Konsiderata rreth vėllimit shkruar nga miku personal i
Monsinjor Zef Oroshit,
analisti Tomė Mrijaj
Shkruar nga : Mėrgim Korēa
Pėr herė tė parė i a kisha dėgjuar emrin shumė dhjetra vite tė shkuara e pikėrisht nė verėn e vitit 1953, kur zoti Loro Kovaēi na thotė, tė birit Toninit si edhe mua, se ... āsht arratis'e ka dalė nė Jugosllavi Dom Zef Oroshi ... aj āsht pźnd'e fortė e ka me i a diftue botės tė tāna krimet qi janė kah i pėrfton kėtu te na kjo diktatur'e mallkueme komuniste !
Ne pėrjetonim vitet kur Shqipėria ishte i vetmi vėnd, i ashtuquajtur socialist, ku akoma vazhdonin e vepronin ēetat e malit qė luftonin pėr lirin'e vėndit! Me kėtė rast marr lejen e lexuesit tė ve nė dukje njė fakt tejet mjeran. Nė Hungari lėvizja kundradiktatoriale dhe kundrakomuniste zgjati veē dy vite derisa u shtyp me dhunė, zjarr'edhe gjak nga tanket hrushovjane. Megjithatė quhet, (me tė drejtė), Revolucioni Hungarez i 1956-ės dhe emrat e tė rėnėve janė tė shkruar me gėrma kubitale si martirė tė atdheut. Kurse tek ne, ajo lėvizje kundrakomuniste e cila me ēeta maleve zgjati pėr dhjetė vite, le qė as i ka shkuar kujt nė mėndje t'a emėrtojė revolucion por as kryengritje jo. Sa u takon pastaj emrave tė atyre martirėve duke filluar nga organizatori kryesor si edhe udhėheqėsi i asaj rezistence Mark Gjomarkaj e vazhdo me gjithė tė tjerėt, historia si edhe historianėt shqiptarė jo qė nuk i zenė nė gojė si heronj tė lėvizjes kundėrkomuniste por pėrkundrazi, i kanė njollosur me balt'e tradhėtķra tė rreme !
Qė nga pohimi i zotit Loro Kovaēi u desh tė kalonin qė atėhere jo pak, por pikėrisht pesėdhjet'e pesė vite, derisa tė mė binte nė dorė libri me titullin "Njė jetė e shkrirė pėr Fé e Atdhé", kushtuar Monsinjor Dr.Zef Oroshit, nga miku si edhe kumbara i monsinjorit, autori Tomė Mrijaj. Me kureshtje tė madhe si edhe gjithė gėzim fillova t'a lexoja vėllimin. Ashtu si nė pamjet qė tė paraqiten parasysh tek kundron brėndėsķn'e njė kaleidoskopi, ashtu filluan tė mė duken, skenė mbas skene, rravijėzimet qė paraqiste libri i tij. Qė nė faqet e para kuptohej se vėllimi ishte shkruar nga dora e njė personi i cili Monsinjorin jo vetėm qė e kish njohur mirė por edhe kishte qen' i afėrt me tė aq sa vetė Monsinjori fij' e pėr pé, i kishte treguar rreth ngjarjesh, ndjenjash edhe rrethanash tė ndryshėme tė jetės Tij. Doemos nė vazhdim, dora dorės, autori sjell pastaj kujtime personale dhe i shtjellon ato pėr vite me radhė derisa vjen edhe ēasti kur vetė autori pėrjeton pranė krevatit, kalimin n'Amėshim tė Monsinjor Oroshit !
Zoti Tomė Mrijaj ėshtė nga ana tjetėr edhe mik i afėrt i Kapidan Ndue Gjomarkut. Ky i fundit, jo vetėm qė ėshtė njė personalitet i madh nė vetvete, jo vetėm qė ka luajtur rol tė vyer si edhe aktiv si pjesėmarrės forumesh drejtuese tė organizmave shqiptare nė Perėndim pėrgjatė dhjetravjeēarėve qė pasuan vendosjen e diktaturės komuniste nė Shqipėri, por ka qenė shok'edhe mik i Monsinjor Oroshit qė nė rinķn'e Tij tė herėshme ! Kėsisoji kuptohet qartė se fati e desh qė, autori i vėllimit lidhur me Imzot Zef Oroshin, tė kish nė dispozicion burime sa tė larmishme e po aq krejtėsisht tė posaēme tė cilat nuk ka arkiv qė t'ua verė nė dispozicion hulumtuesve tė zakonshėm.
Kush fillon t'a lexojė vėllimin nė fjalė, qė nė fillim befasohet me njė moment tė cilin dua t'a nėnvizoj. Autori i vėllimit citon ... "Burrė ėshtė ai qė fal dhe mbi fatkeqėsķnė shtrin dorėn e pajtimit, vendos besėn e paqės, mirėkuptimit , respektit ndaj njeriut". Ky pohim ėshtė njė konsideratė rreth trajtimit qė i bėn Kanuni i Maleve konceptit "besa e dhānun", shprehur nga pinjolli i familjes sė nderuar tė Ēokajve, Monsinjori i ardhshėm Dr.Zef Oroshi. Mirėpo me kėtė koncept ėsht'i lidhur ngusht'edhe Ndrec Ēoku, pararendėsi i nderuar i Monsinjorit. Qė nė hapat e para tė jetės tij, Dom Zef Oroshi u mėkua me tharmin e etikės dhe moralit tė Kanunit dhe nė rastin konkret me paragrafin e tretė tė nyjes njėqindenjėzet'e dytė (§ 856 i Kanunit) i cili thotė :
§856 - Shpija e t'vramit, po i dha besė dorėrįsit, ky edhe pse e vrau, ka me shkue nė mort e nė gjāmė m'e pėrcjellė t'vrįmin deri n'vorrim e me ndźjė pėr drekė. Kjo besė njatė 24 sahat.
Ja pra me pak fjalė ngjarja tė cilėn na e sjell autori, zoti Tomė Mrijaj. Tė parit tė Ēokajve i a kishin vrarė njerin nga djemtė. I gjithė fisi e ndiqte dorėrįsin. Ky, duke mos i parė derman vetes e duke e ditur se ē'burrė ishte Ndrec Ēoku, (i ati i tė vrarit), vete para kullės tij duke thirrur se i kėrkonte besė. Dhe malėsori kreshnik mirditas i a dha besėn e burrit 24 orėshe ! Tė nesėrmen, mbasi u a kishte marrė besėn 30 ditore burrave tė familjes Ēoku, e pėrcolli vrasėsin e tė birit sipas zakonit.
U ndala rreth kėsaj ngjarjeje tė jashtėzakontė, pikėrisht pėr t'a theksuar momentin se si Dom Oroshi i ardhshėm, i cili si meshtįr do t'a kish detyrė parėsore tė tijėn "faljen e mėkateve", ish i pregatitur qė nga fėmijėria e tij pėr kėtė rol njerėzor kulmor qė i u realizua me mbarimin e Seminarit Pontiifkal tė Shkodrės e pastaj duke u diplomuar nė Universitetin e Urbinos nė "Propaganda Fide" nė Itali !
Nė vazhdim autori i vėllimit, tek i a paraqit lexuesit rezistencėn e armatosur tė Mirditės si edhe tė zonave tė veriut mbas vendosjes diktaturės komuniste, si gurė themeli merr pohimin e Dom Zef Oroshit "... Mirdita prandej āsht masakrue dhe masakrohet gjithnji, posaēe tė gjith krahinave tė Shqipnis, sepse rezistencėn qi ka gjetė dhe gjen aty qeverija e Enverit, nuk e ka gjetė aq tė ashpėr nė asnji krahinė tjetėr ...".
Miqėsia e zotit Tomė Mrijaj me Kapidan Ndue Gjomarkun, i a ka krijuar mundėsinė autorit tė na sjellė nė librin e tij letrėn e datės 3 shkurt 1953 me informacion autentik qė Dom Zefi i dėrgon nga Mitrovica, (ku u arratis sepse nė prag arrestimi nga ana e kriminelit toger Baba), mikut tė tij tė rinisė Kapidanit, mbi gjėndjen nė Shqipėri. Ai dokument nuk ėshtė njė letėr dėrguar njė miku, dhe aq, por ėshtė njė analiz'e gjėndjes vajtueshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria asokohe. Pa i a hequr kėrshėrinė lexuesit t'a lexojė nė kopje tė origjinalit dokumentin, (tek libri i z.Tomė Mrijaj - M.K.), nuk mundem mos tė ndalem nė nja dy pika kulmore qė Dom Zefi i a ve nė dukje Kapidanit. Nė njerin nga kalimet ai pohon "... Me shum keqardhje, na duhet tė thomi, qi kurrndonji herė nuk i āsht shtī popullit shqiptar sistematikisht nji pėrēamje aq e madhe, me parimin "divide et impera" (pėrēį e sundo - M.K.), sa ndėr kohnat e sodit nga klika sunduese e Shqipnis; pėrēamje nė familje, pėrēamje nė fshatarsķ, pėrēamje ndėr qytetarė, shkaktue nga agjentat e "Sigurimit", tue privilegjue tė kqijt ose agjentat e tue e shtypė popullin me anėn e tyne ...". Nė vazhdim Dom Zefi i a ve theksin nėnėshtrimit tė verbėr tė udhėheqjes shqiptare ndaj B.Sovjetik si edhe Stalinit dhe ndonėse brezat e moshuar e kanė pėrjetuar situatėn qė Dom Zefi i a pėrshkruan Kapidan Ndues, atyre jam i sigurtė se si edhe mua, tisi i harresės u a ka mbuluar atė. Prandaj kėto tė vėrteta duhen kujtuar e rikujtuar papushim se ndryshe harrohen. Shkruan Dom Zefi ndėr tė tjera "... Pėr t'ia mbėrrijtė kulmit tė sovjetizimit, obskurantistėt e Tiranės nė gushtin e 1952 dekretuen nji ligj qi ndalon tė gjithė librat qi janė shtypė para vjetit 1944, si nė gjuhė shqipe edhe nė gjuhė tė hueja; marrķja (ēmendurķa - M.K.) e shekullit tė XX-tė qi i u imponue popullit shqiptar e sidomos asaj pjese tė vogėl intelektualėsh, qi ka mbetė gjallė akoma, nga Moska imperialiste-shoviniste ! Kjo masė e qeverisė komuniste tė cilėn na e kujton zoti Tomė Mrijaj nėpėrmjet gojės Dom Zef Oroshit, duhet lexuar me vėmėndje nga brezat e rinj. Po nuk i dijtėn dhe t'i mbajnė mirė parasysh kėta trille tė diktaturės komuniste nė drejtim tė zvogėlimit me dhunė tė horizontit kulturor tė popullit, mund tė vijė njė ditė qė trille edhe mė tė dhunshėm mund tė zbatohen nga udhėheqės paranojakė !
Dom Zef Oroshi ishte njė intelektual i mirėfilltė dhe i formuar me kulturė tė gjerė shumėplanėshe. Me 16 qershor 1962, nė bashkėpunim me Patėr Andrea Nargajn, formojnė Shoqatėn Katholike Shqiptaro - Amerikane dhe mė 1965 ai njihet si Meshtar i Dioqezės sė New York-ut. Tė dy meshtarėt, qė nė vitin e largėt tashmė 1966, themeluan dhe e botuan revistėn Jeta Katholike Shqiptare tė cilėn e drejtoi Dom Zef Oroshi pėr 12 vite radhazi. Revista tematikėn e saj e kishte nė masėn madhore natyre kishtare e gjithashtu kulturore. Mbas ndėrprerjes ajo rifillon tė botohet sė rishmi nė vitin 1995 nėn drejtimin e dom Pjetėr Popajt dhe vazhdon e botohet rregullisht.
Nuk ka se si tė mos e mbushė me mallėngjim lexuesin shqiptar fakti se Dom Oroshi nga viti 1960 qė u vendos nė New York e deri nė vitin 1969 meshat i ka ngritur nė kisha amerikane derisa i mbėshtetur fuqimisht nga shqiptarėt e diasporės ngriti kishėn e parė shqiptare nė Park Avenue tė Bronx-it.
E kėsisoji dora dorės, duke i lexuar faqet e vėllimit tė shkruar nga miku i Dom Oroshit, Tomė Mrijaj, shtjellohet para syve tė lexuesit jeta e kėtij klerikut tė shquar, intelektualit tė mirėfilltė si edhe atdhetarit tė skajshėm.
Viti 1970 shėnon njė pikė kulmore pėr Dom Zef Oroshin. Ai pritet nė Vatikan nė audiencė tė posaēme nga Shėnjtėria e Tij Papa Pali i VI-tė. Gjatė shkėmbimit tė mendimeve tė ndėrsjella, Dom Zefi i dhuron Atit tė Shėnjtė botimin e shqipėruar prej tij tė librit "Katėr Ungjijt dhe punėt e Apostujve". Me kėtė rast Ati i Shėnjtė, duke e vlerėsuar lart punėn e madhe tė tijėn nė fushėn e kulturės fetare, e nderoi Dom Zef Oroshin me titullin e lartė Monsinjor (Imzot - M.K.).
Ēaste kulmore qė duhen ndriēuar - Duke i dhėnė njė goditje tė lehtė kaleidoskopit qė na paraqit autori rreth jetės dhe veprės Dom Zef Oroshit, riorganizohen kristalet e ngjyrosura dhe si nga fundi i oqeanit del nė sipėrfaqe njė moment madhėshtor tė cilin kleriku i a ka pasė shpjeguar me tė gjitha nuancat autorit tė librit : bashkėpunimi ndėrmjet Peshkopit Noli, Dom Zef Oroshit si edhe takimet e tyre me Arqipeshkvin e Bostonit, Eminencėn e Tij Kardinal Cushing. Thelbi i bashkėbisedimeve kishte qenė afrimi i Kishės Katolike Shqiptare me atė Orthodoksen, shėmbull ky i njė ndjenje ekumenike madhore ! Nė kėtė vazhdė njė shprehje e posaēme e konkretizimit tė kėsaj nisme ėsht'edhe pėrshkrimi tejet i gjallė qė i bėhet gjatė librit nga autori i tij, kremtimit madhėshtor qė i u bė pėrvjetorit tė 60-tė tė themelimit tė Gazetės Dielli, ku moment tejet prekės ėshtė bashkėcelebrimi i meshės sė Shėnjtė nga Arqipeshkvi i New York-ut Terence Cardinal Cooke, tre dhespotėt arbėreshė tė ardhur nga Kalabria si edhe Dom Zef Oroshit ! Njė nismė kjo ekumenizmi tė mirėfilltė ku shiheshin tė gėrshetuara veprimet e ndėrsjella tė barinjėve shpirtėrorė katolikė nė vėllazėrim tė plotė me udhėheqėsit shpirtėrorė tė ritit tė krishterė bizantin.
