Misioni qė rrezaton nė diasporė
Me rastin e 25-vjetorit tė punės dhe veprimtarisė tė Misionit Katolik Shqiptarė nė Gjermani me seli nė Stuttgart.
NGA HISTORIKU
Misioni Katolik Shqiptarė nė Gjermani ėshtė misioni i parė shqiptarė qė vepron nė shtetet e Europės. Historiku i tij ėshtė i gjatė. Nė fillim tė viteve 80-ta pėr mėrgimtarėt besimtarė sė pari ėshtė kujdesur pėr shėrbesat fetare herė pas here Doktor Don Gaspėr Gjini. Mirėpo veprimtaria e tij ka qenė e herėpashershme kurse formėn e plotė tė veprimit dhe organizimit ky mision e ka marrė nė shkurt tė vitit 1984. Sipas shėnimeve dhe dėshmive shumė besimtarė rrėfejnė ditėt e para tė punės tė kėtij misioni. Me nisjativėn e punėtorit social Pjetėr Mjedės u bė organizimi i besimtarėve katolik shqiptarė tė cilėt jetonin dhe punonin nė Stuttgart me rrethinė. Nė fillim shėrbesat fetare i kryenin nė bashkėpunim me misionet tjera katolike qė vepronin nė atė kohė. Duke pasur parasysh ndjenjėn e kėtyre besimtarėve "sensus Ecclesiae" (ndjenjė pėr ngjarje kishtare) vjen misionari i parė nga Kosova Patėr Hil Kabashi. Me njė angazhim dhe vullnet tė fortė, me njė besim tė madh Patėr Hili filloi punėn nė shėrbim tė mėrgimtarėve. Ky mision vit pas viti u forcua dhe u organizua nė formėn mė tė mirė tė mundur. Natyrisht se nė fillim ka pasur plot vėshtirėsi, mirėpo vullneti i fortė, nevoja pėr katekizėm dhe jetė pastorale kanė bėrė qė ky mision tė jetė njė shtėpi shumė e nevojshme dhe e dashur pėr mėrgimtarėt. Sipas rrėfimeve tė besimtarėve mėrgimtarė, si tė Gjergj Kuzhninit, Ndrecė Spaqit, Ndue Pėrvorfit, Ukė Markajt, Nikollė Ndrecaj, Marjan Musollit etj. Nė atė kohė para 25 viteve kemi pas shumė vėshtėrsi pėr tu organizuar nė kėtė formė siē jemi sot. Ka plotė arsye, thonė ata. Mungesa e pėrvojės pėr jetė tė organizuar, vėshtėrsitė nė komunikim dhe lėvizjet kanė bėrė qė nė fillim numri i mėrgimtarėve besimtarė tė jetė relativisht i vogėl. Mirėpo kėmbėngulėsia dhe vullneti i pashoq i Patėr Hil Kabashit , bėri qė ne sivjet ta kremtojmė 25 vjetorin e Mosionit Katolik Shqiptar nė Gjermani. Para 25 viteve ka pasė mė pak mėrgimtarė, apo siē quheshin atėherė "gastarbeiter". Njė pjesė e madhe e tyre ka qenė pa familje. Mirėpo situata ndryshoi njė qind pėr qind gjatė viteve 90-ta atėherė kur nga Kosova, pėr shkak tė represionit tė vazhdueshėm tė Serbisė dhe pushtetit tė saj ndaj shqiptarėve, migruan njė pjesė e madhe e shqiptarėve. Tani numri i besimtarėve nėpėr kisha ėshtė shumė mė i madh se pėrpara. Kėta mėrgimtarė nė Gjermani gjetėn, kėtė Mision, u mbėshtetėn nė te me besim tė plotė. Kėtu duhėt theksuar se qė nga fillimi nė kuadėr tė kėti Misioni ka vepruar edhe zyra pėr punė sociale tė cilėn e ka udhėheq i ndjeri zotri Pjetėr Mjeda. Shumė ndihme tė madhe u ka dhenė kjo zyre mėrgimtarėve tanė nė ēdo pikėpamje . posaqerisht sa u pėrketė problemeve tė ndryshme tė natyrės sociale/ Krahas Misonit,kjo zyrė ka meritė tė madhe nė tė gjitha kėto rezultate.
