Dedė Preqi
DR.IBRAHIM RUGOVA-BĖRTHAMĖ E LĖVIZJES SHQIPTARE DHE ARKITEKT I DEMOKRACISĖ
-1944- 2006-janar-
Nė vend tė pėrvjetorit-
IBRAHIM RUGOVA u lind mė 1944 nė Cercė tė komunės sė Istogut.Babėn dhe gjyshin ia ekzekutojnė komunistat serb.Shkollimin e mesėm e mbaroi nė Pejė,dhe nė Prishtinė diplomoi nė degėn e Albanologjisė me 1971.Nė Paris ndoqi njė vit akademik studime shkencore nė fushėn e letėrsisė.Me 1984,mori doktoratėn nė Universitetin e Prishtinės.Dr.Rugova ėshtė autor i dhjetė e mė shumė librave.Dy dekada dr.Rugova punoi nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė,si hulumtues i letėrsisė.
Nė vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.Ndėrsa me 23 dhjetor 1989,
dr.Rugova u zgjodh kryetar i LDK-sė,partia e parė politike nė Kosovė,nė kohėn kur ende ishte nė kė-
mbė regjimi komunist.Me udhėheqjen e LDK-sė,dr.Rugova tuboi rreth vetės shumicėn e popullit shqiptar,dhe nė bashkėpunim me forcat tjera politike shqiptare,i prijnė institucionalizmit pėr pavarė-
sinė e Kosovės.Nė vitin 1992,dr.Rugova u zgjodh kryetar i Republikės sė Kosovės.Dhe nė mars tė vitit
1998,LDK-ja,e fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvend,dhe dr.Rugova u rizgjodh kryetar i Republikės sė-
Kosovės.LDK-ja,u formua nė kohėn e lėvizjeve tė mėdha,nė pėrpjekje pėr tu liruar nga robėria e komunizmit.Asnjėri nuk pranonte tė vendosėt nė krye tė lėvizjes,e cila i paraprinte ēlirimit nga ajo vorbull e rrezikshme,vetėm dr.Rugova e muar pėr sipėr kėtė mision tė lirisė ,pikėrisht nė momentet mė delikate.Nga kėtu fillon ndryshimi i historisė sė Kosovės.Diplomacia e Rugovės ishte si njė shpėrthim demokratik i pa ndalshėm pėr ti thyer barierat e asaj kohe me njė regjim tė egėr.Vizita e dr.Rugovės nė Amerikė ishte njė kthesė e madhe historike,i cili u pritė si njė burrėshtetas i rrallė,dhe Presidenti Bush i parė,qė atėherė ia dha vijėn e kuqe Beogradit.Kjo ishte syqeltėsia e Rugovės dhe alternativa e tij pėrballė flakės dhe zjarrit serb,qė po e pėrpinte Ballkanin.Shumica e njerėzve tė menqur dhe e historianėve e pėrkrahėn idenė e Rugovės,dhe pajtohen se lufta e dėmton ēdo popull,e dėmton dhe kulturėn e tyre dhe redukton ēdo themel tė saj,njėherit shqiptarėt ishin tė dėmtuar qė nė kohėn e Gjergj Kastriotit, e deri tani nė kohėn e Adem Jasharit.Koncepti i Rugovės ishte paqėsor,ishte njė studim i thellė rugovjan,sepse e kishte tė gjallė konceptin pėr lirinė e shqiptarėve pa e dėmtuar popullin,nga se ishte mė e rėndėsishmja,dhe beteja mė e frytshme pėr fitore.
-Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė :
Mė 1995,dr.Rugovės iu dha ēmimi pėr paqė i Fondacionit PAUL LITZER nė Danimarkė.
Mė 1996,u shpall Doktor Nderi(Hanuris Causa)NĖ Universitetin e Parisit,Serbonė,Francė.
Mė 1998,iu nda ēmimi SAHAROV i Parlamentit Evropian .
Mė 1999,dr.Rugova mori ēmimin pėr Paqė,nė qytetin Mynster tė Gjermanisė,ndėrsa u shpall qytetar
Nderi i qyteteve italiane -Venedikut,Milanos dhe Breshias.
Nė vitin 2000,dr.Rugova muar ēmimin pėr Paqė tė Unionit Demokratik tė Katalonisė"Manuel Carrosco"i Fomiguera,nė Barcelonė.
Nė vitin 2004,Fondacioni panevropian Caudenhove-Kolergi,I ka nda dr.Rugovės ēmimin e Evropės.
Nė vitin 2004,dr.Rugova,nė qytetin Atverpen tė Belgjikės ėshtė shpallur Senator Nderi I Evropės nga
Senati Evropian.
Mė 9 shtator 2004,dr.Rugova u shpall Doktor Nderi(Hanoris Causa)i Universitetit tė Tiranės.
Mė 20 nėntor 2005,Kėshilli i Qytetit tė Nju Jorkut,e ka nderuar dr.Rugovėn me njė mirėnjohje tė veqantė,pėr pėrkushtimet e tij nė afirmimin e parimėve tė demokracisė,dhe pėr udhėheqjen e tij politike.
-Dr.IBRAHIM RUGOVA ishte njė lider unik,ishte original,tolerant dhe shumė i durueshėm,qė do tė thotė se ishte dhe njė intelektual i thellė dhe shumė i matur,i cili jepte pėrshtypjen e thjeshtė,por thjeshtėsia e tij e kishte seriozitetin e veqantė tė cilin e kuptonim mė vonė.Ai nuk ishte njeri i luftės,
ishte njeri i paqės dhe suksesėshėm e mbajti timonin e paqės deri nė momentin e shpėrthimit tė lu-ftės,dhe fare mirė e kuptonte se ajo ėshtė e organizuar shumė mė herėt,por shpresėn e madhe e kishte te miqtė amerikan dhe evropian tė cilėt nuk do ta lėnė nė rrugė.
Dr.Rugova ishte njė njeri i thjeshtė,por njė President"Sui generis".Ai nuk kishte armė ,as ushtri dhe as presidencė apo zyre,dhe nė ato kushte ky President pritet prej shefave tė shtetėve tė ndryeshme.
Ishte njė shkrimtar dhe intelektual i madh,i cili pa rezerva u pranua nga liderėt e fuqive tė mėdha,dhe
i pari qė promovoi idenė e pėrkatėsisė Perėndimore ,tė kulturės , historisė ,tė trashėgimisė dhe tė traditės kombėtare shqiptare.Prej kur ishte Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės,i pari pas Luftės sė dytė Botėrore,internacionalizoi qėshtjen e Kosovės,i cili kishte si opsion vetėm dy fjalė:
"PAMVARĖSIA E KOSOVĖS",qėshtje qė do tė qetėsonte rajonin dhe Ballkanin. Dr.Rugova ishte i pari i cili e afroi kėtė opsion dhe muar kėtė detyrė aq tė madhe historike,sepse thoshte,Pavarėsia e Kosovės,ėshtė rruga mė e shkurtėr dhe mė e jetė gjatė pėr Kosovėn.Presidenti Rugova kishte shumė shokė qė e pėrkrahnin,por kishte dhe tė tjerė tė cilėt e shoqėronin me rezerva,duke shikuar se ēka po bėhėt dhe pa ndonjė dobi politike duke e lėnė nė rrugė...dhe janė bashkangjitė partive tė tjera.
Periudha e komunizmit ishte periudha qė dallohej ky lloj i shqiptarėve,dhe shumė prej tyre e shihnin diktatorin E.Hoxha,si njė pėrsonifikim tė qėshtjes nacionale,prej cilėve ka edhe sot qė i besojnė demagogjisė sė tij.Dr.Rugova ishte ndėr tė parėt qė kishte bėrė hapin e domosdoshėm dhe rrinte largė nga kjo dogmė utopike.Edhe kur kishte qenė nė Shqipėri nė vitin 1991,nuk ishte pėrkulė para varrit tė E.Hoxhės,duke dhėnė njė mesazh tė ēartė se ai e kishte njė politikė tė gabuar.Sot kemi plot ithtar tė asaj politike nė Kosovė,tė cilėt e urrenin Rugovėn pėrshkak tė qėndrimėve tė tija antienveriane dhe regjimit komunist.Por nė kohėn paskomuniste dr.Rugova ndėrtoi marrėdhėnie tė mira me shtetin shqiptar dhe dr.Sali Berishėn,tė cilėt synuan ide tė njėjta dhe kordinuan pėrpjekjet e tyre nė integrimet nė NATO,dhe nė Bashkėsinė Evropiane,si edhe pėr njohjen e tė drejtės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr shtetformim.Dr.Ibrahim Rugova ishte njė ndėr figurat mė ėmblematike tė kombit shqiptar.Ai zgjodhi rrugėn e paqės dhe durimit,pėr ta ruajtur popullin shqiptar nga bishat e egra dhe ēetnike qė ishin nė krye tė regjimit serb.Ai diti ta drejtoi popullin nga perėndimi e SHBA-tė.
