MĖSUESI I POPULLIT ZEF GOJANI NĖ MESIN E TĖ GJALLĖVE
Nga Maxhun Smajli
Njerėz tė ndershėm rrefejnė mbresat e tyre me ēiltėrsi zemre, pėrmes sė cilave shprehet brendia e shpirtit tė mėsuesit Zef dhe horizonti i dijės sė Tij, si dhe gatishmėria pėr t'iu dhėnė dije tė tjerėve.
Jo rastėsisht para pak ditėsh mė ra nė dorė libri "MĖSUESI NĖ PĖRJETĖSI" (monografi pėr Zef Gojanin) e autorit Mikel Gojani. Pas shumė orėsh leximi, studimi e analizimi tė kėsaj monografie vendosa t'i shkruaj nė letėr, si gjėja mė besnike e krijuesit, ndjenjat dhe mendimet e mia pėr librin.
Kur mora nė dorė kėtė monografi, njė ndjenjė ma pėrshkoj trupin. Duart mė dridhėshin. Ēdo gjė m'u ngjall nė mendjen time, e cila pėr njė moment mė iku atje; nė Dugajevė, Poterē e Klinė, tek njerėzit e zemrės sime. Dhe, vjedhurazi pėrmes syve tė mi buronte pengu i nderimit dhe mallit pėr ta.
Mikel Gojani, njė poet, shkrimtar e publicist i njė figuracioni kosmik, pėrmes mbresave tė pėrzgjedhura, fotografive e faksimileve mė kujtonte ditėt e bukura tė kohės sė vjetėr. Ato ditė qė mė bėjnė tė gjallė edhe pas vdekjės.
Autori, njė krijues qė zotėron ndershmėrinė intelektuale, karakterizohet nga njė gadishmėri pėr tė shkruar pėr atė qė ėshtė e nevojshme dhe e domosdoshme, pėr gjeneratat e mėpastajme. Duke i kushtuar vėmendje deshmive qė ka nė dispozicion, ka krijuar njė harmoni kronologjike pėrmbajtėsore e logjike tė kapitujve qė dalin shumė origjinal.
Si kush mė tepėr, autori ka plotėsuar dėshirėn dhe udhėzimet e mėsuesit Zef, qė siē thot ai nė parathėnien e tij: "... ishte frymėzues imi, i cili mė futi nė "kthetrat" e dashurisė pėr t'u bėrė mėsues, si detyrė tejhumane dhe e shenjtė".
Nė kėtė monografi, autorin e hasim si studiues, mėsues, historian e shkrimtar, mbi tė gjitha si njeri me besim tek masa e gjėrė e popullit dhe shumė i lexuar, qė ia ka zili ēdo studiues.
Duke iu pėrkushtuar njė studimi tė thellė, autori sjellė mėsuesin e popullit nė mesin e tė gjallėve dhe vėn nė dispozicion tė mėsimit nga historianėt dhe njerėzit e thjeshtė nė pėrgjithėsi, sepse edhe gjuha e shkrimit ėshtė e kuptueshme nga tė gjitha nivelet.
Pėrmes shprehjes sė forcės artistike, spektri i aktivitetit njerėzor e intelektual i rijevizuar nga tė dhėna faktike, pėrfshinė e gjithė ciklin e jetės nga lindja e deri nė vdekje.
Nė kapitullin Mėsuesi nė kujtesė, faqe 61-172, njerėz tė ndershėm rrefejnė mbresat e tyre me ēiltėrsi zemre, pėrmes sė cilave shprehet brendia e shpirtit tė mėsuesit Zef dhe horizonti i dijės sė Tij, si dhe gadishmėria pėr t'iu dhėnė dije tė tjerėve.
Nė kėtė monografi, lexuesi hasė nė vlerat morale, traditėn arsimore dhe edukative tė familjes Gojani, si rezultat i kultivimit pozitiv tė traditės kombėtare, si: Gjoni, Zefi, Frroku, Pjetri, Mikeli, Antoni, Nikolla etj..
Duke rrėfyer nga nektari i kujtimeve, e tė paraqitura nė faqet 61-90, Kolė M. Berisha ngjallė emocione qė tė fascionojnė me stilin e tij tėrheqės, me gjuhėn e tij tė matur, tek flet me kompetencė pėr njė jetė njerėzore. Pėrmes nėntė pushimeve (intermeco), ztr. Berisha jep njė pamje tė largėt, pėrmes sė cilės lexuesi mėson se edhe pėrvojat mė tė vėshtira e mė tė dhemshme kanė tė mirat e saja, qė bėnė tė mendosh mė shumė pėr tė tjerėt. T'i kuptosh mė mirė ata qė vuajnė dhe ta shohėsh tė ardhmėn pa frikė.
Pėrmes forcės sė fjalėve tė Shqipe Gecit, Antoneta Prenajt-Marleku, Vera Ukajt-Gojani, Grishe Gojanit-Gashi, mėsuesi Zef bėhet i pranishėm nė kuptimin hyjnor.
Fryma e vertetės sė thėnė nga Azem Sadria, Ukė Jaha, Selman Etemi, Mėhill Prenaj, Nikollė Gojani, Bardhec Prenaj, Prend Skeli, Ndue Prenaj e Bardhec Pėrgjoka mė solli ndėrmend tė gjitha gjėrat qė i kisha dėgjuar nga populli. Poashtu, mbresa tė besueshme dhe tė thėna aq bukur nga Prenkė Gjetaj, Pal Canaj, Gjokė, Pren e Dodė Prenaj, Sadri Kelmendi e Pren Culaj sjellin shumė fakte tėrheqėse rreth jetės dhe veprimtarisė sė mėsuesit Zef.
Nė kėtė monografi kemi gjurmė tė gjalla kur flasin njerėz nga koha e Tij, si Age Prenaj, Frrok, Tunė, Franė, Ndue e Kolė Gojani. Fjalė qė i jepin forcė shpirtit tė lexuesit, mbi tė cilat mbeshtetet fėmiu i edukuar, njeriu i moderuar dhe mėsuesi i respektuar.
Arritja e kėsaj monografie nė duart e sa mė shumė lexuesve do tė kishte efekte kulturore, shkencore, artistike e kombėtare, si dhe do tė shėrbente si shembull inspirues pėr ata autorė qė kanė pretendime tė pėrgadisin monografi tė tilla.
Pėr fund, dy fjalė me autorin: Ju dua tė tillė, tė kėrkoni gjithnjė njerėzit e kombit dhe t'i nxjerrni nga gremina e harresės.