SI E PRITEN MĖRGIMTARĖT PAVARĖSINĖ
Mėrgimtarėt nga Kosova, qė jetojnė dhe punojnė nė Stuttgart me rrethinė, tė tubuar rreth shoqatave tė ndryshme kulturore, Pavarėsinė e Kosovės e pritėn dhe e kremtuan nė mėnyrė tė hareshme dhe tė gėzuar
Atė tė diele, tė datės 17 shkurt 2OO8, sė pari filloj me Meshėn Shejte nė Kishėn e Shėn Konradit nė Stuttgart ku Misioni Katolik Shqiptar mbanė Meshėt pėr besimtarėt e vetė. Tė entuziazmur, tė gėzuar dhe tė hareshėm tė gjithė me urime tė ndėsjellta, dėgjuan fjalėt e At Marjan Lorencit i cili e mbajti kėtė Meshė pėr Popullin e , pėr tė gjithė tė renėt pėr liri dhe pėr shpirtin e Dr. Ibrahim Rugovės. Para shumė mėrgimtarėve tė tė dyja besimeve, nė predikimin e vetė At Marjani theksoj : "Sot nė orėt e pasditės Kuvendi i Kosovės, do ta shapllė pavarėsinė e Kosovės duke ia bėrė me dije Serbisė se Kosova ka zot shėpie.Kėtė e arritėm duke ju falemnderuar Zotit, bijave dhe bijėve tanė, SHBA-ve dhe NATO-sė. Pra vėllezėr dhe motra, tė dashur besimtarė, ju lus qė kėtė ditė tė Shejtė pėr ne ta festojmė nė mėnyrė tė dinjitetėshme. Pėr kėtė ditė ėshtė derdhur shumė gjak, me shumė sakrifica nga i gjithė populli shqiptarė dhe sot po plotėsohet amaneti i martirėve tanė.Mė therr nė shpirt mungesa e burrėshtetasit mė tė njohur nė historinė moderne Presidenti ynė i ndjerė Dr. Ibrahim Rugova i cili tėrė jetėn e ti ia kushtojė Kosovės dhi lirisė sė sajė. Arriti ta bind botėn se shqiptarėt meritojnė lirinė dhe pavarėsin, se shqiptarėr janė ata qė i dhanė Europės Gjergj Kastriotin dhe nėnėn tonė tė madhe Nėnėn Tereze. Kjo ėshtė dita mė e veēantė pėr popullin shqiptarė. Prandaj me respekt ta kujtojmė dhe ta lusim Zotin pėr martirėt tanė, pėr tė zhdukurit dhe familjet etyre. Nė veēanti ta lusom Zotin pėr Presidentin tonė tė ndjerė, ku jam i bindur se edhe nė jetėn e pasosur feston sė bashku me Kastriotin, Nenėn Tereze,Fishten, Vėlezėrit Frasheri, Sylejman Vokshin, Anton Ēetten, Adem e Hamzė Jasharin, Shkelzen Haradinajnė si dhe me tė gjthė trimat e trimėreshat qė dhanė jetėn pėr kėtė tokė Shejte. Dhe nė kėtė rast po e pėfundojė kėtė Meshė Shejte me fjalėt e Presidentit tonė tė ndjer i cili thoshte: Zoti e bekoftė Kosovėn! Zoti i bekoftė Shqiptarėt! Zoti i bekoftė SHBA-tė.Urime tė gjithėve. Shkoni nė paqe".
Ky pra, ishte predikimi shumė domethėnės i Misionarit tonė At Marjanit. Besimtarėr tė entuziazmuar, shumė shpesh duartrokitnin gjatė por te disa nuk mungonin as lotėt.
Pas Meshe njė pjesė e madhe e mėrgimtarėve u drejtua pėr nė qendrėn e qytetit tė Stuttgartit pikėrisht nė sheshin para Komunės (Rathaus-Platz) pėr tė vazhduar gėzimin dhe harenė. Tė tubuar nė kėtė shesh njė numėr 5OO-6OO mėrgimtarė me padurim pritnin lajmin nga Kosova pėr aprovimin e Rezolutės sė Pavarėsisė. Ishte njė program i pasur kulturor-artisti me kėngė ,valle, recitime dhe pėrshėndetje nga pėrfaqėsuesit e shoqatave tė ndryshme qė veprojnė nė kėtė mes. Nė emėr tė Misionit Katolik Shqiptar tė pranishmit i pėrshėndeti zotri LON KARRICA i cili tha se po paraqitem para jush nė emėr tė njė subjekti apo siē e quajti ai nė emėr tė Ambasadės sė parė tė pranuar zyrtarisht dhe nė formė tė plotė juridike tė kėti Misioni dhe duke pėrfunduar me njė " Danke Deutschland"!
Lekė Preēi