Alvin Karaqi shkėlqen nė Las Vegas

Prishtinė, 15 Prill 2009 (rrezore.com) Koha 12.50:00

Karateistėt e klubit “Ippon”, kanė shkėlqyer nė turneun ndėrkombėtar nė “Ozawa Cup 2009”, i cili ėshtė mbajtur nė Las Vegas tė SHBA-ve.

Alvin Karaqi dhe Herolind Nishevci  , kanė fituar medalje tė artė duke mahnitur tė pranishmit nė kėtė turne prestigjioze, madje Alvin Karaqi u shpall kampion nė kategorinė 15-17 vjet nė versionin e FBK (WKF).

Trajnerja e klubit “Ippon”, Shqipe Zogiani, ėshtė shprehur shumė e lumtur mė paraqitjet qė kanė treguar garuesit e saj.

“Jam e kėnaqur me rezultatet dhe paraqitjet qė kanė treguar garuesit e klubit tim. Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi ishin trimat e mbrėmjes duke fituar nga dy medalje te arta dhe nga njė medalje tė bronzte. Alvin Karaqi u shpall kampion nė kategorinė 15-17 vjeēare nė versionin e FBK (WKF), ku nė finale mposhti njė garuese meksikan nė mėnyre mjaft bindėse me rezultat 4:1”, ka thėnė Zogiani.

Sipas Zogianit, kampion nga ky turne ka dal edhe Herolind Nishevci nė versionin “Ipon Shou”.

“Nishevci ka triumfuar nė versionin “Ipon Shou” nė kategorinė 15-17 vjet, duke mposhtur pesė garues, ndėrkaq nė takimin final mposhti kundėrshtarin nga San Diego, me rezultat bindėse 4:0”, ka thėnė Zogiani.

Nė kėtė turne pjesėmarrės ishin mbi 1000 garues nga mbarė bota.



Alvin Karaqi dhe Herolind Nishevci