REFLEKSIONE RRETH LIBRIT "FEJA DHE FLAMURI: DOM NIKOLLĖ KAĒORRI", TĖ AUTORIT HAJREDIN ISUFI
LIBĖR QĖ PARAQET SHĖMBĖLLTYRĖN E NJĖ VLERE TĖ RĖNDĖSISHME FETARE E KOMBĖTARE
Hajredin Isufi: "Feja dhe flamuri: Dom Nikollė Kaēorri, botoi "Pegi", Tiranė 2008.
Mikel GOJANI
Janė tė shumtė figura tė ndritura tė kombit dhe tė fesė, tė cilėt ideologjia e kaluar ekstreme komuniste pėr gjysmė shekulli me radhė bėri pėrpjekje t'i ndalojė, t'i mohojė dhe baltojė, pėr asgjė tjetėr, pėrveē asaj qė kėta pinjollė tė fesė dhe tė kombit, tė shkencės dhe letėrsisė shqiptare ishin bashkėmoshatarė tė njė vizioni shumė tė qartė filozofik e politik, pėr tė ardhmen e atdheut dhe tė kombit tė tyre dhe vepruan qė atdheu dhe kombi i tyre tė ecėn me anijen qė e shpinte kėtė popull nė gjirin e popujve tė tjerė tė qytetėruar tė Evropės.
I Kadare: Pse s'flet, o plak? Pse s'i rrėfen tė bėmat e tua pėr Shqipėrinė?!
Edhe studiuesi Isufi, figurėn e famullitarit dhe atdhetarit tė devotshėm dom Nikollė Kaēorrit e mbėrthen nė galerinė e atyre figurave qė nga ideologjia ekstreme komuniste pėr shumė dekada mbeti i mėnjanuar dhe i pastudiuar thellėsisht: "Emri i dom Nikollė Kaēorrit mė ka shoqėruar qė nga fėmijėria. Kėnga popullore qė e kishin ngritur bashkėvendėsit e tij nė Lurė, prej sė cilės mbaja mend gjithnjė vargjet "Dom Nikolla, shqipja e malit / n'krah tė djathtė t'Ismail Qemalit", pėr njė kohė tė gjatė ishte i vetmi njoftim historik rreth figurės sė tij. Pėrveē rasteve kur mė 28 nėntor herė-herė shfaqej kalimthi diku portreti, por jo gjithnjė. Ndėrsa nėnshkrimi nė aktin e themelimit tė shtetit tė pavarur shqiptar mbeti gjithnjė. Asnjėherė s'u retushua, megjithėse, sit ė thuash, ishte dhe s'ishte nėnkryetar i qeverisė sė parė kombėtare, ishte dhe s'ishte "krahu i djathtė i I. Qemalit", ishte dhe s'ishte shtetar i parė i Shqipėrisė. Pėr njė kohė tė gjatė nė mendjen time e kam pėrfytyruar pak a shumė si I. Kadare babazotin e heshtur nė romanin "Ēėshtje tė marrėzisė": Pse s'flet, o plak? Pse s'i rrėfen bėmat e tua pėr Shqipėrinė?!"- shprehet qysh nė parathėnien e tij studiuesi Jusufi.
Kėshtu, studiuesi i mirėnjohur Hajredin Isufi me librin e tij studimor " Feja dhe flamuri - dom Nikollė Kaēorri", ka bėrė pėrpjekjet e para pėr ta studiuar thellėsisht kėtė figurė tė spikatur tė tė fesė dhe tė historisė sonė kombėtare, dom Nikollė Kaēorrit, i cili gjatė tėrė rrugės sė tij jetėsore ishte i mishėruar ta ruaj kontinuitetin e etėrve tė tjerė tė traditės qėllim jetėsor i tė cilėve ishte binomi "fe dhe atmé.
Pra, studiuesi Isufi nėpėrmjet kėtij libri dokumentar e historik mėton tė paraqes njė dritė tė re nė rrugėn jetėsore dhe veprimtarinė atdhetare tė kėtij apostulli tė fesė e tė kombit.
Libri nė fjalė ėshtė pėrpjekja e parė pėr ta dhėnė njė prezantim sa mė tė plotė e kronologjik tė kontributit pėr tre dekada tė dom Nikollė Kaēorrit pėr ēlirimin e atdheut dhe tė kombit tė tij.
Fillimet e veprimtarisė sė dom Kaēorrit nė Durrėsin Antik
Libri "Feja dhe flamuri - Dom Nikollė Kaēorri", i autorit H. Isufi, ėshtė i konceptuar nė dymbėdhjetė kapituj tė cilėt e pėrbėjnė njė strukturė unike pėrmbajtjesore.
Nė kapitullin e parė autori flet pėr fillimet e veprimtarisė patriotike tė dom Nikollė Kaēorrit, po ashtu edhe tė rrethanave historike, arsimore e kulturore. Sipas tij veprimtarinė atdhetare famullitari i atėhershėm i ri, dom Nikolla, e fillon nė Durrės, pikėrisht nė vitin 1893, kur atėherė kishte 31 vjet. Autori sqaron se pėr vitet e para tė jetės sė dom Nikollė Kaēorrit nė Durrės nuk posedon njoftime, sigurisht, sipas tij, qenė vitet e njohjes me njerėzit, gjendjen, problemet e vendit; vitet e pėrgatitjes sė tij pėr veprimtarinė e ardhshme patriotike. Ndėrkaq duke folur pėr gjendjen arsimore nė fund tė shekullit XIX, autori gjendjen e prezanton mjaft tė vėshtirė me njė shkallė tė lartė tė kėsaj popullsie analfabetė, me pėrhapjen e rrjetit arsimor shumė tė kufizuar. Porta e Lartė lejonte ēdo institucion klerikal dhe ēdo fuqi tė huaj tė organizonin shkollat nė gjuhėn e tyre, pėrkundrazi hapja e shkollave shqipe dhe pėrdorimi i shkrimit shqip nė sistemin arsimor, nė fushėn e kulturės dhe nė rrjetin e administratės ishte i ndaluar. Kėshtu mė 1897 nė qytetin e Durrėsit kishte pesė shkolla tė huaja, dy turqisht, pėr nxėnėsit myslimanė, dy greqisht pėr nxėnėsit ortodoks dhe njė italisht pėr nxėnėsit katolikė. Sipas studiuesit Isufi, nė kėtė atmosferė tė ndikimeve tė fuqive tė huaja qė kryheshin nė kurriz tė tė drejtave kombėtare tė popullit shqiptar, frati atdhetar dom Nikollė Kaēorri nuk lejon veten tė rri indiferent dhe kėshtu fillon veprimtarinė e tij krejt nė shėrbim tė popullatės shqiptare. Pėr punėn dhe angazhimin e dom Kaēorrit autori Isufi jep tė dhėna konkrete nga njerėz bashkėkohės tė tij, bashkėluftėtarė dhe nxėnės tė dom Kaēorrit tė cilėt kanė evokuar dhe i kanė lėnė nė kujtimet e tyre. "Nga sa njoftojnė nxėnėsit dhe bashkėkohėsit e tij, thekson studiuesi Isufi, kuptohet se Kaēorri nuk ishte njė mėsues i thjeshtė i gjuhės shqipe. Priftėrinjtė e kishės perėndimore ishin te detyruar nga disiplina e rreptė kishtare qė tė ndiqnin programin arsimor tė diktuar nga Vjena, pėr t'ua mėsuar nxėnėsve shkrimin e gjuhės amtare, tė zhveshur nga fryma patriotike. Por, Nikollė Kaēorri nuk iu nėnshtrua disiplinės kishtare. Ai ndoqi rrugėn e Lėvizjes Kombėtare, rrugėn e zhvillimit tė arsimit shqip me pėrmbajtje laike dhe me frymė patriotike, ashtu siē e kishin pėrcaktuar ideologėt e mėdhenj tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Kėtė na e thotė njė nga nxėnėsit e tij, Agustin Serreqi, i cili shkruan nė kujtimet e veta, se nė shkollėn e Durrėsit, Nikollė Kaēorri "ishte i pari qė na kall nė zemėr atdhedashurinė", (fq.14). Nė vazhdim tė kėtij kapitulli autori Isufi po ashtu jep tė dhėna pėr kontributin e dom Kaēorrit edhe nė pėrhapjen e librit shqip dhe tė shtypit patriotik shqiptar, sit ė gazetės "Albania, "Drita" etj.; angazhimin e tij pėr unifikimin e alfabetit shqipe dhe shumė veprimtari tė tjera.
Pasqyrimi i kryengritjes sė Kurbinit dhe relacionet me atė Shtjefėn Gjeēovin
Nė kapitullin e dytė, autori Isufi pasqyron kryengritjen e Kurbinit (1905-1907), po ashtu edhe kontributin e dom Nikollė Kaēorrit nė kėtė kryengritje nė krah tė popullit kurbinas. Duke i fokusuar nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme historike autori na ofron argumente historike rreth ekspeditės sė Esat Pashės kundėr Kurbinit dhe angazhimin e dom Nikollė Kaēorrit nė kundėrvėnie tė tij; refuzimin e kurbinasve kundėr vendimeve tė administratės osmane; qėndrimi i klerit katolik pranė besimtarėve tė tyre; krijimin e aleancave ndėr krahinore me qėllim tė rezistimit tė forcave osmane; sigurimi i armėve pėr kurbinasit nga ana e famullitarit Kaēorri, po ashtu edhe sulmet osmane kundėr kurbinasve. Kėto sulme osmane ndaj popullatės kurbinase kryesisht paraqiten nėpėrmjet njė letre qė dom Nikollė Kaēorri i dėrgon mikut tė tij famullitar atė Shtjefėn Gjeēovit, mė 10 nėntor 1906, nė tė cilėn nė kronologji i pėrshkruan e ushtrisė osmane ndaj kėsaj popullate. Dom Kaēorri njofton Fratin se kurbinasit u kishin kthyer armėt forcave osmane dhe se nga radhėt e armikut kishte pasur shumė tė vrarė, ndėrsa nga ana e kryengritėsve shqiptarė asnjė. Nė kėtė kapitull, autori po ashtu pasqyron edhe angazhimin e dom Nikollė Kaēorrit edhe nė fushėn e kulturės etj. Autori paraqet pjesėmarrjen e Kaēorrit nė Kongresin e Manastirit njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė kombėtare, ku mė 1908 nė kėtė kongres u themelua alfabeti i gjuhės shqipe. Ai po ashtu paraqit pjesėmarrjen e dom Kaēorrit edhe nė Kongresin e Dibrės dhe atė tė e Elbasanit dhe kontributin e tij qė ka dhėnė me paraqitjet e tij nė kėto ngjarje tė rėndėsishme. Ndėrkaq dy kapituj vijues paraqesin veprimtarinė atdhetare tė Klubit patriotik tė Durrėsit dhe angazhimin e dom Kaēorrit nė kėtė klub, pėrkatėsisht lidhjet e dom Nikollė Kaēorrit me Krujėn dhe rrethinat e saj. Pastaj paraqitet procesverbali I tėrėsishėm me faksimile nė gjuhėn osmane pėr dėnimin e dom Kaēorrit nga administrate osmane nė vitet 1910-1911. Dėnimi i Kaēorrit kishte tė bėnte pėr pjesėmarrjen e tij dhe organizimin e njė kryengritjeje kundėr qeverisė osmane nė krahinėn e Kurbinit. Dy kapituj nė vazhdim flasin pėr pjesėmarrjen e dom Kaēorrit nė kryengritjen e vitit 1911, dhe 1912, qė i paraprinė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me kėtė rast, ai iu drejtohet bashkėvendėsve tė tij lurianė, tė krishterė dhe myslimanė, pėr t'u bashkuar rreth njė ideali nė njė veprim tė pėrbashkėt.
Dom Kaēorri - pjesėmarrės nė aktin mė sublim: shpalljen e pavarėsisė Shqipėri
Kapitulli i dhjetė i kėtij libri pasqyron aktin mė sublime tė kėtij famullitari, pjesėmarrjen e tij nė momentin mė lartėsues tė Shqipėrisė sė atėhershme, nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor 1912. "Nė krye tė sallės me njė podium, kishte zėnė vend Ismail Qemali, qė kurrė s'ishte mė i ri. Fytyra e tij e ėmbėl fitonte mė tė parė zemrat dhe mendjen e tė gjithė tė pranishmėve
afėr tij ishte Dom Nikollė Kaēorri, delegate i Durrėsit, gjithmonė i buzėqeshur, sytė e tij shumė tė lėvizshėm pėr t'u thėnė atyre (delegatėve) tungjatjeta", (fq. 361). Nė kėtė kapitull autori flet po ashtu pėr ecuritė e aktit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pastaj shpallja e pavarėsisė dhe jehona e saj; dom Nikollė Kaēorri nė mbrojtje te qeverisė provizore dhe tė shtetit tė ri shqiptar; qeveria e pėrkohshme pėrballė sfidave tė reja; dom Nikollė Kaēorri pėr harmoninė mes katolikėve dhe myslimanėve; dom Nikollė Kaēorri me krerėt e fiseve katolikė kundėr Esat Pashė Toptanit etj. Ndėrkaq, kapitulli i parafundit i kėtij libri prezanton qėndrimin e dom Nikollė Kaēorrit ndaj princ Vidit.
Dom Kaēorri mbledhės i folklorit shqiptar
Nė kapitullin e fundit tė kėtij libri autori kėtė figurė tė shquar e paraqet njė mbledhės tė denjė tė folklorit shqiptar. Ai nė kėtė pjesė shtojcė tė kėtij libri na i paraqet edhe disa nga krijimet popullore tė pėrmbledhura nga dom Nikollė Kaēorrit. Sipas autori Isufi pesėdhjetė kėngė popullore tė mbledhura nga dom Kaēorri janė tė konceptuara nė vėllimin e librit "Vėllimthi", ku nė dorėshkrim titullohej "Canti albanesi populari". Ky kontribut i dom Kaēorrit jep argumentin mė autentik se krahas veprimtarisė sė tij fetare dhe kombėtare, i kishte kushtuar vėmendje tė duhur edhe mbledhjes sė folklorit popullor. Autori, po ashtu vė nė dritė tė dhėnat se kėto kėngė popullore Kaēorri i ka mbledhur nė krahina tė ndryshme, qė nga Ishmi e Shijaku, Miloti e Kurbini, Mali i Bardhė, Bushnesh - Thumanė, Lurė, Kthelė e Epėr, Derven-Krujė, Orosh, Pukė, Shkodėr, Mirditė, Gjakovė, Pejė etj., etj. Sipas autorit Isufi, se "tė tėra kėto zona i kishte shėtitur vetė famullitari qė nga viti 1903 deri mė 1912, krahas propagandės kombėtare shqiptare qė kishte zhvilluar nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare, mblodhi nė popull edhe kėngėt e trimėrisė, tė heronjve popullorė, tė qėndresės kundėr pushtuesit, figurave historike etj. Siē shihet edhe nė "vėllimthin" tematika e kėngėve ėshtė e larmishme". Publikimi i kėngėve tė mbledhura nga Dom Nikollė Kaēorri ėshtė njė kontribut tjetėr qė jep ky prift katolik dhe e bėn atė qė tė renditet pėrkrah emrave tė folkloristėve tė shquar shqiptarė". Autori jep edhe nė origjinalitet (dorėshkrim), kėngėt e shkruara nė librin "Canti albanesi populari" nga dom Nikollė Kaēorri".
Kėshtu, nė pėrfundim lirisht mund tė konstatojmė se libri dokumentar dhe historik "Feja dhe flamuri - Dom Nikollė Kaēorri", i autorit Hajredin Isufi, ėshtė njė libėr e mirė pėr lexuesit, pėr " njohjen me tė panjohurėn" e fratit dhe atdhetarit tė shquar tė kombit tonė, Dom Nikolllė Kaēorri, i cili njė jetė tė tėrė e shkriu pėr fe dhe atdhe. Ky libėr, po ashtu edhe e pasuron fondin e librave tanė dokumentarė dhe historik, duke njoftuar lexuesit pėr shumė fakte dhe dėshmi tė panjohura deri me tani edhe rreth kėsaj figure fetare dhe historike, po ashtu edhe rreth shumė aspekteve dhe ngjarjeve tė njė periudhe tė rėndėsishme tė caktuar.