Dedė Preqi

T U N E L I   I   D R I T Ė S   K O M B Ė T A R E

Bjeshkėt shkėmbore,malet e larta dhe lugjet e pa depėrtueshme tani mė u shėndėrruan nė njė tunel tė ndritshėm,njė tunel qė shembi tė gjitha ato pengesa  dhe arriti qė tė bashkohet Shqipėrija dhe Kosova jo vetėm shpirtėrisht por edhe fizikisht e kombėtarisht.Vitėt kanė lėnė gjurmė tė thella nėpėr grykat e atyre maleve,atyre kreshtave tė rrezikshme ,dhe sot nė ballin e rrezatuar tė tunelit tė Kalimashit nuk fshehet  mė ajo ėndėrr misterioze,e cila gėlltiti dhe fshehu gjithēka  nė mbrendėsinė e saj.Ato gryka e male dukeshin si goja e pėrbindėshit dhe vetėm historija i tregon tė vėrtetat dhe rrugėt e saja hiroglife,qė pėrbiu shumė njerėz tė cilėt ishin fajtor vetėm se e pėrshkuan kėtė rrugė, pėr ti dėrguar pėrshėndetjet,pėrqafimet dhe urimet ndėrvėllezėrore te njėri-tjetri,tė penguar jo vetėm gjeografisht,por edhe dhuna e barbarija e njeriut qė u mundua ti pėrbuzi tė gjitha veprat njerėzore e kombėtare .Sa herė shqiponjat e fuqishme  i pėrplasėn krahėt e tyre duke kaluar grykave e maleve,pėr ta shuar mallin dhe etjen me lėngun e borės nga bjeshkėt e larta,dhe gjithėherė tė druara nga retė e zeza me bumbullima dhe rrufetė e pa mėshirshme tė kohės.Sa herė ushtarėt e Uēk-sė,nėpėr kėto male e gryka,kaluan kufirin ,tė ngarkuar me municion nga Shqipėrija pėr ta sjellur nė Kosovė,pėr tė luftuar okupatorin zhugan dhe tė pa ngopur .Sėcila rrudhė e ballit,mėsheh diēka nė vete,shprehet plaku shumė vjeqar i rrethit tė Kalimashit,dhe tani tuneli i ndritshėm dhe shumė vepra tė mira ndėrshqipėtare  po ma ndriqojnė ballin,ndėrsa rrudhat i ka zėnė koha pėrfundi ,por dėshira e ime ėshtė qė ju brezi i ardhėm ti gėzoni kėto vepra tė mira,janė veprat e juaja,janė vepra tė Sali Berishės dhe shokėve tė zgjedhur tė tij tė zellshėm,punėtor dhe kombėtar,sepse nė kohėn e Enver Hoxhės,i dimė tani tė gjithė se ēfarė tuneli tė zi ndėrtoi pėr popullin shqiptar dhe kombin nė pėrgjithsi.
K u sh  m u n d e t  t ė  th o t ė se bashkimi kombėtar ėshtė i pa m u n d sh ė m?...
