Kadare: Thelbi i pazbėrthyer i Rambujesė

Nga Oliverta Lila

Si sot 10 vjet mė parė, lajmi pėr bombardimet e NATO-s pushtoi mbarė botėn. Njė kapitull i ri nė historinė e Kosovės. Ankth, mėdyshje, tmerr. Mė parė, fatet ishin shtruar nė Konferencėn e Rambujesė. Ditėt nė kėshtjellėn shekullore, bisedimet, vendimmarrjet, pėshtjellimet, edhe sot e kėsaj dite mbeten ende tė pazbardhura nė detajet e tyre. Nė kėtė pėrvjetor, nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn "Shqip", shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, shprehet se ka ardhur koha qė kėsaj ngjarjeje historike t‘i bėhet autopsia, "Jo pėr tė nxitur polemika shterpa, por pėr tė nxjerrė mėsime". Pse vendosi t‘i shkruante njė letėr delegacionit shqiptar? Pse nė ditarin e tij tė mbajtur atė vit flet pėr pėshtjellim tė madh tė shqiptarėve? A duhen thėnė tė vėrtetat e Rambujesė?

Shėnohen plot 10 vjet nga Konferenca e Rambujesė qė pėrcaktoi fatin e Kosovės. Nė kėtė pėrvjetor, si duhet tė pėrkujtohet kjo ngjarje?

Kadare: Ajo ėshtė e njė rėndėsie tė pazakonshme. Ka ngjarje qė pėr shkak tė afėrsisė duken mė tė rėndėsishme se ē‘janė. Ka tė tjera me tė cilat ndodh e kundėrta. Konferenca e Rambujesė hyn te kėto. Sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė tepėr ne do tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm pėr tė. Ajo jo vetėm duhet tė pėrkujtohet, por, nė radhė tė parė, duhet tė jetė njė rast pėr t‘i bėrė autopsinė. Jo pėr tė nxitur polemika shterpa, por pėr tė nxjerrė mėsime. Ēdo ditė e ēdo orė e saj duhet tė zbėrthehet imtėsisht, sepse ēdo ditė e ēdo orė e saj na tregon si nė pasqyrė ndėrgjegjen tonė, me tė mirat, po mė shumė me gjymtimet e saj. Asnjėherė njė pėrfaqėsi shqiptare nuk ėshtė gjendur nė njė nyjėtim aq dramatik. Fati i Kosovės, i krejt kombit shqiptar ka kaluar, siē thuhet, nė fill tė perit. Mund tė thuhet pa e tepruar se, pas gjashtė shekujsh historie tė turbullt, mijėvjeēari i tretė po hapte pėrpara shqiptarėve njė horizont tė ri. Por qė ta dallosh horizontin e ri, duhen sy tė kthjellėt. E sidomos mendje e tillė.

Ende sot, gjithė ēfarė ndodhi brenda asaj kėshtjelle mbetet e mjegullt. Ēfarė e pengon tė zbardhet kėtė tė vėrtetė?

Kadare: Ėshtė e vėrtetė se ende ka mjegull mbi ngjarjen. Me sa jam nė dijeni, me pėrjashtim tė shkrimeve tė herėpashershme tė Veton Surroit, njė ndėr pjesėtarėt kryesorė tė delegacionit shqiptar, nuk ka dėshmi tė shkruara tė besueshme. Meqenėse kam pak ditė qė ndodhem nė Tiranė, ditarin e ish-ministrit tė Jashtėm shqiptar tė kohės, P. Milos, nuk kam arritur ende ta lexoj. Ēfarė e pengon zbardhjen e sė vėrtetės? Nė raste tė tilla ka njė mėnyrė dhe vetėm njė. Ėshtė e vėrteta vetė. Nėse ajo thuhet, mjegulla e humb pushtetin. Nėse ajo, pėr arsye tė ndryshme, mbulohet, mos kini shpresė. Do tė vijnė tė tjerė pėr ta ndriēuar plotėsisht. E, pa dyshim, pėr ta gjykuar.

Ju keni qenė protagonist i gjithė atyre zhvillimeve. Njė letėr e juaja i dėrgohet delegacionit nė momentet mė vendimtare tė fatit tė Kosovės. A ishit ju zėri edhe i diplomacisė shqiptare?

Kadare: Nė asnjė mėnyrė nuk mund tė thuhet se kam qenė protagonist nė to. Jam gjendur rastėsisht pėrbri tyre dhe si njeri, si shkrimtar fare rastėsisht jam pėrkitur me ndodhinė. Aq mė pak mund tė thuhet se mund tė kem qenė zė i diplomacisė shqiptare. Nuk kam pasur asnjė lidhje me shtetin shqiptar. Nga telefonimi im me Kryeministrin Majko, kuptohet kjo gjė. Nė qoftė se kam marrė nė telefon ose jam takuar rastėsisht me ambasadorin Luan Rama, kjo ka ndodhur mė tepėr falė njohjes sė mėparshme. Pėrshtypja ime ishte se ai vetė nuk kishte ndonjė dijeni kushedi ēfarė pėr atė qė po ndodhte. Dhe kjo ishte e logjikshme, pėrderisa shteti shqiptar, gjithashtu sipas mendimit tim, pas formulės "t‘i shikojmė gjėrat pa pasion" ishte disi jashtė dramaticitetit tė ēėshtjes. Nė njė nga shėnimet e tij tė kohėve tė fundit, Veton Surroi shkruan se shteti shqiptar kishte lidhje vetėm me njė anėtar tė delegacionit, Qosjen. Surroi kujton se zėri i Shqipėrisė erdhi sidoqoftė "intelektualisht", nėpėrmjet meje, ēka nuk ka qenė veēse njė iluzion. Ishte njė iluzion dashamirės, sepse ishte normale qė shteti shqiptar tė pėrfytyrohej mė i pėrsosur sesa ishte. Pėr fat tė keq, nuk ishte ashtu.

Kohėt e fundit, publiku ka parė dėshmi tė treguara apo tė shkruara nga pjesėtarė tė delegacionit. E ndieni ende pėshtjellimin qė pėrshkruhet nė ditarin tuaj tė mbajtur asokohe?

Kadare: Duhet tė qartėsoj se ditarin e kam ēuar pėr botim menjėherė, nė Francė e nė Shqipėri, kur ngjarjet ishin ende nė zhvillim, pra nė vitin 1999. Si i tillė, ai ėshtė njė pėrftim krejt i pėrditshėm i asaj qė ndodhte, pa mundėsinė e kthjellimit a sqarimit tė mėvonshėm tė gjėrave. Megjithatė, mendoj se pothuajse gjithēka e asaj qė kam shkruar, madje qė kam dyshuar, e asaj qė shpesh ka qenė hamendėsim, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk ka kundėrthėnie me tė vėrtetėn. Ndėrkaq, pėr atė pėshtjellim qė kam pėrshkruar, atė mendjelehtėsi shqiptare, atė kapardisje dhe etje pėr lavdi, nuk kam ndier asnjė pendim. Pėrkundrazi, mė vonė, madje sot ajo ēka ndodhur mė duket edhe mė fort e kritikueshme. Pėr tė mos e zgjatur, mendoj se faktori kryesor pėr turbullirėn nė mendjen e shqiptarėve ka qenė, me sa duket, ajo qė do ta quaja: Fantazma e NATO-s. Ishte droja e mjegullt ndaj saj, drojė e ushqyer nga 40 vjet propagandė tė komunizmit shqiptar dhe atij serb. As pjesa e delegacionit tė Kosovės e ndikuar nga marksizėm-leninizmi, as qeveria e shtetit shqiptar, qė kishte njėfarė lidhjeje me tė, nuk shkėputeshin dot nga kjo frikė gati mistike, gati e pavetėdijshme ndaj asaj qė do tė ishte shpėtimtarja jonė. Ishin tė papėrgatitur pėr kėtė kapėrcim tė madh. E ndienin qė ēlirimi i Kosovės prej NATO-s ishte fillimi i njė epoke e njė programi tė ri pėr krejt kombin shqiptar. Shqiptarėt, pėrmes njė lufte unikale, tė vetmen luftė tė Aleancės Atlantike, po lidheshin pėrfundimisht me botėn perėndimore. Dhe pikėrisht kjo gjė, ky vizion i madh, i trembte. Ndiheshin tė vegjėl pėrpara tij, tė humbur, ēka ndodh shpesh me vizionet e mėdha.

Ky ėshtė ndoshta thelbi i pazbėrthyer i Rambujesė. Nė prag tė hyrjes nė NATO, ėshtė mirė, ėshtė ndoshta e detyrueshme ta kujtojmė kėtė. Pak kohė mė parė reagimi juaj qe i ashpėr ndaj atyre qė ju i quani sulme tė qėllimshme ndaj "Skėnderbeut". Sipas jush, a ka sens njė debat i tillė?

Kadare: Mendoj se ky sulm do tė kujtohet mė vonė si njė njollė e zezė nė kronikėn shqiptare. Nė kohėn qė pritej dėnimi i krimeve tė komunizmit, pra rishkrimi i historisė sė falsifikuar tė tij, u bė pėrpjekje pėr rishkrimin (lexo poshtėrimin) e Skėnderbeut. Kėmbėngulja se glorifikimi i Kastriotit ishte vepėr e komunizmit shqiptar, ėshtė njė mashtrim monstruoz. Kėmbėngulja se Shqipėria komuniste u projektua sipas programit rilindės, ėshtė njė tjetėr mashtrim, po aq, nė mos mė monstruoz. Mbi kėto dy mashtrime u provokua ky debat. Ishte njė pėrpjekje pėr tė nxirė Skėnderbeun dhe Rilindjen, nga njėra anė dhe pėr tė zbardhur rendin komunist, nga ana tjetėr. Nė kėtė mėnyrė, aksioni i madh ēlirues evropianist dhe emancipues i Kastriotit, duke u pėrzier me aksionin e kundėrt, nė gjithēka tė Hoxhės, tė jepte njė ēorbė tė turbullt e krejtėsisht ēorientuese pėr kėtė komb tė lodhur. Pas kėsaj pėrzierjeje njerėzit mund tė thoshin: ē‘tė keqe kishte mė shumė Hoxha se Kastrioti dhe ē‘tė mirė kishte ky i fundit nė krahasim me Hoxhėn? Alibi mė tinėzare pėr tiraninė qė shkoi, vėshtirė se mund tė gjendej. Shpallja e Hoxhės si farkėtues i "nacionalizmit shqiptar" ėshtė balta mė e keqe qė mund tė hidhet mbi ata qė u dėnuan si tė tillė pikėrisht prej komunizmit shqiptar. Me qindra shkuan nė burgje, nė tortura e nė vdekje, tė damkosur si "nacionalistė". E ne tė gjithė e dimė se njė nga shenjat identifikuese tė "nacionalizmit" ishte pikėrisht Skėnderbeu. Pėr tė mos u zgjatur se sa e donte Hoxha dhe rendi i tij Skėnderbeun, diaspora shqiptare e kujton vitin jubile 1968, kur qeveria komuniste shqiptare, pėr turp tė saj, bėri ēmos qė tė pengonte qė njė shesh i Parisit tė merrte emrin e Skėnderbeut. Patriotėt "nacionalistė" tė diasporės fituan kundėr qeverisė shqiptare dhe sheshi e mori emrin e heroit. Ndėrkaq, si gjurmė e kėtij turpi, ende sot nė qendėr tė sheshit ėshtė vendi i zbrazėt i statujės sė Kastriotit, ajo qė, sipas zakoneve tė qytetėrimit evropian do tė duhej tė derdhej nė Shqipėri e qė Tirana mirėnjohėse t‘ia dhuronte pastaj Parisit mikpritės. Ende sot njėzet vjetėsh pas rėnies sė komunizmit, nė qendėr tė sheshit shtatorja mungon. Komenti ėshtė i tepėrt pėr tė gjitha qeveritė postkomuniste, tė majta apo tė djathta qofshin. Nė vend tė shtatores ėshtė balta qė rimohuesit shqiptarė hedhin kundėr Kastriotit.

Gjithnjė e mė shumė gazetat prestigjioze britanike e vėnė theksin te diskutimi mbi raportin e pėrkthimit tė veprave tuaja nė anglisht nga shqipja dhe frėngjishtja. Si e shihni kėtė rivalitet gjuhėsh?

Kadare: Ka pasur dhe vazhdon tė ketė njė diskutim tė tillė. Kėrkesa pothuajse unanime e shtypit qė pėrkthimi tė bėhet kryesisht nga gjuha shqipe dhe jo nga gjuhė tė treta, mendoj se ėshtė njė shprehje nderimi pėr shqipen. Sot pėr sot tre nga pėrkthyesit e mi anglezė kanė pėrkthyer nga shqipja dhe tre tė tjerė nga frėngjishtja. Ndėrsa nė anglisht ėshtė njė dyzim i tillė, nė gjuhėt e tjera tė mėdha, si gjermanisht, frėngjisht dhe spanjisht, tė gjitha pėrkthimet janė nga shqipja. Nė italisht, pėr ēudi, tė gjitha nga frėngjishtja, me pėrjashtim tė njė libri vjershash. Ky i fundit, pėrkthyer me mjeshtėri tė rrallė prej origjinalit shqip nga Elvira Dones, fitoi njė ēmim ndėrkombėtar nė Itali, ēka dėshmon jo vetėm nivelin e pėrkthimit, por edhe pėrparėsinė qė krijohet kur ky pėrkthim bėhet prej origjinalit.


11 shkurt 1999

Qyteti i vogėl i Rambouillet gėlon nga shqiptarėt. Kanė ardhur me mijėra nga gjithė bota, me makina, me avionė, me trena dhe natyrisht me kėmbė, si nė kohėrat rapsodike. Kanė mbushur hotelet e tani mbushin birraritė e kafenetė. Janė tė shtyrė pa dyshim nga shqetėsimi pėr kombin e tyre. Disa kanė lėnė punėt nė Nju Jork, nė Toronto a nė vendet skandinave, pėr tė qenė aty pranė kėshtjellės mesjetare ku vendoset fati i Kosovės. Kjo nuk pėrjashton qė njė pjesė kanė ardhur pėr kureshtje, tė tjerė pėr tė shitur mend e tė tjerė edhe mė keq, pėr tė ngatėrruar punė.

Rrethanė e mjedis mė ideal pėr ngrehalucėt as qė mund tė mendohet. Folklor patriotik. Garė dokrrash. Shestime delirante se si duhet tė jetė Kosova, se si s‘duhet tė jetė, ē‘duhet tė bėjė Shqipėria, e natyrisht Evropa, e pas saj, gjithė bota. Vėrejtje pėr gjithēka, qortime pėr gjithkėnd. Dhe thashetheme, thashetheme pa fund.

Data 16 shkurt 1999

Katrahura shqiptare nė qytetthin e Rambouillet ka arritur kulmin. Veēimi i delegacioneve nga ndikimi i jashtėm paskėsh qenė njė pėrrallė. Me dhjetėra janė ata qė gjejnė mėnyrėn pėr tė ēuar nė kėshtjellė njė kumt, njė lajm, njė kėrcėnim apo njė rrenė dhe pėr tė nxjerrė qė andej njė Zot e di ēfarė.

Lajmet qė vijnė qė brenda janė shqetėsuese.

Tė gjitha kėto shoqėrohen me dokrrat e zakonshme: e more vesh, tanėt e lanė Madeleine Albright tė priste gjysmė ore te dera. E fortė pėr besė! Kur e lanė ministren amerikane, kushedi ē‘do t‘u punojnė tė tjerėve! Hajde kokė shqipoje, hajde! A e do telefonin e Thaēit, atė tė fshehtin qė s‘e di njeri? Ta gjej unė...

Kėshtu flasin shqiptarėt. Kosova ndėrkaq, e lėnė nė mėshirė tė fatit mezi mbahet nė kėmbė. Bisha serbe e ka zėnė pėr gryke e po e mbyt. Etjen pėr lavdi, kapardisjen e kam menduar pėrherė si njė sėmundje tė rėndė tė shqiptarėve. Ajo qė mė trishton mė shumė ėshtė se shenjat e kėsaj sėmundjeje vihen re kudo: nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Jam i sigurt se te njė pjesė e dėrgatės nė Rambouillet etja e lavdisė regėtin herė te njėri, herė te tjetri. I vetmi qė ishte parashikues. I vetmi qė s‘bėri lėshim. I vetmi qė s‘u thye. I vetmi qė e shpėtoi Kosovėn nga katastrofa. I vetmi. Gjithmonė i vetmi.

Data 19 shkurt 1999

Hyrje e dalje nė kėshtjellėn e Rambouillet. Robin Cook, Hubert Vedrine, Wolfang Petritsch, Wesley Clark, Joschka Fischer. Ky i fundit ka shtyrė edhe dasmėn e vet. Tmerr nė Kosovė. Nervozizėm nė kėshtjellė. Nga tė gjitha palėt. I vetmi lajm i mirė ėshtė ndarja e UĒK-sė me Adem Demaēin. Megjithatė, as kjo nuk e sjell atė kthjelltėsi qė pritej. Mendja e shqiptarėve e ka humbur, siē duket, qartėsinė. Njė zgjatje e tillė e bisedimeve ka qenė fatale pėr ta.

Nė kafenetė e Rambouillet, aventurierėt shqiptarė kanė njė pamje ngadhėnjyese. Bisedimet po shkojnė drejt dėshtimit. Adem Demaēi paska deklaruar: pėr tė fituar s‘kemi nevojė pėr NATO-n. Kemi do djem luanė qė mund t‘i dalin Serbisė tej pėr tej...

Beogradi, gjithashtu, duhet tė jetė nė ngazėllim. E ka vėnė Kosovėn poshtė dhe po i merr frymėn. Mbrojtėsit mė tė mirė tė Serbisė po dalin shqiptarėt. Ashtu si nė kohėn e Deytonit. Ia kanė lidhur duart NATO-s mė mirė se ē‘do tė bėnte Rusia. Thonė se Christofer Hill qenka tėrbuar me njė pjesė tė delegacionit. Madeleine Albright ėshtė tepėr e zhgėnjyer. Nė rrethe tė ndryshme flitet pėr pabesi shqiptare. Ėshtė vėrtet pėr tė qarė. I kėrkoj ambasadorit shqiptar nė Paris tė mė lidhė nė telefon me Kryeministrin ose Presidentin e Shqipėrisė. Pas disa minutash mė merr sekretaria e Kryeministrit Majko pėr tė mė thėnė se kryeministri ėshtė gati tė mė dėgjojė. Pėrveē njė takimi tė rastit nė breg tė detit nuk kam pasur rastin ta njoh. Bėn pjesė nė politikanėt fare tė rinj, nga ata qė mė 1990 ishin studentė e qė pėr mua, pavarėsisht ē‘post kanė zėnė, janė thjesht lexues tė mi. Ėshtė kjo arsyeja, e pa dyshim nervozizmi, qė s‘mė ndahet kėto ditė, qė mė bėn t‘ia them mendimin tim pa kurrfarė kujdesi. Nė kėto ēaste kaq kritike Shqipėria s‘duhet tė rrijė duarkryq. Me fjalė tė tjera, tė ndėrhyjė pėr tė paralizuar sė paku budallenjtė marksistė-leninistė, mbi tė cilėt ndoshta ka ende ndikim.

Data 22 shkurt 1999

Ndonėse kam rėnė tė fle nė njė e gjysmė, nė tre tė natės mė del gjumi. Kam njė parandjenjė tė keqe. Kam bindjen se gjithēka po merr rrokullimėn. Shqiptarėt nuk dalin dot nga kurthi ku janė futur. Kosova po merr fund. Ē‘mund tė bėhet ende? Koha qė ka mbetur ėshtė shumė e shtrėnguar. Duhet diēka e ngutshme. Njė takim me Presidentin Chirac, njė takim me Hillin? Ėshtė vonė. Njė takim me delegatėt? Ėshtė e vėshtirė. Ideja e letrės mė vjen natyrshėm, si e vetmja zgjidhje. Njė letėr qė t‘i zgjojė nga gjumi. Qė t‘u kujtojė se ē‘janė duke bėrė. Qė t‘i vejė pėrpara pėrgjegjėsisė. Qė t‘i detyrojė tė harrojnė rapsodin e katundit...

Pa e zgjatur mė vihem tė shkruaj. Nė orėn katėr, letra ėshtė gati. I qetėsuar disi prej saj arrij tė fle. Nė nėntė tė mėngjesit Elena nis tė shtypė letrėn nė ordinator. Nė nėntė e gjysmė marr nė telefon ambasadorin e Shqipėrisė, Luan Ramėn. Ai niset menjėherė nė shtėpinė time pėr tė marrė letrėn.

Delegacionit shqiptar nė,Konferencėn pėr Kosovėn



Nė pamundėsi t‘ju them gojarisht disa mendime tė miat pėr atė ēka po pret gjithė kombi shqiptar prej jush, mė lejoni t‘ju drejtohem me kėtė letėr tė shkurtėr. Njė shqetėsim i orėve tė fundit u bė nxitje pėr kėtė letėr, e sidomos deklarata e Madeleine Albright se: a) nėse tė dy palėt nuk bien dakord nuk do tė ketė ndėrhyrje ushtarake nė Jugosllavi dhe b) nėse shkas pėr dėshtim bėhen shqiptarėt, ndihma ndaj tyre do tė pritet. Besoj se jam nė gjendje tė dalloj deklaratat qė bėhen pėr arsye presioni nga ato qė shprehin njė tė vėrtetė mė tė thellė. Nga njoftimet qė kam dhe nga njė intuitė alarmuese, kam bindjen se deklarata e ministres amerikane duhet marrė me seriozitetin mė tė madh. Nė tė dy rastet, pra edhe sikur tė dy palėt, serbe e shqiptare, tė mos bien dakord, e sidomos nė rastin e dytė, sikur faji t‘u mbetet shqiptarėve, serbėt dalin tė fituar. Dhe nė tė dy rastet, shqiptarėt dalin tė humbur. Me sa duket, strategjia serbe ėshtė bazuar pikėrisht nė kėtė kurth: t‘i bėjė shqiptarėt bashkėfajtorė, madje edhe fajtorė dhe vetė tė dalė e larė. Serbėt s‘kanė ē‘kėrkojnė mė shumė nga kjo konferencė. Pėr ata do tė jetė fitore e madhe. Mendoj se kjo ėshtė e mjaftė pėr tė kuptuar se kurrsesi delegacioni shqiptar nuk duhet tė bjerė nė grackė. Pyetja dramatike qė shtrohet ėshtė: ndonėse aspirata jonė ėshtė mė e madhe, a mund tė kėnaqemi megjithatė me aq sa kemi fituar? A mund tė arrihej mė shumė nga njė fazė e parė kalimtare prej tre vitesh? Mendoj se tani pėr tani mund tė mbetemi me kaq. Mendoj se vėshtirė se mund tė arrihej mė shumė nga njė fazė kalimtare. Ky ėshtė njė shans i madh pėrpara popullit shqiptar tė Kosovės dhe gjithė kombit shqiptar. Historia shumė herė e ka treguar se jo ēdo luftė, sado heroike tė jetė, e sjell njė shans tė tillė. Dhe shanset nuk pėrsėriten kaq lehtė. Kam bindjen se kėtij shansi kurrsesi nuk i duhet rėnė me shkelm. Bindja ime bazohet nė faktin se interesimi botėror pėr Kosovėn ka arritur nė pikėn maksimale. Kurrė mė nė tė ardhmen nuk mund qė ky interesim, ky preokupim, ky seriozitet tė pėrsėdytet. Qysh tani, ky interesim ka filluar tė quhet i tepruar dhe ka zgjuar xhelozinė e disa vendeve dhe popujve. Rrjedhimisht, pas harxhimit tė kėsaj vėmendjeje, masakra edhe mė tė mėdha nė Kosovė do tė zgjojnė vėmendje shumė mė tė vogėl. Bota do ta quajė ndėrgjegjen e larė dhe kjo do tė jetė fatale pėr Kosovėn. Jam i sigurt se serbėt presin me padurim "jo"-nė shqiptare. Dhuratė mė tė madhe nuk mund tė ketė pėr ta. Nė kėto kushte mendoj qė tė merret ajo qė mund tė merret dhe tė mos kėrkohet tani pėr tani e pamundura. Njė konferencė tjetėr pėr Kosovėn pas tre vitesh e lė portėn e lirisė tė hapur. Unė e kuptoj ndjenjėn tuaj tė pėrgjegjėsisė, e kuptoj drojėn se mos bėni ndonjė lėshim qė s‘duhet bėrė. Nė kėtė rast, mė lejoni t‘jua kujtoj, se unė si shkrimtar, nuk do tė guxoja kurrė t‘jua jepja kėtė kėshillė, sikur tė kisha unė vetė drojėn mė tė vogėl se po bėja njė faj qė do tė rėndonte nė ndėrgjegjen dhe nė biografinė time. Duke iu drejtuar kėtė letėr, jam i gatshėm t‘i mbroj mendimet e mia publikisht, pėrpara kujtdo e bashkė me tė, tė mbroja gjer nė fund vendimin tuaj.

Ju pėrfaqėsoni sot popullin shqiptar tė Kosovės nė momentin mė delikat. Nga urtėsia, trimėria, ndershmėria juaj, bashkė me fatin e Kosovės varen fate tė tėra jetėsh njerėzore, varen jetė grash, fėmijėsh, e burrash. Nė kėtė rast doja tė pėrsėrisja se, tė bėsh lėshim atėherė kur duhet bėrė, ėshtė po aq trimėri e heroizėm, sa edhe kur je nė luftė. Ju lutem mos dėgjoni rrahgjoksat e papėrgjegjshėm, tė cilėt e kanė lehtė tė bėrtasin: o pavarėsi menjėherė, o tė bėhemi shkrumb. Askush s‘ka tė drejtė tė propozojė shkrumbin dhe vdekjen pėr popullin e vet. Ju jeni aty pėr lirinė, pra pėr jetėn e Kosovės dhe jo pėr vdekjen e saj.

Pėrshėndetjet e mia mė tė pėrzemėrta, bashkė me shpresėn se do tė mė kuptoni drejt.

Data 15 mars 1999

Christofer Hill dėshironte tė hanim darkė porsa tė mbėrrinte nė Paris. Mė ka lajmėruar qysh mė parė nėpėrmjet Ekrem Bardhės nga Nju Jorku. E kam njohur qysh nė Tiranė, por kureshtja pėr ta takuar ėshtė dyfishuar. Ėshtė pa dyshim njeriu nėpėrmjet tė cilit kalon gjithēka qė ka lidhje me fatin e Kosovės. Kisha dijeni pėr netėt e tij pa gjumė nė Rambouillet, pėr lodhjen, nervozizmin, dėshpėrimin pėrballė kokėfortėsisė ballkanase. Ka gjasė qė gjithēka tė pėrsėritet kėtė javė nė Paris. Ndaj u befasova kur pasdite e konfirmoi darkėn. Kisha kujtuar se me tė mbėrritur, i gjendur midis shtjellės do ta shtynte ose do ta anulonte fare.

Nė "Maxim‘s" duhet tė jenė tė rralla darkat nė sfond tė tė cilave ka njė ngjarje kaq dramatike. Hilli ėshtė me tė shoqen. Unė gjithashtu. Pėrveē Ekrem Bardhės ndodhet edhe kryetari i komitetit amerikano-shqiptar, Avni Mustafaj. Biseda bėn ē‘bėn, kthehet tek ajo qė do tė ndodhė. Nė qoftė se nuk bie nė gjunjė, Jugosllavia do tė bombardohet, kjo s‘ka asnjė dyshim. Veē nė qoftė se shqiptarėt bėjnė ndonjė marrėzi. Bombardimi do tė nisė menjėherė. Nė tė vėrtetė, ndonėse jam i bindur se ėshtė e vetmja zgjidhje, kam njė zbrazėti nė shpirt. Tri herė e pyeta se ē‘do tė bėhet nė kohėn e bombardimeve pėr tė shmangur hakmarrjen serbe dhe tė tri herėt ai m‘u pėrgjigj pak a shumė me tė njėjtėn frazė: dy javė do tė jenė tepėr tė vėshtira pėr shqiptarėt. Me fjalė tė tjera, ato do tė jenė dy javėt e ferrit.


Data 23 mars 1999

Havier Solana, me fytyrė tė tronditur dhe me zė qė mė duket i holluar shpall se ka dhėnė urdhėr tė bombardohet Jugosllavia. Pastaj pėrqafohet nė mėnyrė tė ēuditshme, me njėfarė mallėngjimi me ata qė ka pėrbri. E kuptoj tronditjen e tij. Ka diēka prej vdekjeje, prej kishe, prej kambane mortore nė skenėn qė shohim nė televizion. Vėzhguesit e fundit tė OSBE-sė po ikin nga Kosova. Po largohen ata qė i mbrojtėn, qė e deshėn. William Wallker. Qindra tė tjerė, midis tė cilėve mikesha jonė franceze, Miriam Gaume. Pėrpiqem tė marr me mend atė qė po ndodh. Pas ēdo makine qė largohet, Kosova duhet tė ngjajė edhe mė e shurdhėr. E braktisur nė mėshirė tė fatit. Pa dėshmitarė. E kemi pritur me padurim kėtė orė dhe tani ajo ngjan me pagėzim. Ngaqė kam qenė pėrzier nė kėtė punė e ndiej ndoshta mė fort. Ankthi i sė panjohurės zotėron mbi gjithēka. Skena po zbrazet. S‘ka pse tė gėnjejmė veten. Ata ikin sepse atje s‘mund tė pritet veēse njė gjėmė. Veē qoftė e shkurtėr. Kosovarėt e ndiejnė me siguri. E kanė ditur gjithmonė qyshse i kanė hyrė kėsaj rruge. Kjo e bėn flijimin e tyre edhe mė tė madhėrishėm. Midis heshtjes, njė popull i tėrė po pranon tė vėrė kokėn nė satėr. Pėr tė paguar ēmimin e lirisė. Nuk i ndodh ēdokujt njė gjė e tillė.