Ai që gënjen më së miri ai është politikani më i mirë?

OP-ED | admin | 21.02.13 | 13:18

Dhe politika ështe harku i idealizmit. Politika organizon potencialet e njerzeve për  ti sherbyer njerzimit. Pa politikë s’do kishte organizm, qeverisje, etj. Dhe njerëzit do ishin njelloj si kafshet e thjeshta. Të paktën me politikë  jemi kafshë të sofistikuara. Pra jam dakord me mendimin se Politika dhe morali nëse për shkak definimi i ndajmë në extrem janë diametralisht  të kundërta.

Politika është forma e dukja, morali është brendia ( që gjithkush e mban veten me të bukrin e kushedi sa e rre vehten e tij të vogël…)

Kryefjala e moralit, te guidu ne vlera trans-shendencjale,është feja, moral pa fe ësht si nji fjali pa kryefjalë  e gjithsesi storja ka tregu se s të çon larg…

Politika është  reklama ndersa vepra e veprimi janë malli, ndersa budallajt knaqen edhe me lug . Politika është arti i genjeshtrës !!!…ai që gënjen më së miri ai është politikani më i mirë ,ky për mendimin tim është definicioni më i mirë për politiken!!!! Por politika është edhe instrument për arritjen e qëllimeve programore, partiake, personale, materiale dhe atyre familjare.

Politika ne praktike çfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjisë cinike. A nuk kanë qenë politikat irracionale dhe demagogjike ato që kanë ushqyer iluzione dhe kanë çuar vende (pra edhe Kosovën) dhe popuj drejt kasapanave botërore apo drejt diktaturave mizore ???

Le ti kthehemi ne shqipetarëve  vijme te realiteti yne shqiptar. Politika sot e gjithë ditën këtu konsiderohet si PUNA më e mirë (para,pushtet,pasuri) ndersa duhej të ndodhte e kundërta: PUNA (ne kuptimin e nxitjes se punësimit dhe prosperitetit) duhej te ishte POLITIKA ME E MIRE !! Disa thonë se Politika është kurve e madhe..-, Por për fat të keq ky ështeë përkufizimi qe kemi trasheguar nga para ardhsit  tane dhe po kte përkufizim do tia lëme pas ardhesve tanëPolitika eshte e vetmja menyre e ligjshme per te mashtruar. Kush akuzon politikanin per mashtrim nuk eshte duke thene asgjePolitika asht ART kisha me e qujt arti i 6-tê. Jam dakord me disa që mendojnë kështu. Politika esht art dhe si tek gjitha artet tjera, artistet nuk kane performanca te njejta dhe per me teper, vete arti si i tille ka me shume kultura e rryma te ndryshme.

Pyetja e shtruar për diskutim është shumë me vend kur kemi parasysh realitetin politik ne Ballkan.

Sipas meje, ne Ballkan (midis shqiptareve – ku na dhemb neve me shume) po zhvillohet nje politikë ditore, jo një politike e miëefilltë. Kjo politikë ditore qe po zhvillon Qeveria jonë sot në Kosovë, natën të vret e diten të qan, pra thënë shkurt, që sot thot tjetren e nesër vepron krejtesisht ndryshe, është pikërisht kjo politikë qe Tigrimelara e quan Politikë Kurve ne hyrje të kësaj teme. Është kjo lloj politike qe na „shoqeron“ ne vendet tona, dhe keta njerëz qe bëjnë këtë lloj politike- kurve, për te mos i quajtur kurvarë, po i quajmë të korruptuarë.., e dikush i quan  une per vete i POLITIKAXHINJ. Çka është Pra shtrohet pyetja ? Çka është politika ? !

Politika është art, është sistem i ndërlikuar veprimesh ligjore e juridike për të gjetur modalitete e mekanizma me të përshtatshme qe do i lehtesojne jetën dhe do i përmirësojnë e do i avansojnë mirëqenien qytetarit, i cili përmes votës se lirë zgjedh perfaqesuesit e tij – per t’i ngarkuar ata me përgjegjesi mbi proceset që duhet të bartin.

Tek ne shqiptarët fatkeqesisht politikanet nuk llogariten ato qe jane (sherbyes te qytetareve) por jane ngritur ne piedestale shefash e bosash dhe si  ZOT TË SHTËPIVE TË SHQIPTARËVE. Kështu mendoj unë, por ka edhe mendime dhe zgjidhje më të mira, prandaj të ulemi e të bisedojmë së bashku për ta gjetur zgjidhjen sa  më të mirë dhe më tzë drejtë

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen