OPINION

FITORJA E PD-sė REALISTE 

Mikel GOJANI

Demokratėt optimistė nė fitore,  njė optimizėm racional

Zgjedhjet e  e fundqershorit  2009 nė Shpiqėri po afrojnė, sė shpejti tė gjithė shqiptarėt tė kėtij vendi do tė votojnė. Gongu i ringut elektoral veē ka filluar t'i thėrras afėr 3 milionė  shqiptarė para kutive tė votimit. Kėto votime po cilėsohen nga  mė tė rėndėsishmet, qė ky vend, i cili kaherė pret daljen nga errėsira  e pėrgjithmonshme; pret njė  tė ardhme evropiane tė kėtij vendi, por jo vetėm pėr kėtė arsye.  Mė tė rėndėsishme janė, sepse pas pėrfundimit tė tyre  do tė duket sa  demokratike janė zhvillimet nė kėtė vend, edhe pse kanė kaluar afro dy dekada, duke se ndodhet akoma e sfiduar nga njė virus i konceptit politik dhe filozofik i tė njė sė kaluare.

Ėshtė e vėrtetė se fitorja e para katėr viteve e PD-sė dhe qeverisja e saj Shqipėrinė e nxorėn nga njė udhėkryq  tė trashėguar, mirėpo   edhe tani ėshtė momenti qė ky koncept shumė vizionar dhe largpamės tė ngadhėnjejė edhe kėsaj radhe  sepse I ka tė vėnė sytė kah progresi ekonomik e politik  I vendit, ia ka tė vėnė sytė kah Evropa qė ėshtė vetė e ardhmja e ndritshme e kėtij vendit Evropa, qė ėshtė kjo njė ėndėrr sa e afėrt  gjeografikisht, po aq e largėt realisht, ishte deri dje, por sot ėshtė mė afėr se sa dje.

Nė prag tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare situata nė  vendin  e shqiponja  ėshtė  mjaft e ndezur. Demokratėt janė optimist dhe kanė arsye t`i ushqejė optimizmi. Populli i Shqipėrisė dėshiron  ndryshime. Janė lodhur me  politikėn qė udhėheqnin deri para katėr viteve  fantazmat e sė keqe politike tė kėtij vendi.
Pra, Shqipėrinė e ditėve  tė ardhshme do ta  kaplojnė  vapat pėrcelluese tė  stinės sė verės, po ashtu edhe ajo e zgjedhjeve nacionale. Nė ēdo skaj  po luftohet dhe do tė luftohet pėr njė votė.

Ky ambient ka mbėrthyer tė gjitha skajet  e vendit. Panot me  fotografi tė kandidatėve  janė  tė vendosur  nė ēdo skaj. Thirrjet pėr t`u votuar kandidatėt e zonave tė caktuara janė evidente kudo. Klima e krijuar (edhe pse kanė mbetur edhe mbi njė muaj tė asa dite), tė pėrkujtojnė atė ditė, me kėtė klimė duke i zėnė  frymėn ēdo  pjese tė vendbanimeve. 

Mendoj dhe shpresoj qė edhe kėsaj radhe  votuesit shqiptarė  do ta kenė zgjimin e vetėdijes (sikur katėr vjet mė parė), dhe  pėrfaqėsuesit e tyre t`i zgjedhin ata qė dėshirojnė  njė ta shpiejnė Shqipėrinė  drejt njė tė ardhme tė  ndritshme, e jo  ata qė do ta  shpiejnė  kėtė vend  drejt  thellėsisė sė kėsaj gremine tė cilėn e patėn  vėnė  ata qė qeverisėn para tyre. Shqipėria deri para katėr vjetėve me njė qeverisje tė gabuar, ėshtė treguar  njė shtet i falimenduar qė  vėrtet kishte humbur kontrollin  mbi territorin e vet, ishtė treguar  njė qeveri  e paefekshme dhe si rrjedhojė pati pika tranziti armėt, drogėn, korrupcionin dhe trafikun e qenieve njerėzore. Nė qoftė se  prapė pėrsėritet ky realitet i trishtė me esencat e saja tragjike, ky vend  mund tė bėhet strehė pėr organizatat terroriste. Nė qoftė se populli nuk e dėshiron  qė kjo tė ndodh, atėherė duhet tė  bėjė transformim nė filozofinė e vet  tė tė menduarit dhe tė vepruarit, nė mėnyrė qė  t`i  zgjedhė njerėzit  qė vėrtetė meritojnė dhe janė nė gjendje ta  forcojnė  qeverisjen dhe  ta ēojė mė  tej integrimin e kėtij vendi nė BE dhe strukturat tjera evroatlantike.

Pse duhet votuar PD-nė nė krye me Sali Berishėn?

Partia Demokratike nė krye me  Sali Berishėn, e cila pretenton prapė  ta rimarr pushtetin pėrfundimisht do  ta pėrmbys  ideologjinė ekstreme tė  Partisė Socialiste nė krye me Edi Ramėn. PD-ja, me arsye e  kėrkon votėn e  elektoratit shqiptar, sepse ka besim nė udhėheqjen e saj dhe me kėtė udhėheqja kėtė vend  tė florinjtė do ta shpie drejt njė tė ardhme tė bukur.  Dje e futi nė gjirin e NATO-sė, ndėrkaq nesėr nė atė tė BE-sė. Kjo parti kėrkon votėn e kėtij elektorati dhe shpreson se  ky elektorat do ta votojė, sepse  progami i kėsaj partie ėshtė e lidhur mė  tė ardhmen e  Shqipėrisė  nė Evropė. Sfida e Shqipėrisė ėshtė  vėrtetė integrimi  nė Bashkimin Evropian, mirėpo  integrimin e ka penguar  politika keqqeverisėse e deri para katėr vjetėshe, qė mbizotėronte mungesa e vullnetit  politik pėr shtet ligjor.  Programi i PD-sė  ka si  koncept  filozofik e politik  zhvillimin e Shqipėrisė dhe integrimin e saj. Ritmet e zhvillimit shqiptar sot janė tė tilla qė t`i japin shpresė  njė populli deri dje tė lodhur, sot ta ndryshojė imazhin. Qė tė zhvillohet akoma ky vend duhet akoma reforma rrėnjėsore, institucione tė forta, vullnet pėr tė ndarė politikėn nga  nga korrupcioni dhe pėr t`u pėrballur  me krimin e organizuar.  Andaj, PD -ja,  si platformė politike ka  qė tė riparojė atė ēfarė e ka  rrėnuar  pėr sa vite  ideologjia ekstreme  e mėparshme. Shqipėria ka nevojė pėr  zgjedhje vėrtetė tė lira, jo sepse kėtė e kėrkojnė vazhdimisht  evropianėt, amerikanėt, institucionet mė demokratike, qė kanė ndjekur nga afėr zhhvillimet shqiptare, por, seppe, nga kėto zgjedhje varet e ardhmja  e kėtij vendi. Dhe, vėrtet, nė qoftė se  zgjedhjet  do tė jenė  demokratike, shpresojmė se  opozita  e cila pėr katėr  vjet e sfidoi  pozitėn e  do tė pėrjetojė debakėl.

PD do tė ngadhėnjejė nė lojėn  qė do tė luhet nė trapezėn politike shqiptare do tė ngadhėnjejė pėrballė sfidės qė po i bėnė  PS-ja, si njė  hibrid i majtė politik, qė bart nė vetvete mbeturina komuniste tė ashtuquajtura "e re", por kurresi e tillė, se e dėshmojnė  emrat  e  pėrfaqėsuesve tė saj.

Bindjen qė PD do tė  dalė fitimtare na ushqen shpresa  se PD me disa mėkate sidomos ato tė viteve 1997, kur edhe e humbi pushtetin politik, tashmė ėshtė  rigjeneruar mė figura tė rėndėsishme ish-themeluesish, tė cilėt nė atė kohė i pati mohuar, ndėrkaq tashmė prapė janė rikthyer kėsaj lėvizjeje pėr t`i dhėnė krah dhe mbėshtetje. Po ashtu, ky  subjekt tashė ėshtė edhe rigjeneruar edhe me "gjak"  tė ri intelektual, qė kėrkon tė risjell ndershmėrinė politike dhe transparencėn nė vendin ku nocione tė tilla politike pothuajse nuk ekzistojnė.
   
Entuziazmi dhe thirrjet pėr tė votuar PD-nė  janė pjesė e bisedės sė ngrohtė.
Nė shumė  bashkėbisedues  qė nxorėm opinionet e tyre ata parezervė pėrkrahin tė djathtėn shqiptare , pėrkatėsisht PD-nė nė krye  me Sali Berishėn duke  konsideruar se ndryshimi i kursit politik nė shqipėri ėshtė domosdoshmėri e kohės.

Njė bashkėbisedim  tė ngrohtė me  Mirvete Saraqi, profesoreshė dhe e persekutuar e regjimit komunist votėn pėr PD-nė e Sali Berishės e cilėsoi  votė pėr frymė tė progresive  politikė, qė do tė shpreh nė  parlament, siē shprehet ajo, edhe zėrin tonė.   "Vendi ynė ka nevojė pėr njerėz tė ndershėm ēfarė i ka PD-ja.  Po ashtu, znj. Saraqi shprehet se do ta ngrėmė zėrin  pėr njė pėrfaqėsim tė gruas nė politikė dhe  vendimmarrje. Ne  do tė jemi pjesė e  politikės dhe strategjisė sė  Partisė Demokratike. Do tė bėhemi promotore tė pėrpjekjeve pėr fitore. Kėto shprehje tė ngrohta ishin mesazh i madh qė  transmetoi Saraqi.

Ndėrsa, Ukė Meta, tha se  nė qoftė duam tė votojmė pėr veten tonė duhet tė votojmė pėr PD-nė.  Vota e korrikut ka imazhin tonė mė autoentik e lidhur me dinjitetin tonė.  Ne do tė kontribuojmė  pėr fitorėn e PD-sė, sepse  kėtė edhe e meriton fitorėn, shprehet Gjini.

"Nė platformėn e PD-sė janė pėrfshirė alternativa, tė cilat do t`i ofrojnė  vendit transparencė dhe prosperitet.  Platforma politike e PD-sė do t`i ofrojnė jetės sė gruas mė shumė  sukses nė punėsim, mė tepėr  kushte sociale pėr tė qenė pjesė aktive  nė familjen e saj, nė jetėn plitike,ekonomike e shoqėror", thotė Shpresa  Gurakuqi.  "Ndryshimi tek ne vjen duke votuar pėr PD-nė", shprehet  shkurt Engjėll Kola, lezhian.
  
Andaj, aderimi pėr njė fitore tė PD-sė ėshtė racional dhe shumė i efektshėm.