DISA ASPEKTE TE POEZISĖ SĖ SHKRIMTARIT  TĖ MIRĖNJOHUR PREND BUZHALA

POETI ME INDIVIDUALITETIN E TIJ KRIJUES

Mikel GOJANI

Prend Buzhala, emėr tashmė i njohur nė letrat shqipe, si poet, publicist, romansier, tregimtar e kritik letrar, i cili mund tė  konsiderohet ndėr tė paktėt autorė shqiptarė tė suksesshėm dhe tė vlerėsuar  nė vitet e '90-ta. Edhe pse  ka dyzet vjet, qė ai  intensivisht shkruan, pėrkundėr vėshtirėsive  qė i janė paraqitur gjatė rrugės sė tij krijuese, sepse njė kohė ishte i anatemuar dhe mohuar nga ish-ideologjia e sė kaluar ekstreme, mirėpo,  i  nisur nė rrugėn  qė i kishte pėrcaktuar vetes,  tė  poetit, prozatorit e tė studiuesit, respekton  procesin  e tij krijues, qė, nėnkupton edhe individualitetin e tij. Parimi i tij ishte: vrojto e bluaj. E kuptonte se nga  ajo bluarje  lind tharmi, lindin esencat, ndėrsa periudha e inkubimit, e parapėrgatitjes, ishte i vetėdijshėm se pėr te do ta zgjat. 

Krijimet qė i nxori nė dritė ky poet, siē shprehet edhe vetė ai, "u takojnė kohėve tė ndryshme e rrethanave tė ndryshme, janė shkruar nė kohė tė ndryshme dhe  botuar nė kohė tė ndryshme, ose janė refuzuar pėr botim pėr shkaqe politike  e jo letrare". Edhe prangat, edhe  grilat e burgut, edhe  shumė pengesa tjera tė mėvonshme,  frymėzimin e tij prej  poeti  nuk patėn mundėsi t'ia  prangosin. Tė hulumtosh nė botėn  krijuese tė Buzhalės, nė perceptimin  intelektual pėr misterin  poetik dhe botėn jashtė tyre, edhe nė tė kaluarėn, edhe nė  kohėn qė jetojmė, ėshtė njė kėrkim qė ia vlen  tė jetė publik.

Buzhala, deri me tash  nė botėn letrare  pėrveē shumė libra  tė zhanreve tė ndryshme, si me kritika, publicistikė, prozė etj., mirėpo ai  ka botuar edhe tre libra  me poezi, tė titulluar,  O amė, o amė, (1995),  Pėr kė bie kėmbanė e , (1998) dhe  Shtatė seanca  pranė  Apokalipsit (1998),  pėr tė cilat  nėpėrmjet kėsaj paraqitjeje do tė bėjė pėrpjekje qė  t'i them disa  fjalė.


Varg qė niset nga prushi i zemrės sė Tokės mėmė, prej ku nisen edhe dridhjet edhe drithėrimat e botės sė poetit

Poeti Prend Buzhala, me vėllimin e tij tė parė poetik, O amė o amė, sikur doli nga gualli i anatemimit dhe i mohimit qė kishte pėrjetuar pėr shumė vite. Buzhala, nėpėrmjet vargut tė tij tė cilin e ngėrthen nė kėtė libėr, nė letėrsinė tonė solli freski, inovacione dhe mundėsi ende tė pashfrytėzuara tė ligjėrimit poetik. Vėrehet se ėshtė shtruar njė shkallė e pjekurisė poetike, njė vetėdije serioze krijuese, ku artin e shkrimit e ka kuptuar jo vetėm si mesazh gjuhėsor - poetik, me tė cilin duhet tė regjistrohen rrjedhat kohore - shpirtėrore qė padyshim janė procese  transitore, por si qenie dhe esencė poetike  qė nuk e humb aktualitetin dhe komunikimin, me fuqinė dhe gjykimin refleksiv dhe emotiv.

Poezitė tė konceptuara nė librin O amė, o amė poeti me fjalė tė tjera i quan edhe si "poezi qė mund tė lexohen si poemė recitative, ose recitative shqiptare qė mund tė lexohen si poezi".  Estetikė I, poezi me tė cilėn hapet vėllimi poetik, ėshtė shumė karakteristike, jo vetėm pėr kėtė vėllim poetik, jo vetėm pėr opusin e pėrgjithshėm letrar tė kėtij poeti dhe mė gjerė. Qysh nė fillim vargu i P. Buzhalės sikur klith nga Ama, pra ėshtė njė varg qė me tė gjitha fuqitė shpirtėrore udhėtin. Nga Ama e tij shpirtėrore sikur zgjohen peshė "klithmet e brendshme, aktet dramatike tė pėrjetimit". Ėshtė ky varg qė niset nga prushi i zemrės sė Tokės mėmė, prej ku nisen edhe dridhjet edhe drithėrimat e botės sė tij.

Poezia e Bushalės mban vulėn karakteristike tė dashurisė sė madhe dhe tė lidhjes sė thellė me truallin Amė. Te ky autor gjejmė njė botė jashtėzakonisht tė pasur dhe tė qartė temash e motivesh karakteristike mbresėlėnėse. Mirėpo, ka edhe shumėēka tė veēantė: ka prirjen pėr tė vėzhguar misterin e zėrit tė kohės, tė epokės sė vet. Pėr tė angazhuar njė zė qė vjen nga larg, qė ėshtė i qartė, si zė shpresash dhe besimesh tė fuqishme pėr tė ardhmen e kombit dhe tė popullit tė poetit:

Trajtat e Lirisė dhe Trajtat e dashurisė
Prekin lehtė njėra-tjetrėn me lotin e buzėqeshjeve.
Ato janė thirrje pėr Tingullin e Palindur,
Si njė rreze qė lajmėron nė Ag lindjen e Diellit
Pastaj lind Dielli, pastaj lind kėnga.

Poezia, Amė e Lindjeve tė Frymės Njerėzore, pėrtej trajtave sheh gjerat e patrajtė, f. 22.

Pra, kėnga quhet qenie, ashtu sikur edhe ėshtė qenie njerėzore me frymė, shpirt, botė dhe trajtė specifike.

Figura qendrore qė e pėrshkon tėrė vargun e poezisė sė kėtij vėllimi poetik ėshtė Ama, protagonist qė e personifikon dheun, jetėn, klithjen, bukurinė, gjellėn, lirinė, varrprehjen, muzat e jetės, pikėllimet e historisė, e gjuhės atėrishte, e grishjeve etj., etj. Pra, kjo figurė udhėton nėpėr tėrė sistemin figurativ dhe shpalos tė gjitha dritaret e motiveve nė ligjėrimin poetik, ku nė veēanti ngacmon ēėshtjet themelore tė dramės qė ka pėrjetuar ky popull bashkė me vuajtjet dhe katrahurat.

Derisa Naimi ndjente nevojė t'i drejtohej, tė bisedonte me engjėllin e ta thėrriste nė tryezėn poetike dhe, derisa Fishta nė tryezėn e tij tė begatshme ligjėronte orėt dhe zanat me frymėn tradicionale tė poezisė shqipe, Buzhala zgjedh figurėn origjinale tė Amės. Prandaj, vėllimi i tij O amė, o amė pėrmban edhe elemente tė konceptit epik e jo vetėm lirik-dramatik. Ėshtė njė epizėm modern.

Nė vėllimin e tij poetik O amė, o amė dominojnė motivet e realitetit tė pėrgjithshėm, si dhuna, burgosje, represioni sistematik, eksodi etj. Pra, ėshtė ky njė varg qė paraqet njė transhonim tė realitetit tė drejtpėrdrejtė jetėsor. Ngėrthen nė vete, para se gjithash, momentet e caktuara dhe jo tė zakonshme tė dramės jetėsore. I pėrmbledh kėto ēaste me tė gjitha shkaqet e manifestimit, ofron mozaik pamjesh dhe rikrijon unifikimin e ngjarjeve tė dramės qė ka pėrjetuar ky popull gjatė okupimit nga soldateska serbe. 

Recitativi dihet qė ėshtė zhanėr muzikor, ku teksti deklamohet me kompozim muzikor. Mirėpo, poezia i kalon caqet e deklamimit, duke ndjekur pikėrisht parimin kompozicional muzikor tė fugės, kėtu tė fugės poetike.  Poeti Buzhala vazhdimisht bėn pėrpjekje tė dal nga njė hark i hekurt jetėsor qė e rrethon, pra duhet tė ngarend nė kėtė rrugė kėrkimore. Duke kėrkuar rrugėt qė poetin e nxjerrin nga kėto labirinte, si shpeshherė kthehet edhe nė retrospektivė. Ai, jo vetėm qė gėrsheton etnogjenezėn e ngjarjeve, por ndėrlidhet edhe me traditėn edhe ajo si transparencė ia pasqyron tė gjitha sakrificat e pandėrprera.  Kontraste tė thella, tė ashpra, ku gėzimi derdhet nė vaj, ku dhembja mbulohet me gėzim. T'u shmangesh kėtyre momenteve, do tė thotė tė jesh i vetėdijshėm dhe tė njohėsh shkaqet qė diktojnė, t'i luftosh ose t'i pranosh.

Kjo pėrmbledhje ngėrthen nė vete shumė probleme etike, historike, jetėsore dhe njeriun e vė nė qendėr tė vėmendjes, me historinė kombėtare dhe realitetin, me truallin. Kjo dėshmon se Buzhala ėshtė krijues vigjilent, se ēdo motiv e jeton dhe e mendon nė mėnyrė filozofike, qė lė mbresė tė thellė.

Nė secilėn kohė dėgjohen kambanat hemingueiane dhe kambanat mitike tė Jezusit tė kryqėzuar nė pamjet e historisė

Pas botimit tė vėllimit tė parė poetik, O amė, o amė, shkrimtari Prend Buzhala nė letėrsi erdhi me vėllimin tjetėr poetik tė titulluar "Pėr kė bie kambanė e re", ku pėrfshihen poezi tė shkruara gjatė viteve 1968-1975. Ky varg i Buzhalės vjen i brumosur dhe sjell njė kualitet tė ri nė poezinė tonė. Nė vargun e tij Buzhala sjell elemente qenėsore tė poezisė sonė. Nė vargun e tij Buzhala sjell disa elemente qenėsore tė poezisė autentike: ndjenjė, mendimin, mesazhin dhe ngritjen artistike tė gėrshetuar me sėrė metaforash qė e fuqizojnė dhe e ndėrtojnė vargun. Pra, poezia e Prend Buzhalės nė letėrsinė e sotme shqipe ėshtė njė poezi jashtėzakonisht karakteristike, pikėrisht pėr dendėsinė e idesė sė thellė, njėherėsh dhe mprehtėsinė e vrojtimit tė fenomeneve tė ndjeshme tė bashkėkohėsisė dhe realitetit tonė. Pa dyshim mund tė thuhet kėshtu, edhe pas leximit tė librit tė fundit poetik tė kėtij autori, Pėr kė bie kambanė e re.

Kėtu autori nuk dėshiron kėsaj radhe t'i prek rrethanat e mosbotimit tė deritashėm si libėr: "Prapė ju kujtova vjetėsh krejt harruar, Si gjė tė vėrejtur rrallė tek q'e gjen...", u kėndonte Asdreni vjershave tė veta, kur i mori t'i botonte pa sa e sa viteve. Tani vjen si zgjim malli i jetės sė kaluar, dhe si zgjim i ndėrrimeve.

Botimi pas tri dekadash tė kėtyre poezive, ndėrroi edhe projektin e autorit pėr botimin e shumė dorėshkrimeve poetike. Si dje pėr ta mbajtur zgjuar shpresėn, pėr t'i mbyt trishtimet e kohės. Sot poezia (ri)shqipton miqėsinė e shoqėrinė e gjatė tė autorit mė Artin, me Letėrsinė, me Poezinė. Tek e fundit: nė secilėn kohė dėgjohen kambanat hemingueiane dhe kambanat mitike tė Jezusit tė kryqėzuar nė pamjet e historisė. Dhe: tė jetuarit e konceptit tė fenomenologjisė mbi qenien, kohėn dhe hapėsirėn, - thotė nė hyrje tė vėllimit poetik autori.

Prirja e Buzhalės pėr t'u identifikuar plotėsisht me poezinė ėshtė njė pikėpamje e artikulimit tė ideve dhe preokupimeve tė tij krijuese dhe nė kėtė vėllim, ashtu sikurse edhe nė me vėllimin e mė parshim, qėndron njė varg mbi konceptim tashmė tė njohur tė kėtij poeti, ku nė plan tė parė qėndron njė filozofi e njohur e veēantė e autorit, qė ėshtė brumosur me themel nga autenticiteti tipik i gjallimit dhe i ekzistenciales kombėtare.

Shqetėsimet e Buzhalės, nė librin Pėr kė bie kambanė e re, na dalin nė sipėrfaqe shumė herėt, ngase imazhet e jetės konkrete janė aq tė ndjeshme sa qė nuk e lėnė tė mos kėlthas nė vargun e tij poetik. Kjo ndjeshmėri e brendshme vėrehet qė nė fillim tė vėllimit e sidomos tek poezia Pėr ke bie kambanė e re, qė pėrcjell shumė mesazhe tė qarta.

Kambanė e re bie pėr ne
Varr nė dhe
Shkreptijnė rrufe
Kjo shpresė pa fole
Varrė nė hare
Zjarr nė ne... / Poezia, Kambanė e re bie pėr ne, f. 6.

Drama e brendshme e vėllimit poetik Pėr kė bie kambanė e re, kulmon sidomos te kapitulli i parafundit Rikviem pėr dhembjen e re,  Dhembja nė ngjyrėn e diellit, Kėnga e re, Dhembja ėndėrrimtare, Edhe dhembja dehet me bukurinė e ēmalljeve, Porositė dhe Nė fillim ishte dhembja. Tek kėto poezi poeti jep mesazhin se "secili prej nesh ka njė dhembje".

Vėllimi me poezi i autorit P. Buzhala, Pėr kė bie kambanė e re, edhe si ide, edhe si strukturė rrumbullakėsohet jashtėzakonisht fuqishėm edhe poetikisht, edhe artistikisht tek poezitė e kapitullit tė fundit, tė ciklit Kalorės i mirė, kalorėsi i kaltėr, qė na pasqyron tėrė atė dramėn tragjike shpirtėrore qė mban nė vete autori. Gjaku, dhembja, fjala, fara., shpresa, dashuria, loti, besa etj., japin personifikimin e shumėēkaje qė dominojnė nė kėto vargje dhe mbėrthejnė shumėēka nė vete.

Poezia ku frymon nė mėnyrė tė veēantė  shpirti i pavdekshėm i njeriut tonė

Te vėllimi i tretė poetik Shtatė seancat pranė Apokalipsit, kemi njė individualitet  poetik  mjaft tė stabilizuar. Nė dukje kėtu vėrejmė njė poezi  tė thjeshtė, por nė esencė, kemi kėtu njė  poezi mjaft tė bukur, me plot shprehje figurative, ku frymon nė mėnyrė tė veēantė  shpirti i pavdekshėm i njeriut tonė.



Teksti i poezisė sė librit  Shtatė seancat pranė Apokalipsit, i  Buzhalės, duke pasur parasysh me kėtė rast tematikėn kryesore dhe variantet  e saj motivore, shfaqet si model ku ėshtė sintetizuar pėr tė kėnduar, rikėnduar dhe rivlerėsuar vlerėn e  botės qė shtjellon poeti. Poezia e  Buzhalės nė kėtė vėllim poetik ėshtė ndėrtuar  nėn ndikimin evident  tė rrjedhave tė poezisė  bashkėkohore nė pėrgjithėsi, e jo nė pėrvojėn poetike tė  institucionalizuar  tek ne, siē ka qenė modė tek krijuesit tanė  tė atyre kohėrave kur  poeti ka shkruar kėto poezi, pėr kėtė arsye, edhe poezia e  Buzhalės pėrmbajtėsish, teksti  i kėsaj poezie tė bukur ka mbetur gjithnjė nė bazėn  e hapėsirės sonė  jetėsore.  Prend Buzhala, duke kaluar nėpėr procedurėn e mundimshme krijuese, ka arritur tė jap poezi tė pakontestuese me porosi gjithsesi  kombėtare dhe universale.



Prend Buzhala