Antikiteti i Prizrenit
Mr. Bedri Muhadri
Prizreni nė burimet historike mesjetare (1)
Antikiteti i Prizrenit
Prizrenin e hasim nė shumė burime historike, si nė dokumentet me karakter politik, ekonomik, po ashtu edhe nė kronika e udhėpėrshkrime, vepra fetare dhe shkencore. Prizrenin e ndeshim me emra tė ndryshėm. Sipas dokumenteve latine, Prisrien, Prisrenum, Presarin, Prisarano, Presreno, Pristren, Prisarini, etj. bizantinėt e quanin: Petrizen, Prizorian, Prizdriara etj; nė dokumente sllave: Prizren, Prezren, Prizrin, Prizdren, Prezdrin etj; nė dokumente osmane ndėrkaq e ndeshim me emrat Tarzerin, Perserin, Zerin, Prizerin, etj. Lidhur me kohėn e formimin e qytetit tė Prizrenit , se a i takon periudhės antike, apo themelimi i qytetit i pėrket periudhės sė mesjetės, shpjegimet e sotshme bazuar nė rezultatet e deritanishme arkeologjike, shprehen se lokaliteti antik Theranda nuk ndodhet nė vendin e sotėm tė Prizrenit. Por, kjo gjė nuk do tė thotė se ky qytet nuk ėshtė themeluar si vendbanim dhe ti pėrkasė kohės antike, meqė dihet se sa i pėrket tė kaluarės sė trevės sė sotme tė Kosovės gjatė mesjetės sė hershme, nuk kemi kurrfarė dėshmish tė shkruara.
Ulpiana dhe rruga Via Egnatia
Me fjalė tė tjera prej shek. VI e deri nė shek. XI, kemi zbrazėti sa i pėrket studimit tė onomastikės tė Kosovės nė pėrgjithėsi. Andaj, duke pasur parasysh zhvillimin e konsiderueshėm tė qytetit tė Prizrenit nė mesjetė, domosdo qė na shtynė tė shėnojmė burimet qė zėnė nė gojė vendbanime qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn ndėrlidhen nė rrjedhėn e zhvillimit te qytetit tė Prizrenit. Kėshtu, zėmė nė gojė shėnimet qė i referohen lokalitetit antik Therandės.
Tė dhėnat e para gjeografike mbi lokalitetin e Therandės nė formėn Thermidava e hasim qė nga koha antike, nė veprėn e K. Ptolemeut (87-150), Gjeografia. Nė librin e dytė, nėn titullin Iliridis, nė provincėn Dalmatiae situs pėrmendet (kaptina XVI, tbl. 5) lumi Drylon tek Monte Scardo dhe qyteti Thermidava.
Nė kohėn romake kėtė lokalitet e gjejmė tė shėnuar me emrin Theranda nė hartėn e famshme Tabula Peutingeriana. Kjo ėshtė harta e rrugėve ushtarake tė Perandorisė Romake, e cila supozohet se i pėrket shek. III. e pėrfundua nė shek. IV. Pėr ne ka rėndėsi tė posaēme, sepse gjatė pėrshkrimit tė rrugės Nassiu Lissus (Nish Lezhė) qė kalonte nėpėr trevėn e Kosovės sė sotme janė dhėnė edhe emrat e stacioneve me largėsitė e tyre nė milje, e kėto janė: Vindenis XIX, Viciano XXV, dhe Theranda XXX.
Besohet se romakėt nė fillim tė shek. I dhe nė mbarim tė shek. II, nė themelet e lokaliteteve tė Therandės antike bėnė qė ky qytet tė jetė qyteti i parė me qendėr tė zhvilluar nė Dardaninė antike. Ngritėn rrugėn kryesore qė e lidhte qytetin e Shkodrės, nė atė kohė si njė qendėr e madhe tregtare nė veriperėndim tė Shqipėrisė sė sotme. Kjo rrugė tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesėn qendrore tė Ballkanit dhe me pjesėt lindore tė Perandorisė Romake. Pastaj lidhej me Ulpianėn nė rrugėn kryesore - Via Egnatia.
