NGA ANA TJETĖR
SA (S')PATI TĖ DREJTĖ AKADEMIK KRASNIQI(?!
Mikel GOJANI
Mbi dy dekada e gjysmė rrugėtimi mė LDK-nė, tash...?!
PSHDK-ja qė sot e disa vjet e udhėheq njeriu me vlera tė ēmueshme shkencore, politike e kombėtare, akademik Mark Krasniqi. Kjo parti e vlerave politike e kombėtare nė jetėn pluraliste nė Kosovė ka njė jetė prej mbi njė dekadė e gjysmė. U formua nė kohėt e hershme, kur veprimi paqėsor bėnte rezistencėn kundėr okupimit serb nė Kosovė dhe, kur shqiptarėt nė mėnyrė demokratike bėnin pėrpjekje pėr ta pėrmbysur njė ideologji qė pėr shumė dekada kishte shtypur kėtė popull. Pra, nė fillimvitet e '90-ta kur u krijua kjo parti, me platformėn e saj politike dhe filozofike, qė ka mbėshtetjen nė parimet kombėtare, u lind pėr t'i ēuar mė tutje synime dhe interesat e popullit shqiptar pėr ēlirim kombėtar dhe dalje njė herė e pėrgjithmonė nga rrethi i hekurt i okupimit nga ish - hegjemonia serbe. Kjo parti, qysh atėherė iu bė krah ( i djathtė) LDK-sė nė krye me themeluesin dhe vizionarin e kėsaj partie, dr. Ibrahim Rugovėn, qė nė atė kohė funksiononte si lėvizje kombėtare, dhe se nė kėto pozita i mbeti besnik deri kėtyre ditėve, kur akademik Krasniqi krijoi vijėn e ndarjes nga ky subjekt politik me tė cilin rrugėtoi pėr 16-vjet dhe iu bashkėngjit subjektit tė ri politike LDD-sė. Edhe pėrkundėr tė gjitha rrethanave dhe vėshtirėsive objektive tė asaj kohe, PSHDK-ja arriti qė t'u kontribuojė proceseve kombėtare nė momentet mė tė ndjeshme tė kombit tonė. Sikur shumė parti tjera qė nė jetėn pluraliste e pėrcjellin pėrplasje, ky realitet e pėrcolli edhe kėtė parti, mirėpo me ardhjen nė krye tė saj tė akademik Mark Krasniqit u tejkaluan shumė shkarje dhe vėshtirėsi, qė i kishin krijuar individė dhe grupe tė caktuara. Kėshtu qė, kjo parti, pas konsolidimit tė saj arriti tė shndėrrohet nė njė subjekt serioz politik dhe e vlerave dhe orientimeve kombėtare, properėndimore e pro amerikane, orientime dhe synime kėto edhe mė tė hershme tė popullit shqiptar pėr nė familjen evropiane, aty ku edhe e ka vendin etnia jonė si pjesė e Evropės. Kjo parti, me programin e saj tė ndėrtuar mbi vlerat kombėtare hovshėm ėshtė shtrirė edhe nė shumė shtete tė perėndimit, si nė Zvicėr, Gjermani, Austri etj., me ē'rast ka arritur tė zhvillojė njė aktivitet tė ngjeshur dhe tė shumanshėm nė sensibilizimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe demaskimin e ish-politikės shfarosėse tė Serbisė dhe mė vonė edhe pėrkrahjen ndėrkombėtare nė synimet e ēlirimit tė Kosovės. Nė vitet e '90-ta me kontributin e kėsaj partie, u vunė themelet e shtetit tė Kosovės, ku funksionuan shumė segmente tė jetės sonė shoqėrore. Njė gur tė fuqishėm nė kėto themele e vuri edhe kjo parti. Edhe gjatė luftės ēlirimtare, PSHDK dha kontributin e saj tė pazėvendėsueshėm nė tė gjitha drejtimet. Menjėherė pas luftės sikurse LDK, kjo parti u ballafaqua me realitetin e rėndė tė krijuar nė Kosovė nė esencat e saja tragjike, dhe kėshtu e ndau fatin e partive tjera politike tė spektrit tė djathtė nė Kosovė. Kėshtu, edhe nė objektivin e arritjes drejt pavarėsisė sė Kosovės, PSHDK me njė potencial intelektual e kombėtar brenda vetes pėrditė e mė shumė po e dėshmon afinitetin e vet se edhe kėtė objektivė do ta sendėrtojė me sukses, si detyrė parėsore tė programit tė saj madhor. Gjithė ky rrugėtim shumėvjeēar i kėsaj partie ėshtė njė sublimin i punės dhe angazhimit tė saj kombėtar pėr pavarėsinė e Kosovės. Pra kjo parti pėr 16-vjet me radhė ėshtė angazhuar pėr realizimin e tė drejtave njerėzore, kombėtare e politike tė popullit shqiptar nė Kosovė pėr t'u kurorėzuar kėto tė drejta me pavarėsinė e saj shtet sovran, demokratik me tė drejta tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt. Tė gjitha kėto u konkretizuan edhe nė saje tė punės dhe angazhimit tė akademik Mark Krasniqit, i cili edhe sot e kėsaj dite i prinė kėsaj partie.
Sa (s)pati tė drejt akademik Krasniqi?
Dihen realitetet e fundit tė krijuara brenda subjektit politik LDK-sė, me tė cilėn pėr 16 vjet me radhė rrugėtoi edhe PSHDK-ja e Mark Krasniqit. Rrethanat e krijuara Brenda LDK-sė pas Kuvendit tė VI-tė kėtė parti e shpien nė ndarjen e kėtij subjekti politik. Njerėz qė kishin qenė veprimtarė tė devotshėm tė LDK-sė, tė pakėnaqur me ecuritė e zhvilluara gjatė zgjedhjeve tė mbajtura brenda kėtij subjekti politike, si reaksion tė kėtyre pakėnaqėsive ata u shkėputėn nga ky subjekt politik dhe formuan partinė e re me emrin LDD, qė,as pėr nga koncepti politik e as ai filozofik, nuk ndryshuan nga ai i LDK-sė, mirėpo pakėnaqėsitė dhe reaksionet tjera diktuan kėtė ndarje.
Sot, nė prag tė zgjedhjeve lokale dhe nacionale, nė zhvillimet paraelektorale kur secila parti, kuptohet, e vogėl, po bėn pėrpjekje pėr t'iu bashkėngjitur ndonjė subjekti mė tė madh politik. PSHDK-ja e udhėhequr nga akademik Krasniqi, kėsaj radhe u nda nga aleati tradicional, LDK-ja dhe iu bashkėngjit subjektit tė ri politik LDD-sė.
Sa (s)pati tė drejtė akademik Krasniqi me kėtė veprim tė tij, edhe pse partisė sė tij i shkaktoi telashe? Shumė nga njerėz brenda tė LDK-sė janė indinjuar nė veprimin e akademik Krasniqit. Dhe veprimin e tij e konsiderojnė jokorrekt, kur dihet rruga e gjatė nėpėr dallgėt mė tė vėshtira tė kohės qė kanė bėrė bashkė. Ndėrsa, tani
? Shprehen shumė prej tyre.
A ka qenė korrekt apo jo ky "divorc" i akademik Krasniqi me LDK-nė? Mendojmė se ka pasur dhe nuk ka pasur.
Nė kėto momente paraelektorale akademik Krasniqi doli me njė ide, qė mendojmė (subjektivisht), qė kishte e drejtė. Ai kėrkoi njė model tė krijimit tė njė organizimi mjaft tė arsyeshėm, qė partitė e qendrės sė djathtė ta krijojnė njė koalicion tė pėrbashkėt (model i njė organizimi politik edhe nė shumė vende tjera, si dhe nė Shtetin Amė), dhe kėshtu qė nė kėto zgjedhje kėto parti qė kanė pothuajse njė koncept tė njėjtė politik e filozofik, si LDK,LDD,PSHDK, PDKI e ndonjė tjetėr tė kėtij "krahu", nė kėto zgjedhje tė garojnė bashkėrisht. Mirėpo, kjo ide e Akademikut nuk mori ndonjė pėrkrahje dhe fjalėt e tij ishin sikurse fjalė nė etėr, apo gėlltitje ēamēakėzi.
Mendojmė qė ideja e akademik Krasniqit pėr rreshtim tė subjekteve tė djathta politike ishte i qėlluar dhe shumė racional. LDK-nė nga PSHDK-ja nuk e dallon asgjė, as pėr nga platforma politike e as nga filozofike. Po ashtu, LDK-nė nuk e dallon asgjė as pėr nga koncepti filozofik e as nga ai filozofik me LDD-nė. Prandaj, pse kėto subjekte tė mos kishin garuar bashkė nė kėto zgjedhje qė me siguri bilancin do ta kishin pozitiv.
Mos (s)e thelloi akademik Krasniqi krizėn nė PSHDK?
Shumė nga analistė politikė, por edhe njerėz nga PSHDK-ja konsiderojnė me kėtė veprim akademik Krasniqi ka thelluar krizėn brenda partisė sė tij. Ka edhe bashkėsi tė degėve tė kėsaj partie qė nuk pajtohen me kėtė veprim tė Akademikut. Dhe, marrėveshjen e arritur me akademik Dacin e konsiderojnė vetėm si marrėveshje qė vlen pėr nivelin qendror, po jo edhe atė lokal. Kjo ka futur edhe konfuzion brenda partisė. Shumė pshdkistė, sidomos ata qė kanė qenė fanatikė tė ruajtjes sė frymės tradicionale me LDK-nė, nga parimi se kėtė parti (LDK-nė) e ka themeluar dr. Ibrahim Rugova, e kanė pėrjetuar rėndė kėtė veprim tė qendrės. Shumė prej tyre konsiderojnė se ky koalicion do t'u hakmerret nė zgjedhje, ngase anėtarėsia e kėsaj partie kanė nostalgjinė pėr aleatin e tyre LDK-nė dhe se me LDK-nė do tė ishin mė tė fortė, siē kanė qenė deri me tash.
Mbase, zgjedhjet do t'i vėnė nė sipėrfaqe tė gjitha tė arriturat dhe dėshtime.