Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini

(Atė qė nuk e benė tė huajt e bėnė barbarėt tanė)


Refleksione rreth librit tė Dr. Pjetėr Pepės: "DOSJA E DIKTATURĖS" ("The Criminal File Of Albania's Comunist Dictator"), Ribotim i plotėsuar me dokumente tė reja, Tiranė, 2009



Nga Klajd Kapinova -New York



"Kur njė shkrimtar e qortuan, se kishte marrė njė skenė nga tragjedia e dikujt, ai u pėrgjigj:  Ishte njė vajzė, qė e largova nga shoqėria e keqe, pėr t'a dėrguar tek njė mė e mirė. Mora dhe unė dėshmi e fakte, deklarata e kėshilla, mendime e thėnie proverbiale, nga dijetarė e profetė, filozofė e martirė e si lule tė bukura i grumbullova dhe i thura nė kete "kurore", qė si kėngė e mjelmės, vepėr e parė dhe e fundit, ia kushtova dhėmbjes shqiptare."

Dr. Pjetėr Pepa
Ish Ambasador i Shqipėrisė sė Selinė e Shenjtė nė Vatikan

Me kėtė hyrje, autori nė vitin 1995,  plot 15 vjet mė parė, boton librin: "Dosja e Diktaturės", njė ndėr veprat mė tė bukura dhe tė sukseshme pėr lexuesit shqiptarė nė vendlindje dhe diasporė. Nė mėnyrė sintetike dhe dokumente origjinale arkivore, studiuesi i palodhur dhe skrupoloz Dr. Pjetėr Pepa, na jep me fakte tronditėse historinė e martirizimit tė bijėve mė tė mirė tė tė popullit shqiptar dhe pėrmes dosjeve tė pafund tė fakteve autentike peshėn e madhe tė pasqyrimit tė diktaturės sė egėr komuniste nė Shqipėri, prej vitėve 1944-1990.

Pėr kėtė vepėr, ambasadori italian nė Shqipėri i asaj periudhe, diplomati Paolo Foresti, do tė shkruante:
"Ky libėr, ėshtė njė deshmi e mrekullueshme mbi njė nga ēastet mė tragjike tė jetuara nga Shqipėria gjatė diktaturės enveriste. Pėr tė gjithė ata, qė pyesin si nuk u revoltuan shqiptarėt ndaj njė rregjimi kaq pėrvers, shifrat e kėtij gjenocidi tė dokumentuar nė faqet e kėtij libri mbetėn pėrgjigja mė bindėse."

Ndėrsa  Kardinal i Parė nė trojet etnike shqiptare, Imzot Mikel Koliqit (1902-1997), do tė shkruante:
"Tė lumtė! Njė meritim i madh pėr tė mbetė nė histori. Populli, qė vjen mbas nesh, ka pėr tė pa me dokumenta ē'ka asht ba nė vendin tonė. Nė veēanti Mons. Gjini, ka kenė njė  figurė e shqueme. Ngjarjet i kam ndjeke nga burgu dhe me pikėllim thojsha: A do tė vinte ajo  ditė, qė tė dalė pafajėsia e atyne njerėzve fatkeq!?. Tash po vdes kondend, se e pashė me sytė e mi, qė ti e bane kėtė me librin tėnd."
"Nė kohė mllefesh dhe inatesh"- do tė shkruante, po pėr kėtė vepėr Mandela i shqiptarėve, Kryetari i Kuvendit Popullor, shkrimtari Pjetėr Arbnori, ėshtė fisnikėri tė zbulosh tė vėrtetėn, pėr martirėt dhe viktimat e rena nėn kosėn e diktaturės. Studiesi pasionant Dr. Pjetėr Pepa, me punėn e tij shkencore dhe voluminoze, ka bėrė njė punim serioz, qė duhet marrė si shembull nga historianėt, qė punojnė tė ndriēuar nga faktet dhe liria."

Ky libėr, qė u prit aq mirė nga lexuesi, pothuajse u zhduk (ble) menjėherė nga vitrinat e librarive edhe pse qe nga viti i botimit, 1995, ai do tė botohej  i pėrkthyer italisht me titullin: "Paggine sulla dittatura -Terlizzi 1998", dhe nė anglisht, me titullin: "The Criminal File Of Albania's Comunist Dictator" - nė vitin 2003.
Duke e mbyllur librin me ngjarjet tronditėse tė 2 Prillit 1991, nė qytetin e tij tė lindjes (Shkodėr), nė paragrafin e tij tė fundit autori, do tė shkruante:

"Eshte ky "post - scriptumi", i birit tėnd, qė nesėr pėr tė vėrtetėn, qė rrėfeu mund tė pėrfundojė nė njė tufė lulesh ".
Por jo. Ishte premtuar qė tė ndodhte ndryshe. Hulumtuesi Dr. Pjeter Pepa, mbasi kalonte disa vite nė politikėn shqiptare (deputet i Kuvendit Popullor), pak kohė nė diplomacinė shqiptare (ambasador pranė Selisė sė Shenjtė), e mė pas nė profesion tė lirė e pedagogjik, nuk do tė ndahej nga shkrimet nė organet e ndryshme tė shtypit dhe internet dhe botimet, qofshin ato kulturore, politike apo shkencore.
Njė tjetėr vepėr madhore kuptimplote dhe shumė e mirė ėshtė: "Tragjedia dhe Lavdia e Kishės Katolike nė Shqiperi" (2007), ku mbas dhjetė vitėsh hulumtime e kėrkime nė arkivat e tė gjitha niveleve brėnda e jashtė vendit, nė dy vėllime, me rreth 1500 faqe, paraqet denjėsisht gjithe atė gjenocid, qė pėsoi Kleri e Kisha katolike nė Shqipėri, gjatė 50 viteve tė diktaturės ateiste komuniste.
Ndėrsa "Dosja e Diktatures", iu dorezua Papa Gjon Palit II, me rastin e dorėzimit tė Letrave Kredenciale  dhe Nene Terezės, me rastin e ngjarjeve tragjike tė vitit 1997 nė Shqiperi, ky dy-vellimesh i vyer, qė tashmė i kushtohet pikėrisht kėtyre dy figurave madhore, pėr Vatikanin e Botėn, tė Lumturve Papa Gjon Pali II dhe Nėnės Tereze, i dorėzohet nė vitin 2009 Papa Benediktit XVI, nė Shjeshin e Shėn Pjetrit.

Ja tashti, nė fundvitin 2009, studiuesi i palodhur Dr. Pjetėr Pepa, rishfaqet  mbas 15 vjetesh, me  ribotimin e veprės: "Dosja e Diktaturės", e plotesuar dhe pėrmirėsuar nė cilėsi dhe pėrmbajtje, duke shtuar nė vepėr edhe pjesėn e dytė, nė paraqitjen e sė cilės shkruan:       
   
"Plot 15 vjet mė parė, fillova tė qemtoj ndėr arkiva dhe tė mbledh materiale historike, pėr tubime pėrkujtimore, qė ēuan shpejt nė njė libėr, qė me sugjerimin miqėsor tė njė poeti (Visar Zhitit), mori titullin: "Dosja e Diktatures", qė u pėlqye dhe mė pėrgėzuan gjithandej.
E thashė, qė nė fillim, se ajo qė permblodha nuk ishte veēse maja e njė "ajzbergu" tė asaj diktature. Mblodha me vonė dhe botova tjera materiale dhe pas 15 vjetesh, tashti qe po behet ribotimi i "Dosjes", mendova tė fus edhe diēka, qė u mblodh e u shkrua gjatė kėsaj periudhe 15 vjeēare. Pra, tė bėhet njė dalje pėrtej asaj periudhe 15 vjeēare, te behet njė kalim i shpejtė nėpėr tjera raste tė dhimbshme e tragjike, qė pesuan fatkeqet e pafajshem gjate asaj diktature te zeze. Rastet qe shtohen tashme nė pjesėn e dyte, i pėrkasin shtrirjes kohore disa vjeēare dhe kanė kryesisht figura tė shquara klerikėsh e intelektualėsh.
Shpresojmė, qė kjo t'i ketė shtuar diēka me vlerė "Dosjes sė Diktaturės", qė u prit kaq mirė nga lexuesi i parė. Urojmė tė ja kem arritur qėllimit."

Pas kėsaj hyrjeje tė pjesės sė dytė, futemi sėrish nė "qeli e burgje", pėr tė vuajtur mė tė pafajshmit, qė torturohen e vritėn barbarisht jo nga tė huajt, por nga vetė shqiptarėt, duke aplikuar mjerisht atė thėnjen lapidare: "Quod non feccerunt Barbari feccerunt Barbarini.." (Atė qė nuk e benė tė huajt e bėnė barbarėt tanė) dhe, sėrish edhe nė kėtė pjesė, lexuesi tronditet kur nė copėza tė shkurta e konēize lexon e jeton ēaste tė dhimbshme, pėr tė gjithė ata, posaēėrisht klerikė, qė vuajtėn, u torturuan e vdiqėn nėn egėrsinė e njė diktature tė paprecedent.


Cilėt janė disa nga temat e librit?

 
Lexuesi, menjėherė do tė pėrballet me tituj tronditės si: "Kleriku qė e hėngrėn qentė e Sh'Palit, Mirditė - Dom Mark Gjani", "Visaret e Kombit tė pėrgjakur nga diktatura - At Bernardin Palaj", "Bab e Bir tė denjė pėr njeri - tjetrin - Hafiz Ali Kraja (Tari) e Mehdi Kraja", "Si e pushkatuan nė Permet meshtarin e ri - Dom Dede Maēaj", "Si u vra i katerti i universit Gazullian - Dom Nikoll Gazulli", "Ikja nga Ferri i pushkatimeve -  Imz. Zef Shestani, Imz. Frano Karma, Imz. Zef Oroshi etj. Sėrisht vijojnė momentet e ankthit, tek lexon si: "Vdiq apo e helmuan oratorin e sapo shuguruar - D. Matish Lisna", "Kardinali fatkeq shqiptar - Dom Kolec Prendushi", "Martirėt e Revolucionit famkeq kulturor - Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi, Dom Shtjefėn Kurti. "

"Nga altari tek morgu i studentėve tė mjekėsisė - fati tragjik i njė kleriku - Dom Mikel Beltoja."
"Meshtari qė dihej si i vdekur - At Anton Luli"
"Recquiem pėr autorin e kėngės 'Kacurrelat e tu' - seminaristin Gac Ēuni."
"Si u mbyt nė tortura Dom Engjell Deda?"
"Si u pushkatua Imzoti mė i ri i botės - Imzot Gjergj Volaj."
"Si u pushkatuan misionarėt gjerman - Dom Alfons Tracki e Dom Zef Marksen."
"Odiseja e klerikut patriot nga Mirdita - Dom Nikoll Kimza."
"Funerali qė solli shumė viktima - Imz. Gasper Thaėi."
"Kleriku i parė martir nga Korēa - At Papa Pandi."
"Meshtari qė u detyrua tė ndėrpresė rrugėn meshtarake - At Petraq Isaku."
"Si vdiq nė tortura i pari ipeshkėv katolik - Imzot Frano Gjuraj."
"Tė mbyturit ndėr tortura - nė Koplik, Dom Aleksandėr Sirdani e Dom Pjetėr Ēuni; neė Lezhė: At Serafin Koda, D.omJak Bushati etj."
"Kleriku i parė martir i diktaturės komuniste - At Lekė Luli"
"Si e vranė regjentin - P. Anton Harapi."

     "Klerikėt shqiptare nėn plumbat e komunistėve jugosllavė - At Leonard Tagaj, At. Bernardin Llupi, Dom Nikoll Tusha."
"U mbyt baltėrave tė Maliqit - At Josif Papamihajli."

"Si e vranė kolegun - Dom Luigj Pici etj"

Libri mbyllet me materialin historik, qė i kushtohet "Gjenocidit komunist mbi Klerin katolik ne Shqipėri", ku ndėr tė tjera autori paraqet qė nė hyrje sakrificėn e tyre me fjalet: "Ata bėnė nentė shekuj shkollim tė lartė nė pesėdhjetėpesė universitete tė dhjetė shtetėve tė botės pėr Atdheun e tyre. Ata u shperblyen me pesėmbėdhjetė shekuj torturė, hetuesi e burgje nga Atdheu i tyre!"
Mė poshtė, me dokumenta e fakte rrėnqethėse diplomati studiues Dr. Pjetėr Pepa, rrėfen se  ēfarė ndodhi me Klerin Katolik nė Shqipėri, duke paraqitur njė tabelė shumė tė shkurtė, por tepėr domethėnėse:
 
Nga tė gjithė ata qė diktatura gjeti gjallė, rezulton se:
 
1.      Janė pushkatuar 29 klerikė (13%)
2.      Janė  mbytur  ndėr  tortura 29 klerikė (13%)
3.      Janė burgosur dhe internuar 93 klerikė (41%)
4.      Kaluar ndėr kriza mendore deri nė ēmendi 6 klerikė (3%)
5.      Janė detyruar tė arratisėn ose s'jane lejuar tė kthehen nė atdhe 35 klerikė (15%)
6.      Janė pėrjashtuar nga shėrbimi 19 klerikė (8%)
7.      Kanė vdekur nė ankth e dhimbje pjesa e mbetur 15 klerikė (7%)
 
Kėto dhe shumė si kėto, veē sa tjerash, si: replika politike me Ramiz Alinė, Nexhmije Hoxhėn, politikanė tė kohės etj., lexuesi do tė ketė mundėsi t'i lexojė tashmė nė faqet e " Dosjės " sė ribotuar.
Janė rreth 500 faqe dhimbje e sakrifice, vuajtje e gjakderdhje, hetime e tortura, dėnime e pushkatime tė shkruara me njė ndjenjė tė veēantė dashurie e faljeje kristiane, qė hulumtuesi Dr. Pepa reflekton, nė ēdo faqe e nė ēdo figurė tė pėrshkruar.
Lexuesi  mund te mėsoje me dhimbje e dashuri  kėtė libėr, qė sapo ribotohet me materiale, qė dalin nga arkivat e Mininistrisė sė Punėve tė Brendshme (Sigurimi tė Shtetit ose Policisė Sekrete tė Shqipėrisė) e shumė burime tjera arkivore brenda e jashtė vendit.
Nė mbyllje, libri paraqet disa nga opinionet e falėnderimet, qė i kanė ardhur autorit, mbas botimit tė "Dosjės" sė parė  nga qytetarėt shqiptarė brenda e jashtė atdheut, por edhe prej ambasadorėve tė vendeve tė tjera tė botės, titullarė tė Selisė sė Shenjtė nė Vatikan etj.
Njė kopertinė e bukur e mjaft domethėnėse e pėrpunuar nga piktori i talentuar Jozef Martini, dhe nje biografi e shkurtė e autorit qė shoqėron kėtė vepėr.
Ribotimi i kėtij libri, u mundėsua nga Ministria e Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve dhe botohet nėn kujdesin e Shtėpisė Botuese "Kumi".
Uroj dhe shpresoj, qė lexuesi t'a ketė sa mė parė nė dorė "Dosjėn e diktaturės".
 
 
Kush ėshtė studiuesi Dr. Pjetėr Pepa?
 
Dr. Pjetėr Pepa (1942), lindi nė qytetin e Shkodrės, ku, kreu mėsimet fillore e tė mesme. Nė vitet 1960 - 1965, kryen me rezultate tė larta Fakultetin e Mjekėsisė, dega Stomatologji. Emrohet mjek stomatolog, nė Klinikėn e qytetit tė Shkodrės.
Falė pasionit pėr mjeksinė, merr pjesė aktive, nė sesionet e para shkencore nė shkallė vendi, qė zhvillohen nė vitin 1967, nė vendlindje e rrethet tė tjera tė Shqipėrisė, sidomos ato tė Fakultetit nė kryeqytet.
Nė vitet 1969 - 70, shėrben nė lokalitetin e thellė malor tė Dukagjinit, ku, vijon tė mbledhė materiale e botojė tema shkencore, pėrkthime e botime tė ndryshme. Gjatė vitit 1974, specializohet pranė Katedrės sė Stomatologjisė pėr Ortodonti. Jep provimet pasuniversitare, nė gjuhėt italisht, frėngjisht, rusisht etj.
Mė vonė, pervehtėson gjuhėn gjermane. Pengohet, pėr motive politike, tė mbrojė disertacionin, pėr gradėn Doktor i shkencave, tė cilėn e merr nė vitin 1992, me temen: "Epidemiologjia e sėmundjeve stomatologjike nė fėmijtė e qytetit tė Shkodrės".
Nė periudhėn 1990 - 1997, pėrfshihet nė proēeset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor pėr dy Legjislatura rradhazi.
Ai kryen detyrėn e diplomatit si Ambasador i Shqipėrisė pranė Selisė sė Shenjtė (Vatikan), Romė gjatė vitit 1997.
Mė 1998, kthehet nė profesion tė lirė dhe pėrkohėsisht si pedagog i jashtėm pranė Fakultetit tė Mjekėsisė, nė profilin e Ortodontisė. Eshtė autor i afro 100 botimeve shkencore e propagandistike.
Ka botuar, disa libra politikė e kulturorė. Ka qenė antar i Kėshillit Shkencor tė rrethit tė Shkodrės dhe Kolegjumit tė Stomatologjisė, pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė, pėr periudha tė ndryshme kohore.
 
 
Botime tė autorit
I - Botime shkencore:
 
1.     "Tė njohim sėmundjet stomatologjike", 1980.
2.     "Stomatologjia praktike" (Pėrkthim), 1981.
3.     "Anomalitė e numurit tė dhėmbėve", 1981.
4.     "Epidemiologjia e sėmundjeve tė gojės tek fėmijtė", 2002.
5.     "Stomatologjia Terapeutike" (Pėrkthim, 600 faqe), Pėr botim.
 
II - Botime politike:
 
6. "Dosja e diktaturės", 1995.
7. "Paggine sulla dittatura", Terlizzi, 1998.
8. "The Criminal File Of Albania's Comunist Dictator", 2003.
9. "Tragjedia dhe Lavdia e Kishės Katolike ne Shqipėri", 2007.
10. "Dosja e Diktatures e plotesuar", Ribotim,  2009.
 
III - Botime kulturore:
 
11. "Pranė dhe Larg", 2000.
12. "Proverba nga gjithė bota", 2001.
13. "Gjosho Vasija - Meteor i humorit shqiptar", 2001.
14. A. Shopenhauer, "Arti si tė jemi tė lumtur" (Pėrkthim), 2001.
15. A. de Mello, "Urtia popullore e Lindjes" (Pėrkthim), 2002.
 
klajdkapinova@yahoo.com