Toponimet ilire
Vendbanimin Theranda, nė fundin e shek. VII dhe fillimin e shek. VIII, e hasim nė njė vepėr me pėrmbajtje gjeografike tė quajtur Cosmografia (Pėrshkrimi i botės) nga njė autor i panjohur nga Ravana, pėr ēka edhe u quajt Anonimi i Revanes. Kjo vepėr bėn fjalė pėr shumė emra gjeografikė tė Ilirisė, e ndėr to edhe tė Dardanisė qė kanė tė bėjnė me Kosovėn e sotme, siē janė: Vindinisi, Theclana, Theranda dhe Gubelion.
Por rreth lokalizimit tė Thermidaves te Ptolemeu dhe Therandės te harta e famshme Tabula Peitingeriana, si dhe nė Anonimin e Revanės janė shfaqur mendime tė ndryshme. Pėrderisa studiuesi Miller e lokalizon te fshati Drenoc i Dulės, njė grup tjetėr hulumtuesish e qesin te Gjakova e sotme. Interesant ėshtė propozimi i Tomashekut, i cili e lokalizon nė rrethin e Malishevės nė vendin e quajtur Banja, duke e lidhur emrin latin tė tij terme me Therandėn. Sipas kėsaj del se kėtu nė kohėn romake ekzistonin po ashtu terme, nga e cila fjalė, sipas tij, edhe u mor emri Theranda. Mirėpo, lokalizimi me adekuat qe mbėshtet sot ėshtė afėr Suharekės, pėr ēka studiuesit I. Jastrebov dhe E. Ēershkov vendndoshjen e Therandės e lokalizojnė nė fshatin Tėrnje tek fusha e Trozhdės, 15 kilometra nė verilindje tė Prizrenit tė sotėm.
Nekropolet antike
Mirėpo, vendbanimi Theranda sipas disa studiuesve si K. Jireēek, Z. Mirdita, J. Dranēolli, duhet tė gjendej nė vendin e Prizrenit tė sotshėm, pra si pararendės i tij. Kjo mund tė argumentohet me zbulimet e gjetura nė kėto lokalitete, si Terma ose banja romake, materiali epigrafik (nė afėrsi tė kishės sė Shėn Premtes dhe tė Farmakosit), si dhe mbeturinat e nekropoleve antike nė vendin ku sot gjendet Muzeu Arkeologjik i Prizrenit, si dhe me pozitėn e rėndėsishme tė Prizrenit. Bri arteries sė njohur Lissum-Naissus kalonte edhe rruga antike prej Tetovės (Oaenum) nėpėr Malet e Sharrit (Monte Scardo) pėr nė Prizeren, Shkodėr, pėrkatėsisht Lezhė. Mendohet se kjo rrugė duhet tė jetė ndėrtuar nė shekullin II p. e .s. Nėpėr tė, mė 169 p. e. s., kaloi edhe njė delegacion i Perseut, mbretit tė atėhershėm tė Maqedonisė qė shkonte pėr nė Shkodėr. Lidhur me antikitetin e Prizrenit ishte shumė interesante edhe e dhėna e dijetarit E. Spencer, i cili themelimin e Prescoperės (Prizrenit) e lidh me kohėn e sundimit tė Filipit II tė Maqedonisė (359-336 p.e.s.).
Dardania
Burimet historike mesjetare pėr Prizrenin janė tė shumta. Prizrenin, Peterzenin, me kėtė emėr pėr herė tė parė e ndeshim nė shek. VI nė veprėn De aedificiis (Mbi ndėrtimet) tė historianit tė njohur bizantin Prekopit (Precopii Caesariensis fundi i shek. V deri nė vitin 565), qė veproi gjatė kohės sė Perandorit Justinian (527-565). Nė veprėn e tij gjejmė pėrshkrime tė rėndėsishme mbi territorin e Dardanisė. Nga vepra nė fjalė shihet se pėr tu mbrojtur nga sulmet e popujve barbarė perandori bizantin Justiniani (qė ishte me prejardhje ilire) vetėm nė Dardani ndėrtoi 8 kėshtjella tė reja dhe rimėkėmbi 61 tė tjera qė patėn pėsuar shkatėrrime tė mėdha me rastin e invadimeve tė popujve barbarė, si hunėve, avarėve dhe sllavėve. Nė mesin e kėshtjellave tė rimėkėmbura pėrmendet edhe ajo e Petrizenit, e cila e zėvendėsoi emėrtimin e mėparshėm Therandėn antike.
Nė burimet bizantine Prizreni ėshtė quajtur Prisdriana. Ky emėrtim gjendet ne aktdhuratėn e vitit 1020 tė perandorit bizantin Vasilit II.
vijon