Përkujtojmë 32 vjetorin e demostratave të 11 Marsit 1981

Histori & Fakte | admin | 10.03.13 | 22:34

Shfletojmë Historinë tonë kombëtare
Përkujtojmë 32-vjetorin e demostratave të 11 , 26 ,30 marsit e 1 prillit të vitit 1981 (Nr. 1)
Jemi shqiptarë e nuk jemi Jugosllavë

Policia rrahu aq tepër një student të cilit më vonë unë ia mësova emrin – Ukshin, i cili ishte në gjendje koma, dhe nuk ipte shenja se është i gjallë. Shemsi Syla me disa shokë tjerë e ndalën një veturë dhe e dërguan në spital studentin pra Ukshinin. Grupi i demostruesëve është tërhjekur nga rruga dhe ju kemi ofruar qendrës së konviktave dhe aty kemi qëndruar deri vonë. Aty nga orët e herëshme të mëngjesit të 12 marsit ishte një kohë e ftohët dhe për çdo moment pritej reagimi i pushtetit .., ne prisnim se çka do të ndodhë më tepër. Disa studentë P SHembull: Shemsi Syla, me disa shokë ishin edhe më parë të njohur për gjëra të tilla. Tek ata paraqitja e Ali Lajçit jo që i befasoi ata por shumë prej tyre mbetën të shokuar . Me 24 mars organet e supit bënë orvatje për ta arrestuar z. Ali Lajçi, mirpo kjo nuk u bë. Edhe unë isha pak më largë kur organet e policisë dhe sigurimit serbë por me ta kishte edhe shqipëtarë bënë orvatje ta arrestojnë z Ali Lajçi, por aty shumë shpejtë janë tubuar shumë studentë dhe nuk lejuam arrestimin e tij. Ata u larguan nga ne (dmth;nga vendi ku ishin edhe studentët) kur panë se nuk ka asesi mundësi të arrestohet z. Ali Lajçi. Ditë më vonë pikërishtë në orët e herëshme të mëngjesit të datës 24 marsë, kur të gjithë studentët ndodheshin në detyra të caktuara; disa ruanin hyrjen ne dyerë të konvikteve që studentët mos të shkojnë në ligjerata dhe nuk i lejonin studentet apo të dëshimtit të hynë në konvikte të studentëve.

Shumë prej studentëve kishin detyra të caktuara nga organizatori dhe me seriozitet e përcillnin gjendjen. Aty nga ora nëntë, prapë vijnë organet e pushtetit, dhe bëhen ca biseda për mos me dalur studentët në qytetë. Organizatorët e demostratave; Bajram KOSUMI, Ali LAJÇI, Shemsi SYLA, Gani KOCI, etj, një grup i vogël i studentëve kemi dalë në qytetë dhe i kemi informuar studentët nepër banesa private se sot në mbrëmje do të dalim në demostrata. Pasi filloi protesta në Qendër të Studentëve, disa studentë e kaluan kordonin e policisë dhe u drejtuan drejtë qytetit. Disa studentë e që unë nuk i njihja posë z. Shemsi Syla, Hydajete Osmanit . Shumë shpejtë u përgatitëm, dhe shkuam ti vizitojnë zyret e Qendrës së studentëve e aty thotë z. Shemsi Syla. Kërkesat e demostruesve nën parullën“Kosova-Republikë“ ishin jo vetëm të drejta por edhe të realizueshme. Ato ishin minimumi i të drejtës politike dhe kombëtare të popullit shqiptar: sepse shqiptarët me kushtetutën evitit 1974 kishin të drejta sa edhe popujt tjerë në ish Jugosllavi. Gjatë atyre viteve kërkohej nga intelegjencia shqiptare një guxim sidomos i politikanëve dhe respekti ndaj vendit që i ushqente. Gjatë asaj kohe atdhetari dhe gjeniu i kombit Ukshin Hoti, kishte kërkuar hapur që me një diskutim partiak mbrenda LK-ste të ish – Jugosllavisë të bisedohej në mbledhje të Lidhjesë Komuniste të Jugosllavisë të analizohej kërkesa për Kosovën Republikë, dhe kjo gjë Ukshin Hotit i kushtoi me dënim drakonik,e ma vonë pra në kohën kur UÇK-es filloi luftën me Serbin, pra kur foprcat e Natos e sulmuan ish Jugosllavinë ai ndodhej ne burgun e Dubravës, dhe që nga ajo kohë nuk dihet për fatin e tij.