Moment tjetėr tejet kuptimplotė rreth pozicionimeve tė Monsinjor Oroshit, i cili nuk ka se si tė gjėndet nė asnjė arkivė por na sillet si dėshmķ e gjallė dhe shum'e bukur nga i pranishmi nė bisedė, zoti Tomė Mrijaj, ėshtė fragmenti i diskutimeve mes Monsinjorit dhe profesor Zef Nekės. Ky i fundit, duke i u referuar tregimit tė Monsinjorit me titullin "Ēohaja", (Bariu - M.K.), i mallėngjyer nga pėrshkrimet e lexuara nė tregim shprehet me lot nė sy "... un kam kja si fėmi pėr atė vend qi po e dishrojmė sė gjalli. Ndoshta ai regjim i djallit nuk ka me na e dhanė mundėsinė tė kthehena e tė ēmallena me truellin t'onė, se ēdo dit'e po plakena." Monsinjori mbasi e dėgjoi i u pėrgjigj "... Fajin e kena vetė e ma s'shumti na klerikėt qi qindruem pasivė e nuk e organizueme popullin tė ēohej nė kambė i madh e i vogėl, nė Veri e Jugė tė Shqipnisė, si ortek i madh bore e t'a luftote at murtajė qi na zhgatrroi n'temel"!
Sa prekės gjatė leximit tė librit, pėrshkrimi qė i bėhet ēastit kur me nismėn e Monsinjor Oroshit, ky i fundit si edhe zoti Tomė Mrijaj vajtėn, qėndruan nė heshtje nė shėnjė respekti, si edhe u lutėn para varrit tė patriotit tė shquar Abas Kupit. Dhe ēasti kulmor ėsht'ai kur Monsinjori pohoi se si kishte thėnė meshė pėr dy vite me radhė pėr shpirtin e tė ndjerit gjeneral Abas Kupit, i cili vetė i a kishte lėnė amanet (por pėr njė vit - shėnim M.K.) ! Moment vėrtet madhor ky, ku mėsohet se si njė prelat i krishterė ngre meshė pėr njė bektashķ !
Si mos tė preket lexuesi tek e pėrshkruan autori me thjeshtėsi por edhe me mjeshtėrķ pohimin qė kish bėrė Monsinjori nė njė rast kur, i shoqėruar nga zoti Tomė Mrijaj, kishin shkuar tek varri i Mithat Frashėrit dhe atje takuan krejtė rastėsisht para varrit profesor Luan Gashin. Mbas pėrshėndetjeve Monsinjori ishte shprehur "... Na jena krenarė sot para vorrit tė Apostullit tė Shqyptarizmės ... gjithmon'e kam kujtue e kam m'e kujtue nė lutjet e mija derisa tė kemė frymė!
Kėto ishin disa nga ēastet kulmore qė desha t'ua vija nė dukje lexuesve me shpresėn se do t'u nxitet kėrshėria t'a lexojnė tė plotė vėllimin nė pėrkujtim tė kėsaj figure tė madhe qė ka nxjerrė kombi ynė !
Pak konsiderata shtesė - Vėllimin, materialet e tė cilit fluturimthi u mundova sadopak t'i prek, jo rastėsisht e krahasova me njė kaleidoskop. Dy fjalė tashti tė shpjegoj cila qe shtysa t'a bėja njė krahasim kėsisoji. Personalisht kam lexuar shumė libra pėrshkruese figurash tė shquara. Padyshim qė nė mes lexuesve tė kėtyre radhėve do tė ketė persona qė kanė lexuar edhe mė shumė se unė libra tė kėsaj gjinķje. Por mendoj se e pėrbashkėta e jonė, dora dorės qė pėrparonim nė leximin e faqeve qė autori i ka kushtuar Monsinjor Zef Oroshit, qėndron nė faktin se ky libėr ka njė veēorķ krejtėsisht tė posaēme i krahasuar me librat e tjerė : leitmotivi padyshim qė ėshtė figura e Monsinjorit. Mirėpo gjatė kthimit tė faqeve tė librit lexuesi ndeshet fillimisht si pa e vėnė re e pastaj dora dorės e sheh se ka tė bėjė me njė libėr ku krahas figurės qėndrore, sė cilės edhe i pėrkushtohet ky vėllim, mėsohen ngjarje, botime