Pater Hili Kabashi, ka bashkuar mėrgimtarėt besimtarė rreth kėti Misioni duke biseduar me ta banesė pėr banėsė, derė nė derė kurdo qė ka pasė kohė dhe mė nė fund arriti qė kėtė Mision ta bėjė shembull pėr tė mirė pėr Misionet tjera qė do tė formohen mė vonė nė vende tė ndryshme.
Misioni Katolik Shqiptar nė Gjermani selinė e vetė e ka nė Stuttgart kurse meshėt i thotė edhe nė shumė qendra tjera anė e mbanė Gjermanisė. Nė fillim janė formuar kėto qendra ku janė mbajtė meshėt shejte gjatė tė shtunave dhe tė dielave. Pra me qendėr nė Stuttgart, München,Wangen, Göppingen , Frankfurt-Eschborn, Koblenz, Sigen, Düsseldorf,Kassel, Hanover, kurse nė Berlin. Mannhaim, Nürnberg, dhe Ulm janė mbajtė meshė herė pas here. Pater Hili pėrveq kėtyre qendrave qė ka formu dhe organizu ėshtė kujdes edhe pėr besimtarėt nė Zvicer dhe Francė. Edhe tani ekzistojnė po kėto qendra ku mbahėn meshtė shejte pėr besimtarėt katolik nga Kosova dhe mė gjėrė. Duhėt theksuar se nė vitin 1997 edhe nė krahinėn e Bayern-it me seli nė Münich u hap edhe njė qendėr e Misionit Katolik Shqiptar ku Misionar u emėrua Dom Pashk Dani. Mirėpo pas disa vitesh veprimtarie kjo seli u mbyll. Besimtarėt pėrseri vazhdojnė tė marrin pjesė nė meshtė e tyre sepse Misionari i tanishėm Pater Marjan Lorenci mbanė meshė e qė herė pas here i ndihmon edhe Pater Shtjefen Doda i cili vjen nga Salzburgu i Austrisė. Siq po vėrehet qartė se teritori ku mbahėn meshtė ėshtė shumė i gjerė atėherė vetvetiu duhėt ti kuptojmė vėshtėrsitė qė kanė pasė dhe ka Misionari nė realizimin e kėsaj detyre. Me qindra-mijėra kilometra udhėtim nėpėr autostradat pa kufi tė Gjermanisė, plotė rreziqe gjatė udhėtimit, shumė orė pritje etj. Janė vetėm disa peripeci qė ka Misionari bashk me motrat. Besimi nė Zotin, vullneti i fortė pėr predikim tė fjalės sė Zotit bėjnė qė ēdo gjė tė ecė rrugės sė vetė normale nė mėnyrė qė besimtarėt ēdo tė shtunė dhe tė diel ta kenė mėshėn shejte.
AKTIVITETE TJERA TĖ MISIONIT
Dihet mirėfilli se veprimtaria kryesore e Misionit Katolik Shqiptar nė Gjermani ėshtė ana fetare, pastorale. Mirėpo ky Mision ka pasė dhe ka shumė aktivitete tė ndryshme kulturore dhe fetare. Kėto veprimtari i imponon vetė mėnyra e punės dhe vendi se ku veprohet. Mėrgimtarėt kanė tėpėr nevojė pėr jetė tė organizuar kulturore. Pas javės sė lodhshme nga puna, me gėzim e presin tė dielėn pėr tė shkuar nė meshė. Pėrveq meshės e cila ėshtė kryesorja, ata bisedojnė me njeri tjetrin, qajnė hallet e pėrditėshme qė jep jeta e rėndė e mėrgimtarit. Nė kėto raporte tė mėrgimtarėve, Misioni luan rol shumė tė rėndėsishem duke organizuar rregullisht takime tė ndryshme. Pėr kėto takime mėrgimtarėt tregojnė interesim tė theksuar posaēėrisht tė rinjtė. Takimet mė tė rinjtė mbahėn pėr ēdo vit nė qytete tė ndryshme tė Gjermanisė. Qellimi i tyre ėshtė edukativ dhe argėtues, njoftime, shoqėrime etj. Pėr gjatė kėtyre 25 viteve , kėto takime janė treguar tė suksesshme duke e arritė qėllimin e tyre. Rregullisht mbahen takime me nėna, me vajza, me gra etj. Nė kėto takime njė rol shumė tė rėndėsishėm luajnė motrat, tė cilat me njė dashuri shumė tė madhe kryejn detyren e vetė. Ato janė shumė tė afėrta me tė gjithė besimtarėt e posaēėrisht me fėmijtė. Misioni thuajse pėr ēdo vjet organizon shtegtime pėr nė vendet e shejta. Shtegtimi nė Lurd ėshtė tradicional. Nė kėto shtegtime ka bashkėpunim edhe me Misionet tjera si tė Zvicres dhe tė Kroacisė.