Udhėheqja politike e dr.Rugovės kishte shumė alternativa pėr ta shpėtuar popullin nga gjenocidi serb,i cili kishte planifikuar ēfarosjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga trojet e veta,pėr ta kolonizuar Kosovėn me popullatė serbe nga teritoret tjera tė Republikave ish-jugosllave.Ai zgjeroi fuqishėm idenė se populli shqiptar nuk ėshtė fundamental siq predentonte e fyente shqiptarėt shteti serb,dhe
Dr.Rugova diti tė shmang luftėn nga Kosova,para se tė filloi nė Bosnje,dhe se Kosova ishte fare e pa organizuar.Filozofia e tij ishte shumė bindėse edhe pėr Bashkėsinė Ndėrkombėtare,e cila u bind se Serbija duhet tė largohet nga Kosova njėherė dhe pėrgjithmonė.Dr.Rugova u bėri tė ēartė Bashkėsisė
Ndėrkombėtare se populli i Kosovės nuk don luftė por donė paqė,liri,demokraci dhe shtetin e vet tė pavarur.Vetėm bota demokratike nė krye me SHBA-tė,e kuptuan fare mirė dr.Rugovėn,sepse ishte dhe ideja mė e mirė e qytetėrimit,por Millosheviqit ia piu sorra mendėt dhe NATO,e bėri tė vetėn,du-ke e dėbuar okupatorin serb nga Kosova,dhe mė vonė diktatori e dėnoi vetėn pa e dėnuar ende gjykata e Hagės.Dr.Rugova la shumė vepra tė mira dhe tė mėdha,qė dallojnė pėr tė mirė nga njėra-tjetra,si psh.Dardani antike,pavarėsi,paqė,prosperitet,vetėvendosje,demokraci dhe tė gjitha kėto e pėrbėnin njė vepėr tė madhe,Pamvarėsia e Kosovės.Ai krijoi njė miqėsi tė madhe dhe tė pėrhershme nė mes SHBA-ve,dhe Kosovės.Dr.Rugova edhe gjatė studimeve kishte mėsuar pėr lėvizjet ēlirimtare paqėsore,dhe nga kėto,Ai u quajt edhe Gandist apo Mandelist,nga tė cilat lėvizje ishte frymėzuar edhe filozofija rugovjane.Edhe pse e pati vėshtirė tė shtegtoi me kėtė gjendje,Ai pėrballoi politikat serbe dhe rrymat e sistemit komunist,tė cilat ishin metodat e njė regjimi totalitar pėr shkatėrrimin e
Kulturės dhe etnologjisė shqiptare.Prandaj,dr.Rugova kishte ardhė nė skenėn politike nė kohėn mė tė duhur,nė kohėn kur vendi i tij kalonte kulmin e konflikteve shqiptar dhe serb,dhe ishte Ai,i cili u vendos nė krye tė lėvizjes politike,duke udhėhequr njė betejė dhe njė luftė tė pa barabartė ndajė njė shteti pushtues dhe shkatėrrues.Dr.Rugova si njė intelektual i dijės dhe kulturės,por edhe i guximit politik,pėrjetoi shumė skena tė ndryeshme politike dhe revanshe tė ndryeshme nga antishqiptarėt,
dhe akademik tė shkencave serbe nė krye me D.Qosiq dhe tė tjerė,dhe kohėn e Millosheviqit kur e dha betimin me 1988,me formulėn e tij hitleriane"Serbija ose do tė jetė e madhe,ose nuk do tė ekzistoi fare".Tė gjitha kėto ishin sfida tė mėdha pėr Rugovėn dhe shqiptarėt,sepse politika serbe dis-kriminuese rritej e shtohej ditė pėrditė kundėr pėrsonalitetėve tė politikės ,kulturės dhe shkencės shqiptare para syve tė botės,dhe ishin tė rrezikuar shqiptarėt kudo qė ndodhėn,mbrenda dhe jashtė vendit tė vet,ku shumica e tyre intelektual pėsuan nė mėrgatė.Na ishte dhe njė kohė,kur shumė njerėz tė tipit "antirugovjan",bėnė pėrpjekje pėr ta likuiduar Rugovėn,kėto ishin opsionet e atyre shqiptarėve tė cilat pėrputhėshin me opsionet e Millosheviqit.Shumica e tyre mveshėn etiketime tė ndryeshme,tė cilėt nuk ishin vetėm nga socialistėt tiranas,por edhe nga "qosiqėt"kosovar,dhe vetėm njė koment nga Qosja ku thonte :E kėshillon Rugova popullin,ta bėjė jetėn e robit",dhe kjo nuk ishte e vėrtetė se,Ai thoshte:"Gjithkush ka tė drejtė ta mbrojė pragun e shtėpisė sė vet".Kishte dhe plot tė tjerė si Qosja,qė shisnin pollavra filozofike,por Rugova nuk e ndali lokomativėn e vet deri nė fund tė jetės.Rugova na bėri tė ndjehėmi shqiptar kosovar dhe dardan,na bėri tė ndjehėmi tė sjellshėm e jo tradhėtar dhe vrastar tė lirisė sė individit dhe shoqėrisė.Edhe pas mbarimit tė luftės mė 1999,kur "egot"luftonin pėr pushtet,dhe kishte shumė "rrahagjoksa"tė cilėt thonin se,ne e kemi ēliruar Kosovėn me pushkė,dr.Rugova ngadhnjeu dy herė nė zgjedhjet lokale dhe nacionale,duke u zgjedhur si President i vendit.Dr.Rugova ishte i lidhur edhe me mėrgatėn shqiptare,i cili krijoi miqėsi nė vendet e perėndimit,si nė SHBA,Gjermani,Zvicėr dhe shumė vende tė tjera me shqiptar nė mėrgatė,ku kishte hapur dyert nė gjithė botėn e qytetėruar,pėr ta ndėrtuar tė ardhmėn e Kosovės.Dhe gjithė ajo mėrgatė nė kohėn e luftės nė vitin 1999,i erdhėn nė ndihmė Kosovės ,tė cilėt dhanė njė kontribut tė veqantė dhe tė gjithanshėm.Mėrgata shqiptare pėrveq ndihmės materiale dhe fizike pėr Kosovėn,ka luajtur dhe njė rrol tė veqantė nė prezentimin e qėshtjes sė Kosovės nė perėndim.
Dr.Rugova e la skenėn politike tė Kosovės nė rrethana shumė tė ndieshme me 21 januar 2006,dhe largimi i Rugovės ndikoi menjėherė nė reformėn partiake,dhe u reflektue shumė ēartė nė zgjedhjet e pastajme ku LDK-ja,u lėkund menjėherė,dhe pėsoi ramje drastike.Vdekja e Presidentit Rugova,e la njė zbrazėti qė nuk mund tė pėrmbushėt kurrė,sa i pėrket lidershipit tė vendit,nga se Rugova mbėrriti tė bėhėt njeriu i parė qė i parapriu Lėvizjes pėr pavarėsi.Trashėgimia e Rugovės ėshtė e veqantė e cila siguroi historinė e njė populli dhe tė njė Lėvizjeje pėr pavarėsi.Trashėgimia e Rugovės ėshtė edhe LDK-ja,e cila u lėkund lehtė menjėherė pas vdekjes sė Presidentit,e cila sot ėshtė shumė pak e pėrballueshme nė unitetin mbrenda partiak,dhe hyrja e saj nė koalicion me PDK,ka pėsuar rrolin e saj dhe nuk ka mundur tė tregoi rrezulltate tė dukshme nė skenėn politike tė vendit sikur mė herėt.
Tani u bėnė katėr vite kur Presidenti Rugova u nda nga kjo botė,duke lėnė njė zbrazėti tė pa plotėsuar.U nda nė kohėn mė tė pėrsėritur j a n a r i n ,ku u ndanė edhe shumė njerėz tė mėdhenj tė kombit,dhe ky muaj mbetėt i pa harruar dhe historik me flakadanėt e vet,qė me gjakun e tyre tė ngrohtė,shkrinė akujt dhe acarėt mė tė egėr tė kohės...
Presidenti Rugova kishte pak fjalė,por heshtjes sė tij nuk ka mundur askush ti rezistoi.Ai kundėrshtarėt e vet i ka mundur me buzėqeshje.Njė njeri qė nuk pati armė force,pos besės dhe fjalės qė ngjalli forcėn e vėrtetė nė vete dhe nė popull,duke i rezistuar njė force tė fuqishme,tė armatosur dhe tė egėr.Filozofia politike e Ibrahim Rugovės dhe vizioni i tij pėr Kosovėn,ėshtė boshti i gjithė spektrit politik kosovar,dhe kjo filozofi politike ka nevojė tė pėrvetėsohet nga gjithė politikanėt shqiptarė nė gjitha trevat ballkanike.Dr.Rugova ishte dhe njė shkrimtar i madh i letėrsisė,dhe prijės i madh i politikės,qė tė dyja e kalitėn dhe e bėnė njė IBRAHIM KOSOVA.
Ai i ēmoi shumė dhe dy figura tė veqanta,Nėnėn Tereze dhe Papėn Gjon Pali dytė.Ai e deshti shumė dhe Pjetėr Bogdanin,dhe sėbashku pushojnė sot nė "Bregun e Diellit"nė Prishtinė,tė mbėshtjellė me flamurin e Dardanisė antike.