si edhe njihet me hollėsira rreth personalitetesh, tė cilat tė qėmtoheshin veē e veē do tė kėrkonin kohė tė madhe tė gjurmoheshin ! Kėshtu, teksa autori zė nė gojė se nė personin e Monsinjor Oroshit shkriheshin nė njė Feja si edhe Atdheu, mėsime kėto qė i a kishin mėkuar udhėheqėsit shpirtėrorė si edhe profesorėt e tij Patėr Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda, mėsohet njėkohėsisht se nė Shkodrėn e vitit 1891 funksjononte shtypshkronja me emrin "Shtypshkroja e Zojės sė Papėrlyeme", (pronė e Kolegjit Saverian tė Shkodrės - M.K.), e cila i filloi botimet me tė pėrkohėshmen "Elēija e Zemrės sė Krishtit"! E pastaj jepet njė informacion rreth shtypshkronjave tė ngritura nė vazhdim si edhe emrat si edhe periudhat e botimeve tė dhjetra e dhjetra gazetave, revistave si edhe tė pėrkohėshmeve tė ndryshėme ! P.sh. mėsohet se qė mė 1904 nė Romė ka filluar botimi i revistės fetaro - patriotike "Lajmėtari i Shqipėrisė" (L'Araldo d'Albania), ose nė Napoli (1904 - 1906) botimi i revistės "Shqyptari", e nuk mund t'a lemė pa e zėnė nė gojė faktin se mėsohet qė nė Shkodėr, nė atė qytet tė lashtė si dhe vatėr kulture tė herėshme fetare dhe kombėtare, qendėr ku mė hollėsisht se askund tjetėr nė qytetet e trevave shqiptare njihej e analizohej me drejtpeshim Kanuni i Maleve, qė mė 1920-ėn ėshtė botuar revista "Grueja Shqyptare". Pėrse mė la shumė mbresa tek e mėsova kėtė fakt ? Sepse mund tė duket e pabesueshme por gratė italiane e kanė fituar tė drejtėn e votės nė vitin 1925 ! Por ka edhe mė keq akoma : grave zvicerane kjo e drejtė i u dha hiē mė parė por nė vitin 1972 ! Prandaj informacionet anėsore qė jepen nė vėllimin e zotit Tomė Mrijaj, krahas vetė temės qėndrore rreth personalitetit tė Monsinjor Oroshit, janė aq tė larmishme dhe tė vyera sa qė mua personalisht ky vėllim mu duk me vėnd tė krahasohet me njė kaleidoskop pėr vetė larmķn'e shtjellimeve qė sjell para lexuesit!
Nga ana tjetėr, paralelisht trajtimit tė figurės qėndrore tė librit, informacion hera herės edhe i gjerė, jepet pėr personalitete tė shquara qė historiografia komuniste jo qė i ka pėrbaltur por edhe mohuar si p.sh. Atė Danjel Gjeēaj O.F.M., Tajar Zavalani, profesor Ernest Koliqi, Dom Ndré Zadeja, Atė Andrea Nargaj O.F.M., profesor, dr. Rexhep Krasniqi, etj.etj.
E pėr t'a mbyllur me njė informacion anėsor por tejet interesant dhe tė vyer, ėshtė pėrshkrimi qė profesor Karl Gurakuqi i bėn legjendės se si me vrasjen e Heroit tonė Kombėtar Skėnderbeut si edhe dyndjes sė ushtrive otomane nė trevat shqiptare, fugura e Zojės sė Kėshillit tė Mirė nga Kisha e Zojės rrėzė Kėshtjellės Rozafatit u ngjit nė ré, kaloi mbrekullisht detin Adriatik dhe zuri vėnd nė Kishėn e Genazzano-s nė Itali ku gjėndet edhe njė pllakatė pėrkujtimore e vendosur nė vitin 1932 qė pėrkujton pelegrinazhin e 340 shqiptarėve tė kryesuar nga Arqipeshkvi i Shkodrės Monsinjor Lazėr Mjeda si edhe gjashtė hierarkėt e kishės sė tij ku u lutėn qė Zoja e Kėshillit tė Mirė tė kthehej nga Genazzano-ja nė Kishėn e Zojės nė Kalan'e Shkodrės. Pllakata ėsht'e nėnėshkruar nga Imzot Luigj Bumēi.