Nga veprimtaria kulturore e Misionit, vlenė tė theksohet botimi i revistės sė Misionit me titull: "ZĖRI I MISIONIT". Kėtė revistė e kanė pėrgatit dhe udhėheq pėr 13 vjet Pater Hili dhe Pjetėr Mjeda. Revistė fetare, kulturore dhe argėtuese pėr mėrgimtarėt, tė cilėt me andje dhe dėshirė e kanė lexuar kurse disa edhe kanė mėsuar prej saj. Botimi i librit me kėngė meshtarake "Ti kėndojmė Zotit" Stuttgart 2001 ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr besimtarėt. Nė kėtė libėr janė tė pėrfshira shumė kėngė qė kėndohen nė meshėn shenjte nga kori i Misionit dhe populli. Pjesmarrja nė meshėn e sė dielės nė Stuttgart ėshtė njė kėnaqėsi dhe bukuri e veēantė. Kėtė bukuri ia shton kori i Misionit i udhėhequr nga motrat. Kėtė rregull e kemi trashėguar nga Misionari i parė Patėr Hil Kabashi i cili shėrbeu deri nė vitin 1995 kurse
nė fund tė vitit 1996 u emėrua nga Selia e Shejtė Ipeshkv dhe u caktua administrator pėr Shqipėrinė e Jugut me seli nė Vlorė detyrė tė cilėn e kryen edhe tani. Nė shtator tė vitit 1995 Misionar vjen Patėr Anton Nua i cili shėrben deri nė vitin 2006 kurse Misionar aktual ėshtė Patėr Marjan Lorenci. Motrat qė kanė shėrby nė kėtė Mision kanė qenė Hilda Karrica dhe Irena Pernrecaj kurse aktualisht nė shėrbim janė Motra Klara Curri dhe Terezina Paluca nė vend tė motres Angjelina Nikollprenkaj tė cilat i takojnė rendit kishtar tė Shėn Franēeskut.
Nga Pater Hili ėshtė pėrgatitė dhe botuar njė libėr me titull: "Kėngė pėr Advent dhe Krishtlindje" Stuttgart 1992 dhe njė libėr pėr Krezmim "Tė rritur nė Krishtin" Stuttgart 1993, njė audiokasetė me kėngė tė pėrzgjedhura dhe tė kompozuara nga vetė autori Pater Hil Kabashi pėr Krishtlindje.Nė kuadėr tė Misionit, veprojnė me shumė sukses disa grupe si ai muzikor, i valltarėve, grupi dramatik dhe i recitatorėve. Paraqitjet e tyre nėpėr festa dhe solemnitete tė ndryshme janė kėnaqėsi e rrallė pėr mėrgimtarėt. Janė tė shumta paraqitjet e tyre para mėrgimtarėve, me tė vetmin qėllim, qė mėrgimtarėt tė jenė tė bashkuar dhe ta ruajnė, ta kultivojnė gjuhėn amtare, kulturen dhe identitetin e tyre kombėtar. Rol shumė tė rėndėsishen ka pasė dhe ka vijimi i besimit ose pėrgatitjet pėr kungimin e parė dhe krezmim. Kėto pėrgatitje bėhėn ekskluzivisht nė gjuhėn shqipe. Kjo do tė thotė shumė pėr fėmijėt mėrgimtar. Ata mėsojnė besimin nė gjuhėn e tyre amtare, e kultivojnė atė ,ēka do tė thotė se ajo qė mėsohet nė fėmijėri dhe rini nuk harrohet lehtė kurse e mira ėshtė se e mėsojnė nė gjuhen shqipe. Pra, njė shkollė e vėrtetė shqipe.
Misioni Katolik Shqiptar nė Gjermani me seli nė Stuttgart, vepron nė kuadėr tė Dioqezės Rotenburg-Stuttgart nė formen e plotė juridike. Kjo do tė thotė se puna dhe veprimtaria e Misionit janė tė pranuara plotėsisht nga Kisha dhe shteti gjerman. Ėshtė subkejti i vetėm shqiptar(pėrpos shkollės shqipe) qė ka kėtė status veprimi nė formė tė plotė juridike.
Misionari ėshtė gjithnjė nė shėrbim tė mėrgimtarėve duke u dalė nė ndihmė atyre nė ēdo rast. Nė kuadėr tė Misionit organizohen pėr ēdo vit vijimi i besimit pėr fėmijėt, pėrgatitja pėr kungimin e parė dhe krezmim. Gjerė mė tani kungimin e parė e kanė marrė 195 fėmijė. Kėtu duhet pasė parasysh se edhe kungimin e parė edhe krezmimin njė pjesė e madhe e fėmijėve e marrin nėpėr Kishat gjermane sepse kjo organizohet nga shkollat ku ata vijojnė mėsimet. Janė krezmuar 392 fėmijė, janė pagėzuar 738 fėmijė dhe janė kurorėzuar 119 ēifte.
Misioni Katolik Shqiptar nė Gjermani ka bashkėpunim tė mirė me Misionet tjera nė Zvicėr dhe Kroaci kurse nga Ipeshkvia e Kosovės vijnė shpesh mysafirė tė nderuar. Misionin tonė e kanė vizituar Ipeshkvit e Kosovės Imzit Nikė Prela, Imzot Mork Sopi dhe sė fundi Imzot Dodė Gjergji. Por kėsaj radhe, mendoj se duhėt pėrmendur, njė vizitė e veēantė qė i ėshtė bėrė Misionit tėnė nė Stuttgart nė vitin 1992. Fjala ėshtė pėr Pater Zef Pllumin. Posa i liruar nga burgu i gjatė dhe shumė i mundimshėm, me ftesėn e Pater Hilit, Pater Zefi pas meshės na mbajti njė ligjėratė tė shkurt por interesante pėr ne. Pasuan pyetje e pėrgjigje interesante. I qetė, i vėmendėshėm, tepėr i qartė dhe shumė konciz nė pėrgjigje Pater Zefi, autori i veprave monumentale "Rrno vetėm pėr me tregue" dhe "Histori kurrė e shkruese", na tregoj njė barsoletė lidhur me tolerancen fetare dhe kohėn e islamizimit tė shqiptarėve. "Njė Pashė paska pasė caktuar njė roje pėr ti pėrcjell njerėzit qė kanė thėnė se e kanė ndėrruar fenė ,se me kėndė po rrijnė gjatė ditės. Dhe kur ia jep raportin nė mbrėmje Pashės, roja i thotė: Pashė, gjithė ditėn rrijnė bashkė, pijnė raki e pijnė venė, nuk e dinė kush se cili ashtė turk e cili i kėshtenė".
Pra, edhe humori ishte dhunti , tipar e njeriut tė madh Pater Zef Pllumit.
Mund tė konkludojmė lirisht se Misioni Katolik Shqiptar nė Gjermani me seli nė Stuttgart, gjatė kėtyre 25 viteve tė veprimtarisė sė vetė ka arritė qėllimin kryesor. Gjatė kėtyre viteve, ka pasė punė, angazhim, rezultate tė prekshme dhe shumė suksese. Mė tė drejtė mund tė themi se ėshtė Misioni qė rrezaton nė diasporė.
Shkruan:
Lekė Preēi
Pater Marjan Lorenci
Stuttgart
Vėrejtje: E nderuara Redaksi,
Po ua dėrgojmė kėtė shkrim pėr botim. Ju lutemi, vlerėsojeni vetė sipas kritereve tė
Redaksisė, Jeni telirė tė ndėrhyni aty ku ua merr mendja se nuk humbet kuptimi.