LEZHE- 565 vjetori i Kuvendit tė Lezhės

Ėshtė shoqėruar me njė aktivitet festiv, festa ka nisur nėn kolonėn zanore kushtuar heroit tonė kombėtarė Gjergj Kastriot Skėnderbe. Atmosfera festive ka vijuar mė pas me paradėn e princave shqiptarė, qė imitonin ardhjen e princave nė Kuvend qė nga hyrja e qytetit qė lidhet me sheshin tek obelisku i kuvendit.
Nė pėrkujtim tė kėsaj dite tė shėnuar morėn pjesė njė sėrė personalitetesh tė qeverisė shqiptare, drejtues tė klerik katolik e ortodoks, myslimanė, deputetė e tė tjerė, tė cilėt kanė vėnė kurora dhe tufa me lule nė vende tė shėnuara qė i referohen kėsaj ngjarjeje tė madhe historike.
I pranishėm nė kėtė aktivitet pėrkujtimorė historiani Kasem Biēoku, pėrcolli disa detaje interesante nga historia e besėlidhjes nga ky bashkim historik si dhe mbi figurėn e heroit kombėtarė Skėnderbeu.
Festa ka vijuar me koncertin me pjesė nga interpretime klasike dhe teatėr poetik me kėngėtarė dhe artistė profesionist tė ftuar duke u mbyllur nė fund me njė ekspozitė pikture kushtuar jetės dhe veprės sė heroit tonė Gjergj Kastriotit.
Ajo ēka historia mban nė faqet e saj ėshtė se pas fitores sė madhe tė vitit 1443, Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit. Pėr kėtė qėllim mė 2 mars tė vitit 1444 nė katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari kuvend kombėtar.
Nė kėtė kuvend morėn pjesė Skėnderbeu, Gjergj Araniti, Andrea Topia bashkė me dy djemtė e tij, Gjergj Strazimit Balsha, Nikoll e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu si dhe disa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje.
Lek Zaharia, Pjetėr Spani bashkė me 4 djemtė e tij, Lek Dushmani, Stefan Gojcini.
Skėnderbeu si drejtues i Kuvendit mbajti fjalėn e hapjes nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė shqiptarėve.
Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė principatave dhe tė krerėve tė vendit, qė njihet me emrin “Lidhja Shqiptare e Lezhės”. Vendimi i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandat i pėrgjithshėm i saj.
Me vendimin e kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh dhe vendimtarė drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qendrorė tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastriot Skėnderbeu, tė cilėn ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.


zp