Nė pėrmbyllje, dėshiroj t'i kujtoj lexuesit tė kėtyre radhėve se tė shumtė janė njerėzit qė kanė njohur njerėz tė shquar e doemos kanė ruajtur edhe kujtime prej tyre. Njė pjes'e atyre kujtimeve u ėshtė thėnė tė tjerėve ndėrsa pjesa mė e madhe ... janė harruar sė bashku me bartėsit e tyre. Kėsisoji shumė tė pakėt janė ata qė kujtimet e tyre i kanė hedhur nė letėr. Sado tė varfra qė tė kenė qenė pėr nga stili i tė shkruarit ato fletė tė shkruara, ato janė si vera e ruajtur me kujdes e cila, sa mė shumė kalon koha, aq m'e vyer bėhet. Doemos pastaj kur gėrshetohet stili i pėrshkrimit me madhėshtin'edhe tė personalitetit qė pėrshkruhet, ato u pėrcillen pastaj brezave pasardhės si kryevepra.
Prandaj desha t'i mbyll kėto radhė duke shprehur mbresat qė mė la vėllimi i shkruar nga zoti Tomė Mrijaj duke e cilėsuar jetėn e Monsinjor Zef Oroshit si njė "Jetė e shkrirė pėr Fé e Atdhé" ! Autori nuk e kujton Monsinjorin vetėm si kumbarėn e katėr fėmijėve tė tij. Jo. Ai nuk hedh nė letėr njė profil tė njė djaloshi i cili i mėkuar me mėsimet e fésė e tė atdhedashurisė por edhe me etikėn dhe moralin e mirėfilltė qė pėrēonte me zbatimin e tij nė popull Kanuni i Maleve (kur nuk kishte shtet ligjor), studjon, bėhet famullitar dhe i shėrben me pėrvuajtje popullit tė krahinės tij. Jo, as vetėm me pėrshkrimin e kėsaj ane tė Monsinjorit tė ardhshėm nuk kufizohet autori. Nga leximi i vėllimit, dora dorės para lexuesit paraqitet njė meshtįr me karakter tė fortė, njė malėsor mirditor me tipare si tė gdhendura nė granit i cili di, kur toger Baba i tmerrshėm i vinte qark t'a arrestonte, edhe t'i marrė leje vėllait tė madh qė tė arratisej nga Shqipėria, por nga ana tjetėr edhe shkrihet nė lotė dhimbjeje tek mėson vuajtjet e familjarėve tė tij nėpėr kampet e internimit tė diktaturės. Mirėpo edhe me kaq nuk merr fund pėrshkrimi i kėtij kleriku shumėplanesh. Ky personazh i shquar pėrshkruhet edhe se ē'vepra madhore tė shkruara la mbas vetes sė tij si nė fushėn e predikimit katekizmit tė pėrshkuar nga fryma ekumenike por gjithashtu edhe si njeri me nisma edhe largpamje praktike n'udhėheqje ku kishėn e themeluar prej tij veē shėrbimit themelor qė ajo kishte e konceptoi edhe si ēerdhe patriotike!
Prandaj nuk mė mbetet gjė tjetėr t'i them autorit tė vėllimit, zotit Tomė Mrijaj, veēse : Ju falėnderoj nga zemra pėr kėtė dritė qė hodhėt mbi jetėn dhe veprėn madhore tė Monsinjor Zef Oroshit e gjithashtu pėr kaleidoskopin e veēantė letrar qė na paraqitėt nga i cili gjithsecili ka se ēfarė tė mėsojė !
Michigan Mars 2009