Sa herė ėshtė sajuar gogoli i frikshėm i krijimit tė "Shqipėrisė sė madhe",ky ishte njė shqetėsim jo vetė i fqinjėve por edhe i Evropės.Kjo ide u imponua vetėm te shqiptarėt,ndėrsa kur ndodhi bashkimi i dy Gjermanive,asnjė nuk e kundėrshtoj,sepse ishte e drejta e tyre pėr bashkimin kombėtar,njėherit paqa dhe stabiliteti janė nė favor tė tyre dhe rajonit,e jo sikur te shqiptarėt qė akuzoheshin pėr njė ide tė tillė ,sepse ndodh e kundėrta,dhe dihet historikisht se shqiptarėt nuk i shpėrthyen luftrat,por luftrat nė ballkan i shpėrthyen sllavėt.Mė vonė,fuqitė e mėdha dhe Evropa e kuptuan mirė se nuk duhet tė bėhėt luftė pėr ti mbajtur nė kėmbė padrejtėsitė ndaj shqiptarėve,por ato padrejtėsi duhet ndihmuar,ashtu siq ndėrhyri NATO,nė vitin 1999 nė Kosovė,kundėr terrorit serb,duke e ēliruar nga pushtimi dhe dhuna barbare qė zgjati me shekuj,njė popull qė nuk kėrkoj mė shumė se lirinė dhe shtetin e vet demokratik dhe sovranitetin e saj nė teritoret e veta.Dhe 17 shkurti 2008,shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės,ishte ngjarja e dytė madhore dhe kombėtare pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė me 1912,dhe tani kjo ngjarje historike nuk ka se ēka tė analizohet dhe komentohet,sepse ishin qėshtje tė drejtėsisė politike dhe juridike tė kombit shqiptar,sikur kombet tjera.Sot nuk duhet tė frikėsohet askush se bashkimi kombėtar shqiptar po bėhėt,por jo nė atė formėn e dashakqinjėve pėr njė "Shqipėri tė madhe"por,nė mėnyrėn mė adekuate,i cili nuk e pengon as integrimin e shqiptarėve nė Evropė,por i jep edhe mė shumė mirėkuptim integrimit evropian,si   dy shtete shqiptare tė barabartė me kombet tjera evropiane.
H a p j a   e  t u n e l i t  tė K a l i m a sh i t ,ėshtė sot njė pjesė e kryeveprave tė bukura dhe madhėshtore tė popullit shqiptar,duke e quajtur dhe hapje tė zemrave shqiptare,qė dėshmon se nuk ka bjeshkė as male qė ndanė kėtė popull,as shpirtėrisht ,as fizikisht.Me 31 Maj 2009,Kryeministri i Shqipėrisė dr.Sali Berisha,kuvendarja e qmuar shqiptare Jezofina Topali,ministri i jashtėm dhe politikan i spikatur z.Basha dhe shumė ministra tė Kabinetit qeveritar tė Shqipėrisė,bėnė inaugurimin e tunelit nė Kalimash,ku Kryeministri Berisha,shembi nė mėnyrė simbolike murin e fundit ndarės tė tunelit,pėr tu takuar me anėn tjetėr me Kryeministrin e Kosovės zotėri Hashim Thaqin,sė bashku me shumė ministra dhe qeveritar tė tjerė dhe njė masė e madhe popullore e ardhur nga Kosova dhe viset tjera.Ishte njė gėzim i madh dhe i pa pėrshkruar,nuk mund ta quajsh ndryshe se "Njė pėrqafim kombėtar",njė pėrqafim vėllezėror nė mes tė tunelėve,po thuaj se tė ndarė ,por tė bashkuar si kurrė mė parė,tė cilėt nė kėtė ditė po festojnė njė mrekulli shekullore dhe kombėtare.Me fjalėn e rastit z.Berisha e pėrgėzoj popullin shqiptar tė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe falenderoj miqtė duke thėnė:Kjo ėshtė njė vepėr e madhe gjithė shqiptare por,ėshtė edhe njė inkurajim i miqve shqiptar tė cilėt mė dhanė pėrkrahje dhe mbėshtetėn kėtė plan tė qėlluar tė kombit shqiptar,pėr njė lidhje mė tė mirė vėllezėrore dhe po hapėt njė koridor i mirėfilltė qė i lidhė edhe vendet tjera tė rajonit.Ishin shumė inkurajuese edhe fjalėt e zotėri Thaqit,i cili pėrgėzoj udhėheqjen qeveritare tė Shqipėrisė pėr kėtė vepėr gjigande,duke thėnė se,ky mur nuk na ndau me zemėr,dhe bjeshkėt i thyem qė mos tė kemi pengesa kurrė mė,dhe ky tunel tė mbetėt si tunel i dritės kombėtare,qė bashkon mė lirshėm kombin tonė njėherė e pėrgjithmonė.Kryemistri i Kosovės z.Thaqi,u zotua se pėr njė kohė tė shkurtėr,kjo rrugė do tė vazhdoj mė tutje,Vermicė,Prizeren dhe drejt nė kryeqendrėn e Kosovės nė Prishtinė.-Mysafir tė nderit e tė perurimit tė tunelit ishin shumė,prej tyre edhe miku i dashur i shqiptarėve dhe i pa ndashėm zotėri Wiliam Walker,njė diplomat i shquar amerikan.Fjalėt e z.Walker ishin tė ngrohta,icili e tregoi sinqeritetin e vet ndaj shqiptarėve nė kohėn mė tė duhur,dhe i pari e qjerri maskėn serbe para botės,dhe tregoj gjenocidin serb ndaj shqiptarėve.Prandaj zotėri Berisha me plot tė drejtė e quan-hero i ynė kombėtar.Zotėri Walker uron suksesėt dhe tė arriturat shqiptare tė dy anėt kombėtare dhe thotė:Gėzohem shumė pėr popullin shqiptar,dhe sa herė qė arrij nė kėto troje shqiptare,shoh ndryshime tė reja dhe shumė tė rėndėsishme,dhe  dėshiroj qė tė arrini jo vetėm me autostrada por edhe nė zhvillime tė tjera ekonomike dhe tė luftoni praktikat e rrezikshme dhe tė kqija tė korrupcionit.
