Infrastruktura përsonale

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.03.13 | 22:35

Siguria, shëndeti, arsimimi, dhe mirëqenja e përgjithshme e një populli(shteti), drejtpërdrejtë janë rezultat i një politike shtetërore të udhëhequra nga insitutcione të afta dhe të dëshmuara sociologjike dhe politike, të specializuara enkas në shkallë akademike dhe jo qështje humori a satirike. Politika dhe politikani janë gjithçka ndryshe njëra tjetrës, pos emrit që i lidhë. Në shkencat politike në përgjithësi është dëshmuar në mënyrë të qartë se politika e „përcakton tërësinë e të gjitha ndërveprimeve apo interaksioneve, të autoriteteve(nga një autoritet i njohur përgjithësisht detyrues). Përcakton shpërndarjen e vlerave materiale(paraja!) dhe atyre jo materiale (demokracia!).

Pra, fjala politikë do të thotë tërësia e institucioneve, proçeseve, praktikave dhe përmbajtjeve që lidhen me zbatimin dhe kontrollin e shtetit dhe shoqërisë si një tërësi.
A mundë të quhet çdo individ, që punon në institucione politike – politikan?
Sigurisht jo!

Argumente ka aq shumë, sa që mundë të themi se, bile a mundë të gjëjmë dy-tre të tillë në pozitën udhëheqëse në institucionet tona në Kosovë!

Për të dëshiruar, lë përshtypje edhe te ndërkombëtarët fakti, që edhe pse jo politikan të formuar në aspektin logjik dhe faktik, shqiptarët e Kosovës janë dalluar si „politikajt“naiv me një sukses të theksuar politik në jetën institucionale, para dhe pas pavarësisë!Por, kjo nuk do të thotë se duhet të mburremi me këtë gjëndje faktike, sepse ajo nuk prodhon vlera, as materiale(paraja!) e as vlera jo materiale(demokracinë e mirëfillt!). Vlerat materiale dhe jo materiale janë më tepër kopje dhe huazim nga shtetet të cilat kotë vlera i kanë „përkundë“ me shekuj, si në aspektin profesional po ashtu edhe në atë tradicional. Populli shqiptarë në përgjithsi është i prirur të jetë popull kopjues, sepse ekskluzivisht individualish „vjedhim“projekte të ndryshme dhe atë kopje 1:1 !Kjo „aftësi“ e dëshmuar nuk mundë të jetë më tepër se një dështim, për kopjues-projektuesin e ri, i cili tenton të prodhojë vlera materiale dhe jo materiale, por ato ngecin për shkak të konkurrencës që i shtohet tregut ekonomik dhe atij politik. Kjo situatë pothuaj e ka kapërthye tërë shqiptarinë, sepse ide të reja, projekte të papara dhe politika autoktone nuk jemi në gjëndje si popull t’i prodhojmë!

Nëse i referohemi tregut të mbrënshëm, rezullton si dështues kopjimi në biznes, kopjimi në shkencë dhe politikë. Për deri sa nuk pretendohet të prodhohen projekte alla shqipëtare, të pa ndikuara në kopjime, ne do mbetemi peng i zhvillimit ekonomik dhe politk në rajon e më gjërë. Individualisht, jemi të dëshmuar si intelegjent dhe të aftë për secilën shkencë dhe po të ballafaqohemi me sfidat të një studimi të mirëfillt përkitazi me kulturën dhe traditat tona, atëherë do jemi origjinal dhe suksesi nuk do mungonte. Kopjes si dukuri negative i shoqërohet edhe xhelozia ndaj suksesit të tjetrit!?Botërisht dihet se bashkësia e sukseseve të individëve është sukses i shtetit dhe suksei i shtetit është prodhimi i vlerave materiale dhe atyre jo materiale, me të cilat sendërtohet mirëqenja e shtresave të gjëra të popullsisë së atij vëndi. Pra, gëzoju sukset të tjetrit, që të kemi mirëqënje të përgjithshme!

Një dukuri që është pa më e „përparuar“ është rrespekti. Në qoftë se popullsia edukohet të njohë rrespektin real, të çdo profesioni, institucioni politik, fetar dhe shkencor si dhe individual(që është pak më i avancuar), atëherëajo situat prodhon vlera materiale dhe jo materiale, pra para dhe demokraci, për çka bseoj kemi të gjithë nevojë.
Në rrjedhë të këtyre dukurive negative pason Korrupcioni, si një shkaktar i virusit kundërzhvillim dhe sjellje në rreth e vlerës materiale dhe ndryshe nga kjoshpërbërje e vlerës jo materiale-demokracisë.

Korrupcioni zhduket vetëm dhe vetëm duke e dënuar vetën tënde për të mos dhënë ryshfet, edhe për situatën më komplekse-Jeta në rrezik!Kur e dënojmë vetvetën për mos përfitim pa merita korrupcioni zhduket si gripi kur sulmohet me antivirusë.
Për realizimin e vlerave materiale dhe jo materiale, shoqëria duhet të edukohet në përmasa të atëdhedashurisë dhe të provojë secili të mbetët origjinali, të tregojë dashamirësi e jo Xhelozi, mos jep para për të fituar para, por jep shëmbull të mirë për të fituar të mirat materiale. Pra që të arrihet kjo duhet që secili nga punëtoret institucional, shoqëror, edukativ, shkëncorë etj. të kujdeset fort e mirë për INFRASTRUKTURËN PËRSONALE, si një nga portat më të mëdhaja të suksesit!

Çka nënkuptojmë me infrastrukturë përsonale?

Do e shtjelloj shkurt;kjo fillon nga përkujdesja e prindit për edukimin e fëmijës së tyre dhe deri të përfundimi i një shkalle profesiolnale, sa do që të arrihet p. sh, që nga pastruesi i zellshëm deri te shkënctarë i devotshëm. Ndërtoje infrastrukturen përsonale dhe vetëm atëherë mundë të komunikosh lirshëm, rrjedhshëm dhe guximshëm me botën që të rrethon.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen