti i Nënës
Tereze, të kalojë me organizime të ndryshme kulturore. Mërgimtarët shqiptarë, nga
trojet etnike, të organizuar përmes Shoqatave, Shoqërive dhe Klubeve Shqiptare
kanë organizuar shumë aktivitete kulturore që ky përvjetor të shënohët në mënyrë
sa më të mirë dhe të dinjitetëshëm. Muajtë shtator dhe tetor ishin përplot me
organizime kulturore nga mërgimtarët në Gjermani dhe shtetet tjera në Europë.
Kështu, në shtator, në Göppingen të Gjermanisë, në kuadër të Shoqatës Kulturore që
mbanë emrin e bëmirësës dhe humanistës sonë Nëna Tereze, u organizua një
mbrëmje përkujtimore në nivelin më të lartë lokal. Kryesia dhe antarët e kësaj
shoqate, me kohë kishin filluar përgatitjet në mënyrë që ky përvjetor të kaloj sa më
mirë. Gjetën mënyrën dhe formën më të mirë të organizimit. Patën përkrahjën e
plotë nga institucionet e qytetit të Göppingenit. Dhe në kuadër të të javës kulturore
për të huajt që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet, organizim ky, që bëhët për çdo
vit, kjo shoqatë paraqiti kërkesën për këtë manifestim. Nuk kishte nevojë që
zyrtarëve të qytetit tu shpjegonim për Nënën Tereze thonë antarët e Kryesisë së
Shoqatës. Thanë se është nderë për ne që të jemi pjesëmarrës të një përvjetori të
tillë. Ky përvjetor filloi me Meshën e Shejt në Kishën e qytetit ku ishin prezent të
gjitha komunitete fetare të këti qyteti. I pari mori fjalën dhe i përshëndeti të
pranishmit zotri Sylë Sylaj kryetari i Shoqatës Nëna Tereze në Göppingen, për të
vazhduar më tej për jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Përshëndetën, recituan dhe
kënduan në gjuhë të ndryshme nga tërë bota, Afrika dhe Azia për nobelistën tonë
Nëna Tereze. Më të bukurat recitime tingëllonin në gjuhën e Nënës, në gjuhën
shqipe. Këtë përvjetor e nderoj edhe pjesmarrja e Konsulit të Republikës së Kosovës
në Stuttgart zotri Faket Kajtazit. Përshëndetja dhe fjalimi i ti ishin shpresë dhe besim
për mërgimtarët. Mbresëlënëse ishte ekspozita e fotografive për jetën dhe veprën e
Nënës Tereze e përgatitur me shije dhe kujdes të Profesorit të nderuar Mazllum
Hasimja. Myswafirët dhe zyrtarët gjerman në fjalimet e tyre shfaqen ndjenja dhe
poërshtypje të mira lidhur me këtë organizim. Të pranishmit u shërbyen me ushqime
tradicionale shqiptare.

Mesha 100vjetori
Pjesëmarrisit në Meshën Shejte në Göppingen

NË SINGEN

Shoqata kulturore shqiptare RINIA në Singen, për nderë të 100 vjetorit të lindjës
së Nënës Tereze, organizoi një mbrëmje festive më bashkatdhetarët që jetojnë dhe
veprojnë në këtë qytet me rrethinë. Të pranishmit i përshëndetën përfaqësuesit e
kësaj shoqate kulturore shqiptare si Hasan Hajdari dhe Marash Gojani. Këtu ishin
përfaqësues nga klube , shoqëri dhe shoqata të ndryshme nga krahina Baden-
Württemberg, nga Heilderbergu, Rottweili, Albstadti, Tuttlingeni. Në të gjitha fjalimet
si të Luz Thaçit, Çerkin Bytyçt, Xhavit Muqakut etj u theksuan vlerësime për jetën dhe
veprën e Nënës Tereze. Këtë mbrëmje festive e hijeshuan dhe i dhanë një vlerë të
veçantë kombëtare vallet e grupit të vallëtarëve nga kjo shoqatë të përgatitur në
mënyrë profesionale nga koreografi i mirënjohur Rrustem Selca. Këngëtarja e njohur
Vjollca Buqaj vazhdoj programin me këngët e saja shumë të pëlqyeshme.

NË STUTTGART

Misioni Katolik Shgqiptar, si një subjekt shumë i rëndësishëm në Gjermani i cili
vepron që 26 vjet në formën e plotë juridike, në muajin tetor pat një Meshë Shejte
pikërishtë për këtë përvjetor. Para shumë besimtarëve dhe mysafirëve këtë Meshë e
celebroj Pater Marjan Lorenci, famullitari i famullisë Nëna Tereze në Stuttgart. Që në
fillim ai përshëndeti të pranishmit e pasaqerisht zëvëndës Konsulin e Konsulatës së
Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Ymer Lladrovcin. Po e fillojmë këtë Meshë
Shejte me lutje për shpirtin e Nënës Tereze. Po e fillojmë këtë Meshë në emër të Atit,
të Birit dhe të Shpirtit Shejt. Ai i cili nuk dinë të festojë nuk dinë të jetojë Ne si
shqiptarë dhe besimtarë jemi tubuar sot për të festuar dhe kujtuar përvjetorin e
Nënës Tereze. Ky është viti i Nënës Tereze dhe ne përmes veprave dhe dashurisë së
sajë duhët të krenohemi. Duhët të jemi krenar si popull shqiptar që kemi pasëp një
nënë të tillë. Kemi pasë dhe do të kemi ne si popull që ti dhurojmë njorëzimit
përsonalitete të tillë. Si bijë dhe bija të Nënës Tereze kemi edhe përgjrgjësi duke bërë
vepra të mira, duke ruajtur dhe kultivuar gjuhën tonë amtare, të jemi në shërbim të
vetës,familjës, kombit atdheut etj. I lutemi të Lumës Nënës Tereze për mirësinë tonë
dhe dashurinë tonë. Ky ishte predikimi i Pater Marjanit në Meshën Shejte mbajtur
për shpirtin e Nënës Tereze në Stuttgart.
Si gjithnjë, kori i Misionit Katolik Shqiptar në Stuttgart me programin e pasur artistik,
recitime dhe recital, i përgatitur nga motrat Terezina Paluca dhe Roza Qerkini, i dha
një hijeshi dhe bukuri kësaj Meshe. Duhët përshëndetur organizimin e mirë të
Këshillit të Misionit për çdo detal. Në fund për të pranishmit u dha një koktel rasti.
Dhe më të vërtetë krenohemi me vlerën tonë kombëtare të Lumën Nena Tereze.

 Kori i Kishes ne shtutgart

Kori i Misionit Katolik Shqiptar në Stuttgart

 

mesha ne shtutgart

Pater Marjani gjatë Meshës Shejte

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen