Rreth bashkimit kombëtar

Analiza & Komente | admin | 02.02.13 | 22:04

Projekti i Marti Ahtisarit është një masakër për Kosovën
(Adem Demaqi)

Bashkimi Kombëtar i shqiptarëve është ndërgjegjja e konsoliduar e popullit shqiptar. Rruga më e mirë dhe më e sigurt e kombit shqiptarë është Bashkimi Evropian. Të flasësh e të shkruash për bashkimin kombëtar është lehtë. Por ti realizosh ato në praktikë kërkohet mundë, djersë, kohë, vendosmëri, urtësi, guxim dhe angazhim. . Se sa janë shqiptarët të aftë për ta realizuar bashkimin kombtar.., na tregoi qartë vetëm shembulli i festimeve të 100 -vjetorit që u mbajtë në Vlorë. Pra, me 28 nëntor u tubuan shqiptarët nga të gjitha trojet etnike por edhe nga diaspora, në Tiranë, Vlorë, dhe ne mënyrën më festive të mundshme me gëzim e hare edhe ne mënyrë origjinale ashtu siq dijnë të festojnë shqiptarët, ku ata ditën ti shprehin mesazhet e kujtimit të historisë, të vlerësimit të historisë të gëzimit për sukseset e arritura. Mirëpo, siq po shihet deri më tani Projekti i Marti AHTISARIT, deshën apo nuk deshën shqiptarët (sipas Evropës) duhet pranuar.

Ky projekt i Marti AHTISARIT, është një masakër ndaj Kosovës kështu thotë z. Adem Demaqi. „Të bëhen komunat edhe me 1500 banorë , kjo ishte një padrehjtësi dhe një shkelje e Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Kjo do të thotë se , Serbia po i krijon lidhjet e veta ne mënyrë legale që të manipulojë më mirë me banorët serbë; duke ua paguar pagat; policisë , mësuesëve, profesorëve, mjekëve etj. Kjo do të thotë në një shtetë tjetër Serbia t’i paguaj ato që ne i cekëm më lartë. E këtë e lejon vetëm plani i Marti AHTISARIT.

Kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha ,gjatë një takimi në Kamëz të Shqipërisë ku u bë inagurimi i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Univerzitetit Bujqësor në mes tjerash Dr. Sali BERISHA ,citoi; “ Ju kujtoj se 100 vite më parë, ata që luftuan për Shqipërinë etnike, për Shqipërinë ku shqiptarët ishin shumë etnik , atë vazhdimësi gjeografike ata të cilët flijuan për idealin e kësaj Shqipërie nuk kishin institucione.

Ata u ndeshen me armiqësi të egra nga fqinjët e tyre , të cilët mendonin se shqiptarët nuk duhet të ekzistonin në trojet e tyre. Por shqiptarët ia dolën, me përpjekje mbi njerëzore, të udhëhequr nga Ismail QEMALI, të shpallin në Vlorë Pavarësinë“. “ Trojet etnike të shqiptarëve duhet të jen edhe janë teritore të ndërgjegjës së çdo shqiptari dhe ideali i bashkimit kombëtar duhet ruajtur si ideali mëi shenjtë i shqiptarëve, por bashkimi kombëtar duhet të ndodhë edhe në BE. Të gjithë sot po e shohim, dëgjojmë se sot në kohët moderne njeriu i është nënshtruar ndikimeve të ndryshme globale. Me plot të drejtë dhe pa kurfarë frike themi se kombi shqiptar është vonuar në shumë procese historike . Por çka është më tragjike se ne jemi vonuar edhe në procesin krijimit të një identiteti të fuqishëm kombëtar. Mirëpo, edhe pse ne jemi vonuar ky identitet që është krijuar ka arritur ta ruaj ekzistencën e substratit etnik shqipëtar në Europë. Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Shqipërinë e Kosovën, e ndërkohë edhe shqiptarët që u ndanë në Konferencën e LONDRËS me 1913.

Sot është koha dhe momenti të bashkohen shqiptarët në Maqedoni, kosovën Lindore, sa më mirë dhe sa më shpejtë, sepse çdo vonesë na shpie drejtë një katastrofe. Kosovën Lindore duhet ndihmuar jo vetë Shqipëria e Kosova por tërë populli shqipëtar. Liderët atnë në Shquipëri, Kosovë dhe viset tjera etnike dhe diasporë duhet ndihmuar e përkrahur tërë populli. Do të ishte e rrugës që Akademit Shkencore Të Tiranës dhe Kosovës, por edhe ata nga trojete tnike e diaspora të hartojnë një plan program apo projekt koncenzues se si e shohin bashkimin kombëtarë ; kur do të bashkohemi.., ? ! Deri më tani asë Akademitë tona ( Shqipëri, Kosovë, etj ) partit shqiptare nuk kanë hartuar një projekt të tillë. Është momenti i fundit që liderët tanë në trojet etnike dhe ata jashtë pra edhe ata nga diaspora të ulen dhe të marrion vendime definitive sepse vetëm të bashkuar ne mund ti realizojmë qëllimet tona kombëtare pra e

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen