Nė Rottweil tė Gjermanisė

Ekspozitė e skulptorit Mal Myrtaj

Nė qytetin e traditave kulturore Rottweil tė Gjermanisė, tė shtunen, nė praninė e njė nurmi tė madh tė aderuesėve tė artit pamor, u hap solemnisht ekspozita e skulptorit  akademik nga Peja, Mal Myrtaj, i cili jeton dhe krijon nė Singen tė Gjermanisė. Ekspozita me 65 skulptura nė bronzė, gurė dhe dru, do tė jet e hapur deri mė tetė nėntor, kurse atė, pritet qė ta vizitojnė disa qindra dashamir tė artit.
Organizatorėt e ekspozitės "Sinforni nė bronzė", Qyteti i Rottweilit, Mehrgenerationen Haus dhe Bürger Initiative  "Kapuziner"  nė Rottweil, duke vlerėsuar lartė nismėn pėr ti prezantuar opinionit tė kėtushėm skulptorin shqiptar nga Kosova, Mal Myrtajn, mundėsuan hapjen e kėsaj ekspozite e cila ka zgjuar interesim tejet tė madh. Kjo paraqet mundėsi tė afirmimit tė vlerave tė begata kulturore tė krijuesėve shqiptar nė diasporė, tė cilėt, pėrmes angazhimit tė tyre krijues, forcojnė lidhjet e vendit nikoqir me atdheun, transmetojnė porosinė e  tolerancės dhe synimin pėr tu bėrė, me vlerat kulturore, pjesė e pandarė e realitetit evropian. Skulptori akademik Mal Myrtaj, ėshtė nė vazhdimėsi nė kėtė funksion dhe  po ia del me sukses tė forcoj komunikimin me gjuhėn e artit, me artdashėsit e kėtij vendi mik tė shqiptarėve.
Nė lautadion qė fillimisht e paraqiti Kryetari i Bürgerinitiative-s nė Rottweil Zotriu Henry Rauner, u potencua rėndėsia e hapjes sė kėsaj ekspozite si mundėsi shumėdimensionale e prezantimit dhe njohjes sė vlerave krijuese tė artistit qė ėshtė nė funksion tė forcimit tė bashkėpunimit, respektit tė ndėrsjell dhe komunikimit. - Arti ėshtė formė mė e mirė dhe konkrete pėr tė shijuar kulturėn e popujve dhe njėkohėsisht ofrimin e mundėsisė pėr integrim tė gjithanshėm pėrmes  krijimtarisė artistike nė rrjedhat kulturore dhe ato shoqėrore, tha Henry Rauner.
Ndėrkaq, nė fjalėn e rastit qė e paraqiti Kryetari i parė i qytetit tė Rottweilit, Zotriu Thomas Engeser, theksoi gadishmėrinė pėr tė mbėshtetur nismat e bashkėpunimit kulturor dhe format e tilla tė  organizimit, ngase siē tha ai, kultura nuk njeh kufinjė dhe ajo ėshtė forma mė e mirė e ofrimit tė popujve. - Kjo ekspozitė e artistit shqiptar z. Myrtaj, ofron mundėsinė qė tė shijohen veprat e punuara me pėrkushtim, tė cilat, jan tė nivelit tė lartė artistik dhe pėrkah forma dhe teknika e punimit jan interesante dhe domethėse. Qyteti i Rottweilit, gjithmonė i ka dyert e hapura pėr tė gjithė bashkėqytetarėt, tha zotriu Engeser.
Udhėheqėsja e Mehrgenerationen Haus nė Rottweil Zonja Theresia Dreischulte-Klos poashtu lavdėroi nismėn pėr hapjen e kėsaj ekspozite dhe shfaqi interesin e institucionit tė cilin e udhėheq pėr forcimin e bashkėpunimit me artistėt - pjestarė tė popujve tė ndryshėm. Kjo ka rėndėsi tė veēantė sepse artistėt janė misionarėt mė tė mirė tė mirėkuptimit nė mes tė njerėzve, tolerancės dhe integrimit.
Skulptori Mal Myrtaj, Kryetarit tė parė tė qytetit tė Rottweilit i dorzoi njė skulptur pėr qytetin, nė shenjė falėnderimi pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen qė qytetarėt e kėtij qyteti sikurse edhe gjithė populli mik gjerman, i dhan shqiptarėve tė Kosovės para, gjat dhe pas luftės.
Solemnitetin e hapjes sė kėsaj ekspozite e bėnė edhe mė madhėshtor tingujt e violinės dhe gitarės sė Wolfgang Blässing dhe vajzės sė tij Maxi, tė cilėt interpretuan melodi qė ngazllyen tė pranishmit e shumtė.
Pėrndryshe, skulptori Akademik Mal Myrtaj, qė jeton dhe punon nė qytetin Singen, ėshtė njėri nga artistėt tanė mė tė angazhuar nė sferėn e artit pamor respektivisht nė sferėn e skulpturės nė Gjermani. Deri mė tash, publikut gjerman iu prezantua disa herė me ekspozita tė pavarura dhe kolektive, kurse njė nga kėto mė tė rėndėsishmet, konsiderohet kjo e hapur nė qytetin e Rottweilit nė Schwarzwald. Ai kėsaj here ka ekspozuar 65 skulptura tė punuara nė metal, gur dhe dru dhe pėrmes tyre shfaqet me botėn dhe pikpamjet krijuese pėrplot vrull, optimizėm dhe vlera artistike. Nė kėtė mėnyrė, ai ofron mundėsinė tė shijohet e bukura nė trajtė tė skulpturės duke dhuruar kėshtu ndjenjėn e kėnaqėsisė tė gjithė artdashėsve. Skulpturat e ekspozuara janė  shprehje filigrane dhe me shumė harmoni. Materiali i bronztė me te cilin artisti i realizon shumicėn e veprave tė tij, perveq formės skulpturale tejet tė qėlluar, realizon edhe njė patine  shumė tė rėndėsishme e tė qėlluar tė bronzit te vjeter. Veprat kan shprehje elegante  dhe jan me plot kuptim.
Kjo ekspozitė, do tė jet e hapur dy javė, pėrkatėsisht deri mė tetė nėntor, nė lokalet e Mehrgenerationenhaus Kapuziner Rottweil, Neutorstr. 6 (Sonnenparkplatz)

Lekė Preēi-Ēerkin Bytyēi
--------------------------------------
Legjendat:





















Foto 1: Kryetari i qytetit tė Rottweilit z. Engeser me skulpturėn e pranuar nga Mal Myrtaj





















Foto 2: Zonja Therizia Dreischhulte-Kloss, duke i dorzuar njė dhuratė skulptorit Mal Myrtaj