Ambasada amerikane përgëzon Kosovën, dënon dhunën në veri

Analiza & Komente | Zef Prenka | 04.11.13 | 23:12

Ambasada amerikane në Kosovë ka përgëzuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e së dielës, të cilët „ndihmuan në krijimin e së ardhmes së vendit të tyre“.

Në një komunikatë për shtyp, ambasada amerikane ka përmendur edhe raportimin e parregullsive nga ana e qytetarëve tek autoritetet kosovare, duke e cilësuar këtë si „besim ndaj ndaj institucioneve kosovare të sundimit të ligjit, si dhe përkushtimin e sinqertë për zgjedhje transparente dhe të besueshme“.

Ambasada ka dënuar ndërkaq „veprimet e dhunës dhe frikësimit që njollosën zgjedhjet e djeshme komunale në Mitrovicën e Veriut“.

„Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të qeta e të sigurta, të cilat duhet të jenë pa dhunë dhe frikësim. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i tolerojë përpjekjet për ta prishur procesin demokratik dhe për t’i penguar qytetarët të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të rregullt“, thuhet në komunikatë.

Duke e cilësuar Kosovën si demokraci të re, e cila „meriton zgjedhje të cilat pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve“, Ambasada e SHBA-ve nënvizon se „edhe pse, mbetet ende edhe shumë punë, këto zgjedhje kanë vënë themelet që liderët politikë ta kryejnë një reformë të mirëfilltë zgjedhore“.

Marrë nga „Radio Evropa e Lirë“

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen