10 Vite nė Pavarėsi, pa ty mė i dashuri ynė!

+ Pėrkujtim me rastin e kalimit nė amshim tė intelektualit  shėmbullor Lekė Pėrlaska.

Baba Lekė-Njė jetė tė tėrė, ia kushtove arsimimit,edukatės, kulturės dhe tradites tonė shqiptare. Mėsuam kur u rritėm se ishe njė mėsues i shkelqyeshėm, njė edukator i pėrkushtuar dhe njė baba i mirė, qė tėrė jetėn ia kushtove familjes dhe vėndlindjes.Ketė na e thanė edhe miqėt dhe dashamirėt tuaj qė janė tė shumtė!
Meritat si puntorė i arsimit dhe edukimit i shpalosėn bashkėpuntoret tuaj edhe nė librin e tyre autorėt, Mikel Gojani dhe Pal Canaj,- Mėsonjėtorja e Zllakuqanit- qė pėr fat tė mirė ishe edhe vetė pjesė  e gjallė e kėtij libri,ku do tė citoj njė fjali qė pate thėnė:"Aty ku unė i shpėrndaja rrezet e diturisė,sot i shpėrndajnė ato rreze  nxėnėsit e mi. Pėr mua kjo ėshtė kėnaqėsia dhe lumturia mė e madhe nė botė;ėshtė shpėrblimi mė i dashur pėr angazhimin qė kam bėrė."
Pra, edhe sot pas 10 viteve ,tingėllojnė  kėto fjalė sikur ende je me ne dhe unė deshiroj tė tregojė se pėrpos Nitit dhe Ardit qė tė patėn njomė shpirtin e sėmundjen tėnde ta lehtėsonin,kemi edhe Lekėn e Ri ,Eltonin dhe Elionin qė duket se kanė trashėguar veti dhe virtyte tuaja. Deshiroj tė tregojė se edhe shumė dashamirė, nuk tė kanė harruar dhe me mallė tė pėrkujtojnė,po ashtu deshiroj tė tregojė qė 40 ditė pas kalimit tėnd nė amshim , ndodhi mrekullija qė kur bashkbisedonim edhe nė Gjermanin e largėt na dukej e pa arritur-Po baba Lekė, ajo mrekulli quhet sot Pavarsia e Republikes Kosoves. Kjo, nuk u shpall para 10 viteve por ne 10 vite ishim tė lirė dhe pikrisht mė 17 Shkurt 2008 -nga foltorja e Parlamentit tė Kosoves, zėshėm,guximshėm dhe plot krenari z. Hashim Thaqi e shpalli Kosovėn Shtet tė Pavarur dhe Sovran.Pra kjo datė edhe pėr Elenen ka domethėnje tė dyfishtė sepse ajo ka edhe datėlindjen e saj!Baba Lekė, ne pas ardhėsit tuaj, me pėkujdesje vazhdojmė ti zbatojmė kėshillat tua, dhe ato pėrherė na janė tė freskėta,sepse fjalėt tua dhe porosit qė na i le i debatojmė edhe me tė dashuren-  bashkshorten tėnde -Nėna Marte, e cila e ka plot zėmren me nipa dhe mbesa,por gjithmonė e lėnduar nė shpirt pa prezencėn tėnde.Ajo tė ka dashur dhe vazhdon tė tė dojė sė bashku me bijėt tu Marjanin, Antonin dhe Vinēencin, tė cilėt sot  tė nderojnė me njė Lapidarė familjarė ndėr mė tė bukurit qė kemi, me vajzat tua Antonetėn,Elenen dhe Nikoletėn me rejat tua Agetinen dhe Valbonen me Nipat Arjanitin,Ardianin,Leken(trashegimtarin e emrit tėnd),Eltonin dhe Elionin (Binjakė), Davidin,Valmirin dhe Luarėn, me dhėndrėrit Zefin dhe Gjonin.
Ne nė ketė pėrvjetor do tė lutemi qė Zoti tė pranojė nė kopshtin e vet tė Parajsės qiellore. Pushofsh nė Paqė! Amen.+