Prandaj studentët bënin përpjekje titanike ( jo të gjithë) që demostratave tu jepnin karakterin masiv dhe kuptim politik. Demostratat nuk mund dhe s’kishte forcë ti organizonte apo drejtonte asnjë nga grupet ekzistuese, sepse ato tani shpërthenin spontanishtë , jo në një qytet por ne të gjitha fshatërat, shkollat, fabrikat, uzinat, minierat, ato nuk mbaheshin ne një kohë të caktuar por por shpeshë edhe natën. Të gjithë ne orvateshim drejtë shpëtimit të demostratave nga spontaniteti i rrezikshëm drejtë organizimit të mirëfilltë të tyre. Kreu i demostratave tani kishte ra në kontaktë me veprimtarë nga organizatat tjera klandestine dhe beheshin përpjekje të vinin lidhje edhe me të tjerët me qëllim të koordinimit të veprimtarisë dhe bashkimit të forcave. Gjatë asaj kohe Lëvizja jonë kombëtare gjindej para një prove të vështirë , ajo tani po kalonte nga veprimi në konspiracion të thellë në fshatëra e qytete ne tërë Kosovën . Baza shoqërore e lëvizjes kombëtare po zgjërohej me të shpejtë . Demostratat mund të shkonin edhe në drejtim të gabuar e të rrezikshëm, prandaj si flitej në skenë na paraqiten disa atdhetarë aktivistë për ti organizuar ato më mirë dhe për tua dhënë karakterin e përmbajtjen e qartë kombëtare demokratike.. Ata aktivistë hynin në mesin e protestuesëve u tregonin për parullat që duhet të përgadisnim e ti thonim gjatë demostratave.

Kthesa historike e vitit 1981, e quajtur“Pranvera Shqiptare“, ishte shansi historik, por në anën tjetër edhe rreziku potencial i saj. Gjendja ne të cilën gjatë atyre ditëve kalonte Kosova, ishte e rëndë dhe komplekse. Klasës politike shqiptare i kishte hyrë frika në palc të kurrizit, dhe shuanin .., e disa edhe i gjykonin ashpër demostratat e studentëve. Mendoj se ne radhët e demostratave tona kishin hyre edhe armiq të përbetuar të shqiptarëve, të cilët ne çdo mënyrë orvateshin që demostratave tu ipnin kahje tjetër, çka në disa raste edhe ia arritën qëllimit. Pas demostratave të 26 marsit studentët filluaan ta bojkotimin e mësimit ne të gjitha fakultetet. Këtu tani na paraqitet edhe ilegalja, e pas hyrjes së tyre interesimi ishte më i madhë dhe demostratat u organizuan më mirë dhe u bënë gjithëpopullore . Prs 26 marsi përfundoi ashtu siq përfundoi dhe demostratat tona nuk u realizuan ashtu siq e kishin paraparë organizatorët, sepse një pjesë e madhe e studentëve detyrohemi të kthehemi në Qendrën e Studentëve. Me kalimin e kohës policia dhe njisit spesiale e rrethonin qendren e studentëve, dhe aty diku nga ora 16°°pas dite fillojnë sulmet ndaj studentëve; ku shumë studentë maltretoheshin, rraheshin e pastaj arrestoheshin. Dhe pasi Lëvizja e merrë për sipër organizimin e demostratave me 1 prill, ajo arriti ti…..(vazhdon)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen