INTERVISTĖ ME WILLY KAMSIN, ISH - AMBASADOR I PARĖ I JASHTĖZAKONSHĖM E FUQIPLOTĖ TĖI SHQIPĖRISĖ PRANĖ SELISĖ SĖ SHENJTĖ DHE STUDIUES I SPIKATUR I SHKENCĖS SHQIPTARE
KOSOVA, OSE MĖ MIRĖ DARDANIA ANTIKE, ĖSHTĖ TRUALL I BEKUAR DHE PJESĖ SHPIRTĖRISHT E PANDARĖ E SHQIPĖRISĖ ETNIKE
Tė bisedosh me Willy Kamsin, do tė thotė tė kesh shumė motivacioni, tema dhe arsye. Temat tė cilat shtrohen nė njė bisedė kanė njė shtrirje tė gjerė, qė nga tradita dhe deri te aktualiteti kohor. Ky diplomat dhe studiues i spikatur, gjatė rrugės sė tij jetėsore dha njė kontribut tė madh nė jetėn politike, shoqėrore e shkencore. Gjatė bisedės me Z. Kamsi shkėlqen arsimimi i tij klasik dhe shprehjet e tij kulminante qė karakterizojnė njė personalitet tė shkallės sė tillė, por edhe njė kulturė me rrėnjė kombėtare. Si shprehje e kontributit qė z. Kamsi ka dhėnė nė diplomacinė dhe shkencėn shqiptare, nga organizatori i Sesionit tė VI-tė tė sė Djathtės shqiptare u hodh propozimi qė menjėherė pas Pavarėsisė sė Kosovės, z. Kamsi tė shpallet Qytetar Nderi i Kosovės, njė propozim i tillė u pėrkrahur nga tė pranishmit.
Njė familje me tradita nga e kaluara e lashtė drishtiane
"Rrezore": Mbani mbiemrin tė njė familjeje tė vjetėr tė Drishtit mesjetar, ē'mund tė na thoni pėr kėtė tė kaluar tuaj?
Willy Kamsi: Prejardhja prej njė familjeje tė lashtė mesjetare, sigurisht ėshtė element krenarie pėr kėdo. Aq mė tepėr kur pjestarėt e kėsaj familjeje kanė dhėnė njė kontribut nė punėt e Shqipėrisė duke u pėrmendė, pėr tė gjatė shekujve, deri nė ditėt tona.
Engjėllorėt e Drishtit, qysh nė shekullin XIV pėrmenden ndėr familjet fisnike tė Drishtit.
Me kėtė rast mjafton pėr tė pėrkujtuar vetėm disa emra tė spikatur, si Imzot Pal Engjėlli, qė mund tė quhet "Ministri i jashtėm" i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe krahu i tij i djathtė. Pėr te thuhej se qe rritė e bė Kardinal prej Papės Piut II. Ose vėllau i tij Pjetri, i cili qe komandant nė sa lufta tė ndėrmarra prej Heroit tonė kundėr turqve. Dhe prej kėtij Pjetrit rrodhėn Kamsejt, qė e ndryshuan mbiemrin nė varėsķ me funksionin qė kishin nė ato kohėra.
Do tė kemi pastaj njė Pjetėr Kamsi, stratiot nė ishullin e Zante-s (1502) me merita tė posaēme nė luftėn kundėr turqve; njė Gjon Kamsi, organizues lėvizjesh kundėr turqve qė, nė lidhje me Nėnmbretin e Karlit V nė Napoli, pėrpiqej pėr tė liruar prej Turkut (1536) Shkodrėn, Drishtin, Lezhėn e Krujėn; njė Peē Kamsi, pjesėmarrės mė 1602 nė Kuvendin Ndėrballkanik tė Dukagjinit tė Matit.
Kah fundi i shek. XVII, qe hapė prej At Filipit prej Shkodre njė shkollė shqipe nė shtėpinė e familjes Kamsi nė lagjen Tophanė tė Shkodrės. Ndėrsa Pal Pjetėr Kamsi, qysh mė 1736, duke qenė ende famullitar i Shkodrės, pėr herė tė parė nis regjistrimin e lindjeve, martesave e vdekjeve, simbas vendimeve tė Koncilit tė Trentit, gjė qė nuk kishin mundur pėr t'u bėrė ipeshkvijtė e mėparshėm, duke qenė se nuk lejohej e ishte e rrezikshme pėr njė ipeshkėv pėr tė banuar nė qytet. Ky Pali mė 1742 qe bėrė ipeshkėv i Shkodrės prej Papės Benediktit XIV, me propozimin e Imzot Zmajevic-it, Argjipeshkėv i Tivarit e Primat i Serbisė, mbasi Shkodra ishte sufragane e asaj Argjipeshkie.
Pėrveē kėtyre Kola i Ndoc Kamsit pat dėshmuar me shkrim (1748), nė Shejtnoren e Gjenacanit (afėr Rome), pėr gojėdhėnėn e tė barturit tė figurės sė Zojės sė Kėshillit tė Mirė (e njohur edhe si Zoja e Shkodrės). Gjatė shekullit XVIII, kemi pjestarė tė ndryshėm tė familjes qė kanė ndjekė rrugėn e meshtarisė, si dhe tregtarė me selķ nė Venedik ose nė Kroacķ (Osijek) e André Kamsin dragoman i Republikės sė Venedikut nė Shkodėr, po nė atė shekull.
Duke zbritur mandej nė shekullin e kaluar u shquan nė fusha tė ndryshme, dy vėllezėrit: Kolė (1886-1960) e Gjon (1894-1992) Kamsi, duke dhėnė njė kontribut tė ēmueshėm.
I pari, duke botuar nė vargun e Visareve tė Kombit njė vėllim me proverba, si dhe duke bėrė studime tė rėndėsishme pėr arbėreshėt e Italisė. Mbas vdekjes, dolėn Fjalori i gjuhės sė arbėreshėve dhe njė studim mbi Arbėreshėt e Italisė.
I dyti, u shqua nė fushėn e studimeve ekonomike e financiare. Pat marrė pjesė nė Revolucionin e Qershorit pėrkrah Luigj Gurakuqit e Fan S. Nolit. I mėrguar politik prej 1925 deri mė 1939, kthen nė Shqipėri mė 1940 dhe emėrohet Anėtar i Kėshillit Kontrollues dhe Kėshilltar i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė deri mė 1944.
"Rrezore": Njiheni si njė studiues dhe publicist i spikatur i letrave shqipe, cila ėshtė veprimtaria e juaj nė kėtė fushė ?
Willy Kamsi: Puna e ime botuese ka nisė qysh mė 1961. Mė 1962 pata botuar njė studim nė lidhje me botimin e "Ēetės sė Profetėve" tė Imz. Pjetėr Bogdanit, qė ka pasė jehonė nė tė gjitha studimet e mėvonshme nė lidhje me Bogdanin. Jam marrė me historķ, monumente e arkeologjķ, me gjuhė shqipe (sidomos me etimologjķ tė toponomastikės historike). Po ashtu, nuk kam lėnė mbas dore edhe pėrkthimet. Ndėr to do tė veēoj pėrkthimin e librit tė Ernest Koliqit "Sprovė letėrsie shqiptare", botuar nė Prishtinė si vėllimi i 4-t i Veprave tė tija, ndėrsa nė shtyp gjendet, ketė herė nė Shkodėr, nė vargun e Botimeve Franēeskane, pėrkthimi i veprės madhore tė Luigj Marlekajt "Pjetėr Bogdani dhe Shqipnia e kohės sė tij". Tash jam duke punuar pėr sistemimin e shkrimeve tė tim eti duke menduar botimin e tyre, si dhe tė shkrimeve tė mija.
Pranė Selisė sė Shenjtė ndiejshe veten si ndėrlidhėsi nė mes popullit shqiptar dhe kėsaj force tė madhe morale
"Rrezore": Jeni i pari ambasador shqiptar pranė Selisė sė Shenjtė. Si e keni ndjerė veten si ambasador i jashtėzakonshėm e fuqiplotė i Shqipėrisė pranė kėsaj Selie?
Willy Kamsi: Pikėsėpari duhet njė sqarim qė e shoh plotėsisht tė nevojshėm. Kur flitet pėr pėrfaqėsi pranė Selisė sė Shenjtė mė ka ndodhė qė tė mė thonė se kam pėrfaqėsue katolikėt e Shqipėrisė pranė Vatikanit. Kjo rrjedh shpesh nga padija. Prandej them, si e kam pohuar sa herė, se unė kam pėrfaqėsuar Shtetin Shqiptar, prandej rrjedhimisht tė gjithė pėrbėrėsit fetarė qė gjinden nė Shqipėrķ, pa dalluar myslimanėt ose ortodoksėt prej katolikėve.
Pėrfaqėsia nė Selinė e Shenjtė ėshtė me shumė rėndėsķ, duke qenė kjo njė Fuqķ e Madhe nė vėshtrimin mė fisnik tė fjalės, pėr peshėn e saj morale nė botė, e thirrur sa herė si arbitėr e duke ndėrhyrė aty ku lypej pėr tė sjellė paqen. Kėshtu qė, pa kurrfarė kompleksi, e ndiejshe veten si ndėrlidhėsi nė mes popullit shqiptar dhe kėsaj force tė madhe morale qė, kurdoherė nė momente tė posaēme e ka ndihmuar moralisht e materialisht popullin shqiptar, pa bėrė kurrfarė dallimi dhe duke i parė tė gjithė njerėzit nevojtarė si bijė tė tė njėjtit Zot.
I pamė kėshtu, funksioni im diplomatik bėhej jashtėzakonisht i lehtė dhe pa komplekse, qė do tė kishin qenė tė pashmangshme nė rast tė kundėrt.
Prof. Filip Fishta e donte Kosovėn dhe kosovarėt
"Rrezore": Nė Seminarin e sė Djathtės Shqiptare drejt Shqipėrisė Etnike nė Istog, keni referuar pėr veprėn e profesor Filip Fishtės rreth ēėshtjes sė Kosovės. Ē'ju ka tėrhequr nga kjo figurė ?
Willy Kamsi: E kam njoftė prof. Filip Fishtėn qysh nė moshėn time tė rinisė (16 vjeē). Kam lexuar shkrime tė tija tė botuara nė revistat mė me autoritet e mė serioze tė Shqipnisė para pushtimit sllavo-komunist. Pėrveē kėsaj pėr disa muaj, mė saktė tetė muaj, kam punuar me te, nė 1944, nė Bibliotekėn e Institutit tė Studimeve Shqiptare (kur u bė Kryetar i kėtij Instituti Įt Anton Harapi ia ndėrroi emrin nė Instituti Shqiptar pėr Studime e Arte). Aty, duke e parė nė punė, vėrejta, e ēmova cilėsitė e njė atdhetari e studiuesi tė shquar siē qe mė tė vėrtetė Filip Fishta, sidomos me botimin e studimit tė tij tė gjatė "Kosova pėr historķnė letėrsinė kombėtare" nė dhjetė numra tė revistės "Drini" dallova se sa i donte Kosovėn e kosovarėt.
Pėr pėrgatitjen e tij shkencore do tė pėrmendim, nė Universitetin e Beogradit, profesorin e njohu Henrik Baric. Nė atė kohė boton nė revistėn "Misao" studimin Istorija albanske knievnosti. Ndėrsa nė Paris, me prof. Mario Roques-un, qe lektor i gjuhės shqipe nė École Nationale des Langues Orientales vivantes. Ndėrsa fotografon, me porosķ tė Dom Ndré Mjedės, nė Bibliothčque Mazarine, "Doktrinėn" e Budit si dhe "Pasqyrėn e tė Rrėfyemit".
Me redaktimin e komentimin e tij botohet mė 1944 pėrmbledhja e Myrteza Rokės "Lahuta e Kosovės", si vėll. X i Visareve tė Kombit. Ka prapė sa shkrime e studime tė tjera, qė nuk po i rreshtojmė kėtu pėr mos e zgjatė, dhe qė janė dėshmuese e nivelit tė lartė shkencor tė Prof. Filip Fishtės, i cili, sikurse edhe intelektualė tė tjerė tė vramė e tė burgosun, tė qitur nė harresė prej diktaturės komuniste, meritojnė tė kujtohen e tė vlerėsohen pėr punėn e tyre dijetare e cila, edhe mbas sa vjetėsh, do tė jetė njė kontribut i ēmueshėm pėr kulturėn shqiptare.
Kosova tė marrė emėrtimin e lashtė tė kohės ilire
"Rrezore": Nga ju doli nji tezė interesante qė Kosovės ja vlen tė quhet Dardanķ. Ku mbėshteteni dhe si mendoni tė realizohet ajo, nėse
?
Willy Kamsi: Ėshtė e pėlqyeshme qė Kosova ta ndryshojė emrin dhe me kėtė tė shkėputet njė herė e mirė prej gjendjes sė saj nėnshtrimi ndaj kolonizuesėt serbė. E vetme ėshtė pėr tė marrė emrin e saj tė lashtė tė Dardanisė, ose Dardhanisė. Me kėtė pohohet pėrfundimisht e pa kurrfarė dyshimi se populli shqiptar ka qenė e gjindet nė trollin e vet.
Nuk mė duket se kam qenė unė i pari qė tė kam dalė me kėtė tezė. Para meje e ka thėnė vetė populli i Kosovės, si na e bje Filip Fishta, qė e ka dėgjuar prej gojės sė njė atdhetari e burri kosovar, siē qe Prof. Ahmet Gashi, i cili e dėshmoi si tė pranishme nė gojėn e disa kosovarėve.
Duke u nisė nga kjo paravėnie ėshtė krejt e natyrshme qė Kosova tė marrė emėrtimin e lashtė tė kohės ilire, ashtu siē e pat theksuar e vendosur i ndieri President Dr. Ibrahim Rugova. Me i vė kėtij vendi emrin Dardanķ ėshtė ēohet nė vend njėkohėsisht amanetin e njė atdhetari tė madh tė njė shqiptari tė madh qė mbėrrijti pėr t'i dhėnė pavarėsinė popullit tė vet.
Kjo nuk ėshtė e vėshtirė tė realizohet sepse njė gjė tė tillė e kanė bėrė edhe shtete tė tjera tė cilat e kanė ndryshuar emėrtimin qė u vinte prej gjendjes sė tyre koloniale. Pse tė mos kujtojmė Formozėn qė u kthye nė Taiwan e Ceylon-in nė Sri Lanka.
"Rrezore": Cilat janė projektet tuaja pėr tė ardhmen ?
Willy Kamsi: Nuk di a mund tė flas pėr projekte tė sė ardhmes, sepse ēka kam nė dorė, qė do tė kryej dhe qė do kohėn e vet, ėshtė kjo vetė punė e sė ardhmes. Shkurt, duke i kujtuar edhe njė herė: kam pėrgatitjen pėr botim tė shkrimeve historike, ekonomike e financiare tė tim eti, tė shkrimeve tė mija tė shpėrndara nė disa revista shkencore, bibliografitė e revistave mė nė shenjė, si Albania e Faik Konicės, Hylli i Dritės i Įt Gjergj Fishtės, LEKA e jezuitėve, Shkėndija e Shźjzat tė Ernest Koliqit, pėrkthimin e disa shkrimeve themelore pėr Kanunin e shoqėrinė shqiptare tė maleve me autor Imzot Ernesto Cozzi-n, misionar, qė e kishte jetuar atė njėmendėsķ dhe qė e pėrshkruan me dashamirėsinė mė tė madhe pėr popullin e maleve tona etj.
"Rrezore:" Nė Sesionin e sė Djathtės, nga organizatori doli ideja qė, menjėherė pas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, Prof. Kamsi tė shpallet Qytetar Nderi. Kjo idé u pėrkrah nga tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij Sesioni. Prandej, i nderuari Prof. Kamsi, si ndjeheni pas kėtij propozimi dhe me rastin e shpalljes suaj Qytetar Nderi i Kosovės ?
Willy Kamsi: Ky propozim mė befasoj, nuk e pritesha njė nderim tė tillė. Aq mė tepėr qė mė erdhi nė njė moment tė veēantė, si ishte Sesioni i VI i sė Djathtės Shqiptare.
Ėshtė e natyrshme se Qytetaria Nderi i Kosovės pėr mua dėfton mirėnjohje pėr punėn time modeste, por njėkohėsisht bėn ta ndjej edhe mė tepėr se Kosova, ose mė mirė Dardhania, ėshtė truall i bekuar dhe pjesė shpirtėrisht e pandarė e Shqipėrisė sonė tė dashur.
Intervistoi:
Mikel GOJANI