-A do ti shkoj mendja ndonjėrit se ky tunel,mund tė arrihej nė kohėn e E.Hoxhės?
Ēdo shqiptar dhe kombėtar e dinė pėrgjegjėn,por vėshtirė tė mirret me mend ky projekt i cili nė atė regjim kurrė nuk ka guxue as tė skicohet me vija tė thjeshta lapsi.Edhe Enveri mbaroj tunele,por ato tunele ishin pa dritė,vetėm terr i zi,qė njeriu hynte dhunshėm,deshti e nuk deshti,por kurrė mė se pau diellin me sy.Ato tunele tė zeza E.Hoxha nuk i mbaroj pėr tė lidhur koridore me vendet fqinjė apo pėr tė bashkuar popullin shqiptar nė mes veti,jo ,kėtė nuk e kishte ide,por ideja e tij ishte vetėm nė "favor"tė shqiptarėve tė vet tė shkretė,dhe nėpėr ato tunele futi sa mė shumė shqiptar,ata tė cilėt ishin  kundėrshtarėt e tij,dhe hynė njėherė e nuk dualėn kurrė nė dritė.Gjithė materialin qė shfrytėzoj pėr ndėrtimin e "breshkave"kineze,pėr mbojtje tė vendit (kinse),mund tė ndėrtoheshin shumė ura e tunele aq sa ndėrtoi bunkera,por kuptohet se jo tė standartit tė sotėm.Edhe sot ka projektues tė tillė,nė Shqipėri dhe Kosovė,tė cilėt kanė plane tė errta pėr kombin e vet,dhe orvatėn ti realizojnė kėto plane tė mbetura nėpėr sirtarėt e vjetra dhe tė mykura tė njė regjimi tė prishur me diagnozėn antinjerėzore.
-Nisma pėr kėtė vepėr tė madhe tė kombit shqiptar,ėshtė si rrezulltat i pėrkushtimit dhe punės sė pa lodhshme tė Kryeministrit Sali Berisha dhe Partisė Demokratike,sė bashku me forcėn e vet qeveritare,e cila jep mundėsi frymėzimin e gjeneratave tė reja,pėr tė punuar dhe mė shumė nė tė mirė tė kombit shqiptar.Edhe pse ka shumė kundėrshtar tė tij pėrballė,tė cilėt nuk janė vetėm tė Berishės por janė edhe tė Shqipėrisė,ai e vijon luftėn e tij tė shenjtė pėr mbrojtjen e demokracisė dhe vlerat e saj.Presidenti S.Berisha,gjatė njė tubimi tha:Ky shekull,ėshtė shekulli i popullit shqiptar,(pa injoruar as njė komb tjetėr)pėr rrezulltatet e arritura tė kombit tonė,dhe e quaj kėtė shekull tė veqant,me Pavarėsinė e Kosovės,me Shqipėrinė nė NATO,dhe anėtarėsimin e saj nė Bashkimin evropian,dhashtė zoti shpejt edhe Kosova,si dhe tani me tunelin e ndritshėm qė lidhė shpirtin dhe zemrat shqiptare pėrgjithmonė.